Home

Lajme

Pierre-Pandeli Simsia – DUKE VËSHTRUAR KËTË FOTO SA SHUMË E BUKUR, PO AQ SHUMË E DHIMBSHME…!!!

No Comments Argëtim Letersi

Nga unë Pierre-Pandeli Simsia
Sa shumë dashuri, sa shumë dhimbje ka në këtë foto!
Jeta e bukur bashkëshortore ka edhe të papritura, dhimbjet e mëdha që vetë jeta ti sjell…
Sa shumë dhimbje të sjell jeta në çastet e fundit të jetës, pasi, me njeriun e dashur të zemrës, njeriu, me të cilin ke lidhur jetën bashkëshortore, ke krijuar familjen e mrekullueshme, ke lindur, ke ritur, ke edukuar fëmijë të mbarë, vjen një ditë dhe e sheh i përgjëruar me dhimbjen e madhe në shpirt ndërsa tretet në shtratin e dhomës së saj me sëmundjen e pashërueshme që e ka mbërthyer.
E sheh atë fytyrë të bukur që duket po aq e bukur, po aq engjëllore sa ç’i është dukur vite të shkuara ditën e parë të njohjes së tyre, ashtu siç i është dukur e njëjtë engjëllore ajo fytyrë gjatë gjithë jetës së tyre bashkëshortore.
E vështron dhimbshëm, e prek atë trup, atë dorë të vyshkur, të ngrohtë, dorë bashkëshortore, e ledhaton me dashuri ashtu siç e ke ledhatuar për vite e vite me radhë gjatë gjithë jetës dhe, një jetë të tërë ka ndjerë dashurinë e pakufishme; ndërsa vështrimi i dhimbshëm si në këtë foto, prekja e duarve të njeriut më të dashur të jetës tënde në ditët e fundit të jetës, i jep ndjesinë dhimbjen e madhe, pamundësinë, pafuqishmërinë për t’ia larguar sëmundjen e keqe që e ka mbërthyer të një rruge pakthim…
Kjo foto e dhimbshme ç’më kujtoi atin tim të ndjerë shumë vite të shkuara, mbi dyzetë vjetë, i cili, pa mbushur ende 60-të vitet e jetës së tij, shihte bashkëshorten e tij të dashur, mamanë tonë, të pazëvendësueshmen mama që sapo i kishte mbushur 50-të vitet e jetës, në javët e fundit të jetës së saj teksa rrinte e shtrirë në shtrat në këndin e dhomës së madhe me oxhak të shtëpisë sonë qindravjeçare…
Të gjithë ne jemi të pafuqishëm të ndihmojmë njerëzit tanē të dashur ndërsa sëmundja i ka mbërthyer për të ikur në një udhë pa kthim në udhën e vdekjes…
Të gjithë ne në raste të tilla jemi të pafuqishëm të mposhtim dhimbjen për njerëzit tanë të dashur…
Le ta duam njëri tjetrin me dashuri të pastër, të sinqertë, dashuri pa interes.
Le ta duam, ta respektojmë, ta mirëpresim njëri tjetrin sa jetojmë në këtë jetë të shkurtër, vitet e të cilës ikin shumë shpejt, pa u kuptuar…
Le ta duam, ta respektojmë njëri tjetrin për të mos u kujtuar pas vdekjes të njërit apo tjetrit pengjet, respektin, dashurinë e padhuruar, dashurinë e munguar…
Le ta duam njëri-tjetrin…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *