Home

Lajme

Dalan Luzaj – VARGJE DIMERORE

No Comments Argëtim Letersi

Po zbret bore e pare Cikagos,si dikur,
kur dora e artistit e ngriu ne pikture.
Diejt e larget te emigranteve mbi ure.
Ujore mjegulla, qiellore e thur dhe e shthur.

Qyteti,male te thepisur qelqor,diellor,yjor.
Te mprehtat gryka,paralele,balle per balle.
Asnjehere arterieve te Cikagos s’bje bore.
Si shpresa, Vlora rend dhe behet mall.

E theu qelqin nje rryme dielli pas bores,
prusheroi bora,prush diellor plot shkendi.
Ra drita mbi akrepat e pabarabarte te ores.
Asnjehere s’i perendova ata qe kam ne gji.

Besoj ne sy,pa horizont veshi, ne liri.
Pjesetohet origjina njerezore,prane dhe larg.
Ne cdo kend te globit ,paqja eshte ne lufte, o njeri !
Brenda saj luftojme dhe vritemi pa gjak.

Dalan Luzaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *