Home

Lajme

Vebi Kurtaj – ÇUDIRAT E PRESIDENTIT

No Comments Argëtim Letersi

Si fillim, i “urtë” i “butë”,
Me “qetësi” e “dashuri”,
“Betimi” në kushtëtutë,
Shartuar me djallëzi…

Eh, kush paska qenë “Baftjari”?!
Presidenti i vendit tim,
Me një teke raki Skrapari,
Çuditërisht na bëhet “trim”…

I perfshirë në çdo fushatë,
Sjellja e tij ka çudit boten,
Cfurk, kosore e sopatë,
Me çdo kusht ta rrembejë voten.

Porsi bisha egersohet,
Merakun e ka në Vlorë,
Nëse vota do cënohet,
U këpus gishterinjt’ në dorë…

Të “ndershmit” e LSI-së,
Si nga qielli të “pikuar”,
“Militantët” e partisë,
U kapen me “presh” në duar…

Presidenti, per çudi,
Gjithandej luftën e ndezi,
Eh, për hajdutët e tij,
Sopatën s’e heqë nga brezi!

Puna bëhet “muçibret”,
Por, prapë nuk i ndahet garës,
Me një tjeter “marifet”,
Vazhdon çudia e radhes:

Presidentit të Republikës,
“Bamirësia” i asht ba ves,
“Zemergjerësia” e Likes,
Dekoratat i jep me “thes”…

Që nga jugu në veri ,
Nga paniku s’po zen vend,
Derë më derë, në çdo shtëpi ,
Dekoratat s’i kursen…

Me kusht, në votë t’i këmbehet ,
-Eh, thotë, -nuk asht e pamundur,
Me shpresen që t’i rikthehet,
Besimi që i ka humbur…

Edhe pse s’ia ka idenë,
Vulë e firme per çdo kerkesë,
Ja vlen, apo nuk ia vlen,
Te gjithë i fut në një “thes”…

I vendos të gjithë në “rresht”,
Pa fund, u jep dekorata,
Dhe ushtarin më të thjeshë,
E bën “Gjeneral me grada”…

Tani e ka radhen fshati ,
Deri atje lart në stan,
Pa i mbaruar mandate,
Dekoratë per çdo çoban…

Të lumtë, o i pari i vendit,
Lëvdatat i ke “hallall”,
Çudirat e presidentit,
Do mbesin si në përrallë…

VEBI KURTAJ

Burimi/Facebook i Autorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *