Home

Lajme

Ylli Manjani – Ajo që mungon është ALTERNATIVA!

No Comments Lajme Opinion

Padyshim.
Përse sillen si mbretër këta që sundojnë? Përse fitojnë gjithmonë zgjedhjet?
Përse dhunojnë njerëzit pa iu hyrë gjëmb në këmbë?
Përse shesin pasurinë publike sikur ta kenë të veten?
Përse e kërkojnë dhe e marrin nën kontroll me lehtësi çdo institucion?
Përse e përse e përse…????
Sepse përballë tyre nuk ka një alternativë politike.
Alternativat përballë tyre janë po ato që kanë qenë. Asgjë nuk ka ndyshuar. Subdimtarët arroganto ua kanë pirë lëngun. I njohin mirë dhe i neutralizojnë sukseshëm.
Alternativën zyrtare e kanë blerë dhe e ruajnëe policë për fasadë politike. Alternativat e tjera i përçajnë e i degdisin në asgjë.
Shoqëria nuk pridhon gjë tjetër. Rregullat janë të mbyllura. Partitë të blinduara. Kush guxon të sfidojë rregullat dhe partitë e hanë të gjallë. Tifozët politikë në radhë të parë, por edhe partitë e rregullat e tyre të mbyllura. Policët e shtetit janë përmbarues të partisë që sundon.
Partia në pushtet i ka të gjitha në dorë.
Ndaj këta sundojnë. Iu është mbushur mendja se i kanë koqet prej hekuri. Ndoshta edhe i kanë!? Duhet ti kenë sepse nuk kanë lidhje me njerëzoren…
Ndërsa ne persihatemi në FB duke u marrë me Erionin, Lulin, Ramën, Metën, Berishën, Monikën. Kush ja futi e kush ja qiti kujt!!!
Pfffff merremi me këto emra që kanë një jetë aty ku janë…
Asgjë e re!
Asnjë Alternativë!
Vetëm tifozllëk.
Ata sundojnë, ne kritikojmë koqet e sundimtarëve…
Ndoshta, kalorsve tanë nuk u duhet qarë halli se si e ku iu varen hallatet.
Duhet menduar ALTERNATIVA.
Përndryshe skemi gjë në terezi..!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *