Home

Lajme

Romeo Gurakuqi – Nga drejtesia duhet te largohen vetem ata qe nuk justifikojne pasurine?

No Comments Lajme Opinion

Jo vetem ata qe thoni ju zoti kryetar i Opozites!
Abuzimi me pushtetin ne Drejtesi ka qene dhe vazhdon te jete shume me i gjere se kaq, i nderuar.
Ju keni “harruar” ata qe kane prodhuar padrejtesi ne trajtimin e qytetareve ne baze te ligjit, prokurore dhe gjyqtare, qe kane bere te zezen te bardhe, ata qe kane krijuar lehtesira, kane zvarritur ceshtje, duke kapercyer me qellim afatet dhe kane krijuar artificet perjashtuese;
ata qe kane lehtesuar dhe shfajesuar vrasesit e njerezve, jo vetem me arme, por edhe me fjalen e ndyre, arrogancen pushtetarit dhe ligesine e tyre te paskrupullt per rroposjen e padrejte te njerezve te pambrojtur;
ata qe kane krijuar mburojen e paprekshmerise per “prijesit” e politikes;
keni harruar, gjykatesit dhe prokuroret, qe nuk ndjekin dot njerezit me pushtet, oligarket dhe pasunaret prestanome, qe i krijuan ne keto 30 vite qeveritaret.
Ju nuk flisni per zinxhirin e (pa) drejtesise, qe ne kompleks nuk u nxihet ftyra, kur permbysin te vertetat ne unison dhe koordinim perfekt: avoketer, prokurore dhe gjyqtare, pjesemarres ne teatrin dhe orkestrimin e proceseve farse;
ju nuk permendni me te paskrupujt,kamikazet e drejtesise, injorantet e togave te zeza, qe nuk lidhin dot dy rreshta ne arsyetimet e tyre ligjore, atyre qe mendja, zemra dhe shpirti nuk u punon tjeter vend vec permbylljes se urdher-sherbimit, e megjithate flasin ne emer te drejtesise, jane te paprekshem nga vleresuesit e ILD, kercenojne ne sallat e gjyqeve qytetaret, qe i drejtohen institucioneve per zgjidhjen e problemeve te tyre, etj..
Ju keni harruar piramiden me frymezim politik, qe e krijoi kete strukture monster, te cilen, as Reforma ne Drejtesi nuk e cmontoi dot per 6 vite me radhe, sikurse kane qene pritshmerite.
Dhe ju vazhdoni te heshtni, kur posti ju kerkon prej kohesh te flisni ne emer te njerezve te thjeshte.
Do te mjaftonin vetem dy fjale per ta orientuar kete shqyrtim: hapni proves-verbalet e KLD qe jane on-line, lexojini me vemendje dhe do te kuptonit si eshte votuar brenda radheve, si ka funksionuar skema e ndertimit te kastes se (pa) drejtesise dhe paprekshmerise, ajo kaste qe ishte/eshte e gatshme te dhunoje kedo, vec krijuesve te saj, sherbetoreve te tyre dhe te forteve me arme dhe pushtet ne dore, ndaj te cileve perulen me bindje dhe servilizem te neveritshem.
Ne 6 vite nga aprovimi i reformes kushtetuese jane bere shume perparime, ashtu sikurse edhe shume padrejtesina ne shoshitjen e kuadrit profesionist te sistemit, zvarritje te pajustifikueshme procedurale.
Por 6 vite jane shume ne jeten e qytetareve, aq me teper kur nuk jemi as ne mes te nje procesi purifikues dhe shnderrues te padrejtesise ne drejtesi dhe paprekshmerise ne barazi para ligjit te te gjithe qytetareve.
Dhe ju zoti Kryetar, jeni aty, jo per te heshtur, per ta cunguar fokusin korigjues, per te lejuar stanjacionin dhe amulline ne sistem, por per te prodhuar korigjimin, permiresimin, mbase edhe ndryshimin e njimendte, qe nuk e kane bere dhe nuk e bejne dot skicuesit e drejtesise se pushtetit te sotem, qe nuk u shkeputen dot realisht ne kete fushe nga pararendja dhe vazhdimesia mes pushtet-krijuesve.
Eshte koha e korigjimeve themeltare, por jo e zhdukjes jakobiniste e profesionisteve nga drejtesia; eshte koha e korigjimeve ne ligj, qe i hap rrugen sjelljes te shkolluarve ne perendim nder radhet e Drejtesise se Re, sikurse beri Shqiperia e viteve 1920-1940, e rivleresimit te kuadrit me mendje te hapur dhe dore ne zemer, qe u dhunua nga fushata politike e skiftereve te botes se vjeter.
Dikush duhet te marre nismen, dhe para se gjithash ne keto nisma pergjegjesia i takon Opozites.
Ju mbase jeni ne te drejten tuaj te mos terhiqeni asnje hap prapa, por ky vendim juaji duhet te shoqerohet me marrje pergjegjesish dhe zgjidhje krizash ne te mire te qytetareve.
Pergjegjesia politike kerkon perhere te prodhosh, jo fjale te teperta dhe te merzitshme, por projekte legjislative, studime politikash per t’u ndjekur, ndermjetesim dhe koordinim me nderkombetaret, per te kryer reformimin e sistemit kushtetues te Shqiperise dhe perafruar pritshmerite e qytetareve.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *