Home

Lajme

Edlira Llukacaj – Kur t’vdes baba, Je rritë përimend

No Comments Argëtim Letersi

Kur t’vdes baba,
T’shkurtohet fjala
E pa i thàn i len shum gjana
E hapi bahet ma i lèht, ma i dridhshêm
Rrugët ma të gjata e ma të randa

Kur t’vdes baba
T’jan thà rranjt që me tokë t’kan lidh
E trungu ku je mbështet, asht shpërbà
Andaj stuhi t’duket edhe era mà e leht
E prandvera gjithnjì vonon me ardhë

Kur t’vdes baba, rrënohet kreshta e malit
Ai ku fortesën tande kishe mbështet
Nuk ka mà ‘shkambinj që të bajnë hije
Po veç guraleca që kambën ta therr

Kur t’vdes baba
Priton me e ndez zjarrin n’oxhak
Edhe shija t’ka vdekë, sofrën priton me e shtru
Kërkon dikénd si ai, nji grim me e hek mallin
Nji krah të fort, nji grim me e shtrëngu

Nji copë vjesht nuk ik kurr, kur t’vdes baba
E nji gjethe e zverdhun, si ti, në erë
Tan kujtimet përkthehen veç n’fëminin e hershme
E malli i trishtë të bahet ves…

Kur t’vdes baba,
Je rritë përimend

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *