Home

Lajme

Albin Kurti nuk është Esad Pashai, ai po e mbronë vendin nga shkapërderdhja, çka keni ju që po e kundërshtoni?

No Comments Argëtim Histori

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Pse nuk organizohen manifestime, kundër :
– Ndërrimit të kufijve të Kosovës ?
-Kundër “zajednicës” së Komunave serbe në Kosovë?
-Kundër ekstrateriotorialiteti ortodoks serb?
Kosova e shkretë!
(Nëno moj , po na kërcënohen. Nënë moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamëgati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve dhe dhunimeve , Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd , donin që ti mos të flasësh më gjuhën e të parëve , atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë.Kosova e jonë halle madhe ! nga FahriXharra :Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025
Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të lëpihem pas “ të mëdhenjve “ , por nuk i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia , për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.
Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇk-s, invalid lufte shkruan:
“MARRËVESHA PËR ASOCIACIONIN
Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
Tani çkeni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borreli ? Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga shkapërderdhja e saj ? Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin “ ( nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës ! E dini çfarë pasoja ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai . “Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017) Ju e doni këtë lloj besnikërie ? Gazetat tona alarmohen :“Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni “ Po punë e madhe , le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i mbronë interesat e Serbisë ? “Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, JosepBorell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.” E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim:” Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo. “ Kajtazi është haptas për Asociacionin :”Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, JosepBorrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.” Por nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e aprovon sepse Borreli paska thënë:s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.” Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin dhe të bëjë diçka të madhe. Ta e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo parave nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të drejt juridike Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “ “Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan tiu kthejnë shpinën .
E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisënjerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duemngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
Nëno moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”

Burimi/Drini.us

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *