Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – DUKE BISEDUA ME DIABETIN

No Comments Argëtim Letersi

U lodha keqas e jeta më është trazuar
Me gjithë fuqinë e shpirtit duke luftuar
Ndër spitale me ilaçe e mjekime
Vajta disa herë në rrezik me operime.
.
Eh, me drojë “bisedova” me Diabetin
Që sado pak dhimbjen më e lehtësuar
Se ka 20 vjet që më rëndoi shëndetin
Mbase do më lejë rehat pa më tunduar.
.
Por a e dini se çfarë më tha Diabeti:
-Për ty më ardhka keq së tepërmi,
Pra po mundohem që të ndihmoj
Sa më parë në botën tjetër të dërgoj.
.
Andej s’ke nevojë për spitale e as ilaçe
Në atë botë, s’ka koha matje, as caqe
Të kthehet kenia shumë shpejt mbarë,
Çdo pranverë mbi ty dalin lule e bar.
.
Hë pra, gëzoju që po të jap alternativën.
Madje për ty është më e mira zgjidhje.
Mendohu mirë e kthjelltë, pa ekuivok
Do të jetosh mbi dhe, a në tjetrën botë?
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimime poezi “Meditime shqiptare ne Amerik”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *