Home

Lajme

Kim Mehmeti: Kosova e jeton ‘diktaturën e pandemisë’?!

No Comments Aktualitet Lajme

Për ta kaluar kufirin shqiptaro –shqiptarë që Kosovën e ndanë nga ‘Shqipëritë’ tjera, nuk ju mjaftojnë dy doza të vaksinës, por duhet të keni Certifikatën e vaksinimit me tri doza kundër COVID19!?
Sa johumane e jonjerëzore është që t’i ndash shqiptarët nga vetvetja, posaçërisht ata të Maqedonisë nga familjarët e tyre nga Kosova.
Sa e egër është që i sëmuri andej dhe ky këndej kufirit, të lëngojnë edhe nga malli për ta shtrënguar dorën e ndonjë të dashuri të tyre!?
Siç duket, qeveria e Kosovës me lehtësi e zbaton ‘diktaturë e pandemisë’, duke harruar se nuk të vlen gjë shëndeti nëse e ke humbur ndjesinë për liri dhe nëse të është ‘infektuar’ kujdesi ndaj familjes tënde etnike! (Kim Mehmeti)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *