Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Rrugetimet titanike per liri!

No Comments Argëtim Histori

Ne vitin 1997,me erdhi ftesa per te marrur pjese ne Kongresin e Internacionales Liberale,ne Oxford te Britanise se Madhe. E kisha lutur perfaqesuesin e Liberal Demokratve te ketij vendi mik, z.Richard Moore, qe ta mbeshteste idene time per ta sponsorizuar nje rezolute per Kosoven, e cila do debatohej dhe votohej per miratim nga rreth 1000 delegat liberal demokrat nga e gjithe bota.
Kosova frymonte zorshem ne shtetrrethimin serb dhe e kisha te veshtire udhetimin.
Pjesemarrja ishte e doemosdoshme per te shtyre aprovimin e rezolutes per Kosoven.
Mora avionin nga Prishtina dhe pas nje kontrolli te rrebte nga policia serbe e cila kontrollonte kete aeroport te vogel, por te frekuentuar nga mergimtaret tane, u nisa drejt Zyrihut te Zvicrres. Nga aty fluturova per Londer, i vetmuar, i merzitur dhe pa pasur dijeni per Oxfordin, nga se nuk kisha qene kurre ne kete qytet.
Ne Londer arrita ne oret e pas dites dhe nga Londra mora trenin per Oxford.
Meqenese nuk kisha rezervim te uleses ne tren i cili ishte perplot udhetar, pothuajse tere udhetimin e bera ne kembe ne kendin e koridorit te trenit.
Arrita vone ne Oxford,te nesermen fillonte punimet Kongresi i Internacionales Liberale. Une nuk njihja asnje njeri ne kete qytet te madh dhe te panjohur per mua.
Nuk kisha rezervuar as dhome ne hotel ngase mendoja se ka mjaft hotele dhe dhoma. Ishte nate dhe binte shi i merzitshem.
Neper rruget e Oxfordit ngrehja nje kofer me rroba rezerve dhe u drejtova ne recepsionin e nje hoteli per te pyetur per dhome.
Nje burre i moshuar, kur me verejti se jam i lodhur, i huaj dhe me kofer ne dore,i lagur nga shiu,me tha se me vjen keq,por te gjitha dhomat jane te zena, por ç’eshte edhe me keq, kemi informacione se sonte asnje hotel nuk ka dhome te lire ne Oxford.
Dola ne rruge dhe nuk dija kah te ia mbaje. Shiu binte si per inatin tim dhe ishte gati mesnata. Ecja rrugeve te Oxfordit dhe shikoja shtepite se a ka njerz zgjuar.
I bija ziles si i hutuar dhe pa edukate per ate ore te nates.
Por duhej te pushoja dhe te nesermen te pergaditem per kongres. Vazhdova duke i penguar njerzit çmendurisht dhe aspak njerzisht ne ate ore te nates.
Ne njeren nga shtepite private te cilat i pysja a kane dhome te lire, e hapi deren nje i moshuar britanik.
I kerkova ndjese, i thash jam nga Kosova, kam ardhur ne kongres, nuk njoh askend ne kete qytet dhe ne hotele s’kishte dhoma te lira.Ai hapi deren dhe tha urdhero mbrenda. Me dergoj ne katin e dyte te shtepise dhe ma tregoj dhomen ku une do te fleje, me solli pak buke, djath dhe nje gote qumesht.
Iku ne katin e poshtem dhe mua me mori gjumi menjehere. Te nesermen u zgjova me kohe. Britaniku i moshuar ma sjelli mengjesin me buke, djath, qumesht dhe veze te ziera. U bera gati dhe e falenderova shume.
Ma thirri nje taxi dhe shkova ne sallen ku do mbahej kongresi.
Aty takova miqte e mije britanik, europian dhe liberal nga e tere bota. Nder te tjera e luta z.Richard Moore dhe Lordin Russell Johnston, te me ndihmojne ne perpilimin e nje rezolute per gjendjen ne Kosove, per terrorin serb mbi popullin e Kosoves si dhe per hapat qe duhej te ndermerrte komuniteti nderkombetar per te parandaluar spastrimin e dhunshem etnik, deportimin e popullit shqiptar te Kosoves dhe serbizimin e saj.
E perpiluam bashke ate projekt rezolute dhe e futem ne agjenden e kongresit.
Pas nje debati te nxehte, ngase disa parti te vendeve jasht Europes donin ta zbusnin tekstin e rezolutes, ku kishim kualifikuar sakte gjenocidin serb ne Kosove, kishim bere apel edhe per nderhyrjen e NATO-s ne Kosove, rezoluta u debatua dhe u votua nga shumica e delegatve pjesemarres.
U gezova shume, harrrova rrugetimin tim, ecjen neper shi neper qytetetin e panjohur dhe trokitjet neper dyert e shtepive per te me bere te mundur nje dhome per te pushuar. Pas perfundimit te kongresit u ktheva ne Londer me tren, nga aty ne Zyrih me avion per te vazhduar fluturimin per Prishtine…pa qene shume i sigurte se a do arrestohesha nga policia serbe ne aeroport apo do vija ne shtepi…GjD

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *