Home

Lajme

Skender Lazaj – MUZA GJENDET NE KERPUDHEN E HELMUR

No Comments Argëtim Letersi

Çudi si u ngjiz poezia tek unë
Jo se isha më budallai i shekullit
Por as më i mënçur s’isha unë
Ndonjëher ndodhin mrekullitë.

Në lëndina e livadhe, tej në mituri
Të thyeja urinë mblidhja kërpudha
Kërpudha sa një ombrell e hapur në shi
Poshtë kuben të mbushur me rrudha.

Por një ditë mora kërpudhën e helmur
Sëbashku me të mirat që ishin aty
Pasi e hëngra u ktheva në një të çmendur
Për dy ditë e dy netë pash vdekjen me sy!

S’ka një tjetër të helmët sa kërpudha
mendjen dhe jetën të merr ajo
Njerëzit të fanepsen si t’jenë kukudha
Pastaj, të bëhet alien, të thonë: jeto!

Pasi u zgjova, shkruajta rreshtat e parë
-Kërpudh e helmur më bëre të vuaj
Qofsh e mallkuar, desh më çove në varr
Faleminderit që më hoqe ca mend, të shkruaj-!

Skender Lazaj Trebeshina

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *