Home

Lajme

Bujar Nishani – Pasardhësit e ish stalinistëve shqiptarë, ja u kanë kaluar edhe paraardhësve të tyre !

No Comments Lajme Opinion

Gjenerata e dytë e ish-stalinistëve shqiptarë që e qeverisin vendin tash e 9-të vjet, ka dëshmuar fort se jo vetëm nuk ka kurrfarë ndryshimi me paraardhësit e tyre por janë akoma më të thelluar në po të njëjtat parime, sjellje, ambicje, (ndonëse procedurialisht ndryshe), në kontekstin e ndërtimit dhe dinamikës së sistemit dhe kulturës shoqërore.
Gjenerata e dytë e ish stalinistëve shqiptarë është shumë më tepër e korruptuar se paraardhësit e tyre !
Këta të sotmit kanë shumë më tepër investim në instalimin e kontrollit monist mbi shtetin dhe shoqërinë.
Pasuesit e pushtetarëve 50 vjeçar të komunizmit, kanë shumë më tepër injorim, tallje e mospërfillje ndaj qytetarëve dhe standardit të jetës së tyre se sa të parët e tyre.
Gjenerata pasuese e ish stalinistëve shqiptarë e ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe interesin e saj kombëtarë shumë më lirë se sa paraardhësit.
Nga pozita e pushtetit dhe me forcën e shtetit shpenzojnë para korrupsioni dhe influenca ilegale masivisht për të kontrolluar e asgjesuar çdo kërcënim ndaj pushtetit të tyre.
Kapja dhe kontrolli i opozitës politike prej 8 vitesh duke e kthyer atë në fasadën e turpit politik, nuk tregon se nëse do kishte reagim force ndaj dhunimit të parimeve prej tyre, ata nuk do të kishin dalë edhe tek dhuna e paraardhësve të tyre.
Por aty do të ishte në provë fortësia e nervit shoqëror, të cilit i tremben më shumë se sa paraardhësit e tyre, trashëgimtarët e sotëm.
Ndaj kapja dhe asgjesimi i opozitës u projektua dhe realizua përmes blerjes dhe korrupsionit e jo dhunës e burgosjes, siç paraardhësit e tyre.
Sot, gjenarata e dytë e ish stalinistëve shqiptarë, ka po aq kontroll e komandë mbi pushtetin, shtetin e shoqërinë sa dhe të parët e tyre në hemisferën e modelit lindor.
Por sot, penetrimini tyre është shumë më i thellë, më domethënës e natyrisht shumë më i sofistikuar.
Eshtë e vërtetë që qëllimet, synimet, ambicjet duken të realizuara sipas parimeve dhe cilësive të paraardhësve të tyre, por Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbetur përsëri të fundit.
Kështu i duan shqiptarët dhe armiqtë e tyre të përjetshëm.
Kështu kënaqen edhe albanofobët e të katër anëve.
Ndaj pasardhësit e ish stalinistëve shqiptarë, ja u kanë kaluar edhe paraardhësve të tyre ! 🇦🇱

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *