Home

Lajme

Albin Kurti nuk është Esad Pashai, ai po e mbronë vendin nga shkapërderdhja, çka keni ju që po e kundërshtoni?

No Comments Argëtim Histori

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Pse nuk organizohen manifestime, kundër :
– Ndërrimit të kufijve të Kosovës ?
-Kundër “zajednicës” së Komunave serbe në Kosovë?
-Kundër ekstrateriotorialiteti ortodoks serb?
Kosova e shkretë!
(Nëno moj , po na kërcënohen. Nënë moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamëgati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve dhe dhunimeve , Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd , donin që ti mos të flasësh më gjuhën e të parëve , atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë.Kosova e jonë halle madhe ! nga FahriXharra :Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025
Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të lëpihem pas “ të mëdhenjve “ , por nuk i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia , për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.
Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇk-s, invalid lufte shkruan:
“MARRËVESHA PËR ASOCIACIONIN
Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
Tani çkeni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borreli ? Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga shkapërderdhja e saj ? Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin “ ( nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës ! E dini çfarë pasoja ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai . “Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017) Ju e doni këtë lloj besnikërie ? Gazetat tona alarmohen :“Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni “ Po punë e madhe , le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i mbronë interesat e Serbisë ? “Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, JosepBorell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.” E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim:” Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo. “ Kajtazi është haptas për Asociacionin :”Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, JosepBorrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.” Por nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e aprovon sepse Borreli paska thënë:s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.” Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin dhe të bëjë diçka të madhe. Ta e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo parave nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të drejt juridike Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “ “Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan tiu kthejnë shpinën .
E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisënjerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duemngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
Nëno moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”

Burimi/Drini.us

Vebi Kurtaj – ÇUDIRAT E PRESIDENTIT

No Comments Argëtim Letersi

Si fillim, i “urtë” i “butë”,
Me “qetësi” e “dashuri”,
“Betimi” në kushtëtutë,
Shartuar me djallëzi…

Eh, kush paska qenë “Baftjari”?!
Presidenti i vendit tim,
Me një teke raki Skrapari,
Çuditërisht na bëhet “trim”…

I perfshirë në çdo fushatë,
Sjellja e tij ka çudit boten,
Cfurk, kosore e sopatë,
Me çdo kusht ta rrembejë voten.

Porsi bisha egersohet,
Merakun e ka në Vlorë,
Nëse vota do cënohet,
U këpus gishterinjt’ në dorë…

Të “ndershmit” e LSI-së,
Si nga qielli të “pikuar”,
“Militantët” e partisë,
U kapen me “presh” në duar…

Presidenti, per çudi,
Gjithandej luftën e ndezi,
Eh, për hajdutët e tij,
Sopatën s’e heqë nga brezi!

Puna bëhet “muçibret”,
Por, prapë nuk i ndahet garës,
Me një tjeter “marifet”,
Vazhdon çudia e radhes:

Presidentit të Republikës,
“Bamirësia” i asht ba ves,
“Zemergjerësia” e Likes,
Dekoratat i jep me “thes”…

Që nga jugu në veri ,
Nga paniku s’po zen vend,
Derë më derë, në çdo shtëpi ,
Dekoratat s’i kursen…

Me kusht, në votë t’i këmbehet ,
-Eh, thotë, -nuk asht e pamundur,
Me shpresen që t’i rikthehet,
Besimi që i ka humbur…

Edhe pse s’ia ka idenë,
Vulë e firme per çdo kerkesë,
Ja vlen, apo nuk ia vlen,
Te gjithë i fut në një “thes”…

I vendos të gjithë në “rresht”,
Pa fund, u jep dekorata,
Dhe ushtarin më të thjeshë,
E bën “Gjeneral me grada”…

Tani e ka radhen fshati ,
Deri atje lart në stan,
Pa i mbaruar mandate,
Dekoratë per çdo çoban…

Të lumtë, o i pari i vendit,
Lëvdatat i ke “hallall”,
Çudirat e presidentit,
Do mbesin si në përrallë…

VEBI KURTAJ

Burimi/Facebook i Autorit

Bislim Ahmetaj – TË DUA.

No Comments Argëtim Letersi

Të dua
Se pa ty
Sytë e mi
S’do të mund të shihnin
Lindjen e diellit mengjeseve.
Të dua
Se pa ty
përendimi i diellit
Do të ishte lamtumirë në ‘err
Si një qindarkë e hedhur në duart e lypsit të uritur.
Të dua
Se zjarri yt mi
Zgjonë sythet e fjetura
dhe çelë lulet në pranverë.
Të dua
Se ti ma ndezë shpirtin
Dhe mi pjek frytat në verën që kallë.
Të dua
Se ti ma mbush jetën me ngjyra dhe begati.
Dhe gjethet nuk do të binin sikur të mos ishe ti.
Të dua
Se ti më ngrin ,
më shkrinë,
Më zbardhë,
më nxinë
E mbush me dritë,
tufanë dhe suferinë
Atë ,
Jetën time,
Që e dua
me mëngjes,
me mbrëmje,
me katër stinë.

Burimi/Facebook i Autorit

Bujar Nishani – Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !

No Comments Lajme Opinion

Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :
Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI !
Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI !
Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.
Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.
I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.
Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh !

Burimi/Facebook

Poezia bashkëkohore shqiptare

No Comments Argëtim Letersi

( dhe një antologji)

Lexuesve, dashamirësve dhe adhuruesve të artit poetik, krijuesve, studiuesve dhe kritikëve u është vënë në dispozicion këto ditë antologjia e re “Poezia bashkëkohore shqiptare”, ku janë përzgjedhur prej hartuesve autorë të njohur si F. Reshpja, A. Vinca, P. Ruka, V. Zhiti, si dhe autorë të tjerë që spikatin me krijimtarinë e tyre në të mirë të rritjes së vlerave të poezisë shqipe dhe të frymës së saj bashkëkohore. E lavdërueshme iniciativa dhe qëllimi i hartuesve të antologjisë, sikurse që është intriguese hyrja, përgatitur nga redaktori i librit (P. Kote), me sugjerimet e tij, sidomos për këndvështrimin modernist dhe postmodernist të kësaj prurjeje poetike. Vështrimi im, gjatë leximit të këtij libri ishte thjesht realist dhe jam i bindur që kjo qasje nuk ishte aspak e gabuar, siç pretendon redaktori të jetë çdo qasje tjetër veç atyre të sipërpërmendura prej tij. Dhe kjo jo për hir të diversitetit në kulturën letrare, gjë që do ta vështirësonte shumë qasjen e rekomanduar, por për hir të objektivitetit të realitetit, i cili me diversitetin e vet e lehtëson qasjen me autorët e krijimet e tyre të përzgjedhura në këtë antologji. Kjo është arsyeja që më nxiti të shpreh modestisht ndonjë mendim rreth disa krijimeve të autorëve të përfshirë në këtë antologji, në korrelacion me sugjerimin e redaktorit, duke iu referuar dhe autorëve të tjerë, përfshirja e të cilëve, pa dyshim, do t’i jepte fizionomi më të plotë bashkëkohësisë së poezisë shqipe në këtë përmbledhje, si edhe me mendimin teoriko – letrar që sqaron, shpjegon dhe ngre ura komunikimi mes krijuesve dhe lexuesve.

Një libër antologjie është vepër përfaqësuese dhe u përmbahet kritereve që e vendosin atë në këtë pozicion, aq e mirëstudiuar kjo, saqë mbetet referencë për krijimet dhe vlerat e autorëve të tyre, duke kapërcyer kështu fiksionet individuale, në trajtën e analizave dhe opinioneve, drejt një afirmimi institucional të artit të krijuesve, që i japin frymë kësaj antologjie.

Duke marrë në konsideratë porosinë e redaktorit për ta lexuar këtë prurje poetike nga dy kënde, nga ai modernist dhe postmodernist, të krijohet përshtypja se nuk janë autorët që na drejtojnë në atë hulli, por duhet të jemi ne lexuesit që t’i përqasim vargjet në këndet e rekomanduara. A ka kritere për t’i dhënë profilin poezisë, apo poezia ka sinjalistikën e saj për të na drejtuar, për të mos gabuar në qasjen tonë? Për të qenë korrekt me çka na sugjerohet, e ndiejmë të nevojshme një përqasje të mendimit poetik, në poezitë e zgjedhura (dhe të pazgjedhura), me shtratin teorik-estetik të këtyre rrymave filozofike – letrare, të cilat duhet të njihen mirë nga lexuesi, paçka se postmodernizmi nuk u konsolidua si një rrymë artistike me tiparet e veta që e dallojnë atë në kuadrin e lëvizjeve me profil të konturuar të asaj çka përfaqësojnë historikisht, duke demonstruar qartë paqartësinë e vet qysh në pagëzimin me emrin postmodernizëm , si të jetë parashtesa post ajo që mbart tiparet karakteristike të këtij lloji artistik. Studiuesja e mirënjohur, F. Dado, në punimin e saj shkencor “Postmodernizmi”, na ka dhënë një tablo të plotë të këtij drejtimi artistik, teorikisht mbështetur në mendimin bashkëkohor gjithëpërfshirës, ilustruar me vepra të autorëve tanë. Njohuritë e këtij studimi mendojmë se do të na ndihmojnë për t’iu qasur prurjeve të antologjisë në këndvështrimet e sugjeruara për lexuesit që, veç të tjerash, janë edhe: Amund të paraqesë letërsia realitetin, kur dihet se vetë realiteti shfaqet në të përmes krijimeve të imagjinatës?

  • Postmodernizmi është largimi nga pasqyrimi objektiv.
  • Postmodernizmi përqëndrohet te gjetjet, lojërat me teknikat e fiksionit, në vend që t’i përdorë ato për të ndërtuar një histori logjike.
  • Tipar themelor i postmodernizmit është fraza e përçudnuar që e bën të vështirë interpretimin përfundimtar.
  • Letërsia postmoderniste është kundër logjikës, arsyes, sepse ato fare pak e kanë ndihmuar njeriun.
  • Postmodernizmi nuk i referohet objektit real, por përjetimit të reales.

Çështjet e qëmtuara më sipër, si tipare të postmodernizmit, e largojnë letërsinë dhe artet nga funksioni dhe misioni i lindjes dhe zhvillimit të tyre. Ato kanë lindur së bashku me njeriun, prej njeriut dhe për njeriun. T’i shkëputësh ato nga njeriu e t’i bësh të pakuptueshme për të, do të thotë që artin ta gjymtosh, njëkohësisht , ta çoroditësh njeriun, nëse mund të quhet “njeri”, kur atë e zhvesh nga logjika, arsyeja, ndërgjegjja, nga veprimtaria, nga kënaqësia e punës dhe e krijimtarisë, nga dashuria për të bukurën dhe dëshira për ta krijuar atë, sepse njeriu i krijoi artet, i zhvilloi ato dhe u zhvillua prej tyre. Dhe vetiu lind pyetja: A janë poezitë e përzgjedhura në këtë antologji mishëruese të tipareve të sipërpërmendura? Nuk janë të tilla, duke filluar që nga krijimet e vetë redaktorit, në të cilat i këndohet jetës, kohës, nënës, babait, dashurisë, atdheut, lirisë. Dhe, pse është kështu, kërkohet që “boshllëqet” t’i mbushin lexuesit, si të ishin ata që do të përcaktonin bashkëkohësinë e krijimtarisë së poetëve të përfshirë në antologji, kuptuar kjo me llojin modernist dhe postmodernist të saj, si lloji më i preferuar dhe më evidentues i autorëve dhe krijimtarisë së tyre. Letërsi bashkëkohore është ajo që shkruhet në ditët e sotme, pavarësisht se për cilën kohë bën fjalë, që trajton dukuritë dhe problemet aktuale, apo ajo “që ka të bëjë me raportin që krijohet midis lojërave gjuhësore absurde dhe teknikave të papritura” (“Postmodernizmi. F. Dado.)? Nuk është vështirë të konstatohet prirja ndaj kësaj të fundit, duke e shikuar dhe vlerësuar si arritje e çlirimit nga ndrydhja dhe kornizat e letërsisë paraardhëse, dukuri që do të ishte e mjaftueshme për t’u larguar prej saj, paçka se në vetvete ajo është e pacaktuar, e pakonsoliduar dhe e çorientuar. Kjo është edhe arsyeja që për krijuesit më në zë të letërsisë bashkëkohore të para viteve ’90-të, në pamundësi për mohimin e vlerave të tyre, nga studiues, kritikë etj. bëhen përpjekje “sizifiane” për t’i rreshtuar në radhët e kundërshtarëve të letërsisë që ata vetë krijuan dhe tepër të suksesshme.

Antologjia është kullesa e mendimit poetik për autorët dhe krijimet e tyre, pa krijuar diskordanca që e trondisin këtë mendim, që e zhvoshkin dhe e rrjepin, që lëndojnë trungun e shëndoshë të letërsisë dhe artit tonë. Postmodernizmi është vazhdim i modernizmit, por jo në ngritje, në zbritje, në zbehje, ndaj dhe si lloj i veçantë ai mbetet i pakonsoliduar, pa karakteristikat që t’i krijojnë mëvetësi letrare e, aq më pak, privilegjin e bashkëkohësisë avangardiste.

Vepra realiste e përfshin modernen në të gjitha llojet e ekzistencës së saj, ndërsa dukuritë e veçanta të realitetit e shpalosin bukurinë, ashpërsinë, hijeshinë, rëndësinë, funksionin, vlerën, origjinalitetin, mrekullinë dhe harmoninë e tyre brenda realitetit jetësor, duke krijuar imazhe të pafundme dhe të papërsëritshme të kësaj bote që jetojmë e për të cilën mendojmë, pa e kufizuar atë në mendime dhe veprime, të realizuara ato në kohë dhe hapësirë.

Moda në poezi nuk qëndron në çjerrjen dhe grisjen e vargut, për t’iu kundërvënë poezisë pararendëse, ashtu sikurse moda e pantallonave të grisura e të çara, ku gradualisht çarja po kalon sipër gjunjve, për të ngacmuar vëmendjen dhe kureshtjen, por që me vargun po tentohet grisja drejt thelbit , për të mos e kuptuar dhe për të larguar vëmendjen prej tij. Modernia nuk konsiston në copëzat e jetës së pakuptimtë, por në copëzat pa kuptim të jetës. Aty mbarten konfliktet, deformimet, tjetërsimet, metamorfozat, trillimet, zhgënjimet dhe shpërthimet.

Me shumë sinqeritet do t’i kërkoja redaktorit të Antologjisë poetike bashkëkohore se ku ta gjej modernizmin dhe postmodernizmin në poezitë e P. Rukës, të përzgjedhura për këtë antologji, të cilat i japin asaj shkëlqim, që të kujtojnë se ekziston, se je në jetë, se ke njerëz të dashur që kërkon t’i kesh pranë, që t’i mbash gjallë edhe kur ata i janë larguar kësaj bote. Çfarë fije fërfëritëse, me të cilat ka mundur të qëndisë dashurinë tronditëse dhe mallin përvëlues që ngroh ndjenjën e kujtdo që udhëton nëpër vargjet e poetit, si në një rrugë të shtruar me mrekullitë që derdh në faqet e librit dalldia poetike e një frymëzimi të magjishëm. Çfarë madhështi thjeshtësieje përcjellin vargjet për mikun e tij që ndërpreu ëndrrat e veta, për amanetin që “Po ta lë te varri, / do ta hanë milingonat/ Do thonë/ Viktori s’është më..”! Çfarë mesazhi! Sa i qartë, sa i ndjeshëm, sa bukur i thurur! Ç’është kjo dorë që shpërndan të tilla mrekulli, xhind apo njeri?!

Studiuesja F. Dado, në librin e vet “Postmodernizmi”, e palos dhe e shpalos postmodernizmin, e kthen së mbari, së prapthi, e përqas, e ledhaton, e lajkaton, herë stepet e ligështohet, aq sa duket se nuk gjen dot pritshmëritë për t’u ndier çlirët në përmasat e veshjes moderniste, ndaj dhe thekson se poetika postmoderniste humbet lidhjet me lexuesit dhe se prishja e kësaj marrëdhënieje mbetet prova kryesore që ka me të. Poeti P. Ruka duket se nuk është i qetë, po të mos i mëshojë pikërisht kësaj lidhjeje, ndaj vargjet e tij mbajnë aromë nëne , mençuri atërore, çiltërsi miqësie, nderim atdhetarie e patriotizmi, dashurie e përkushtimi njerëzor. Pse duhet t’i përqasemi në këndvështrime të tjera, kur këndi i

shikimit të vargjeve është i kthjellët, i pastër, i kuptueshëm?! Edhe pse i dhimbshëm, revoltues, artistikisht është tepër shprehës e veprues: “ Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh / Nxitojmë ngaqë thjesht është në modë nxitimi / Në kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota / Ik dhe thur kanistra pikëllimi!” ( “Baba, ne ikëm”). Studiuesi B. Gaçe gjen vlera në poezinë e P. Rukës, njëra prej tyre është ajo që ai nuk përfill pikërisht sfidën e postmodernizmit, humbjen e lidhjeve me lexuesin, kur thekson se poeti “depërton me lehtësi dhe me një frymë komunikuese te lexuesi”.

Me ndryshimet politike që ndodhën në vendin tonë me rënien e regjimit komunist, konstatohet një rendje pa kriter ndaj “lirisë” së krijimit, si të ishte ajo foleja ku ishin strukur talenti, idetë dhe pikëpamjet, mungesa e së cilës do të duhej të sillte rrëgjimin e letërsisë sonë dhe autorëve të shquar të saj për një periudhë kohore të konsiderueshme. Por, nëse figura të spikatura të një letërsie të zhvilluar në një regjim shtypës e që i shërbyen atij me veprat e tyre, trajtohen edhe sot si të tillë, do të thotë që krijimtaria e tyre i shërben edhe këtij realiteti të ndryshuar, gjë që nuk mund të ndodhë pa deformime në interpretime, duke ua përshtatur realiteteve dhe shijeve të reja, qofshin ato të drejtimit politik, apo estetik-artistik, nën emërtimin modernizëm apo postmodernizëm. Ka shumë hipokrizi kjo kohë dhe, nëse në vitet e para të ndryshimeve nuk mund t’i shpëtoje dot kaosit, aktualisht, pas tridhjetë viteve, rrjedhat duhej të ishin kthyer në shtratin e vet e jo t’ua ndryshojmë atë sipas qejfeve, tekave, trilleve, modave, siç dëshiron njëri apo tjetri studiues, krijues, kritik, duke sajuar një tollovi ku I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi etj. nuk do të njihnin dot veten, duke lexuar se ç’thuhet për ta. Si mund të thuhet se “F. Arapi ia arriti të shkruajë poezinë në strukturat e atij moderniteti që në Shqipëri shihej shtrembër” ( S. Bejko. Gazeta “Dita”dt. 14.10.2021). Cili ishte ai modernitet që shihej shtrembër? Moderniteti nënkupton vlerat, marrëdhëniet konkrete që, në një kohë të caktuar, pranohen si moderne” (F. Dado “Postmodernizmi”). Moderniteti shënon një periudhë të gjatë që prej Renesansës e deri në mesin e shek. XX. Shtrembër në Shqipëri shikohej modernizmi, që nis nga fund i shek. XIX dhe deri në vitet ’50 – ’60 të shek. XX. Nuk kuptoj se si mund t’i mvishet si vlerë F. Arapit, ajo çka përmban në vetvete prirje të theksuara shpërfillëse ndaj shijes popullore, ndërkohë që, nga ana tjetër, theksohet se F. Arapi mbetet deri në fund poet i kohës së tij, i përditshmërive tragjike nëpër të cilat ai jetoi, poet i njeriut dhe fateve të vendit të tij” (Gazeta “Dita”.14.10.2021). A mundet një poet, në këndin e tij modernist (moderniteti që në Shqipëri shihej shtrembër) apo postmodernist të fokusojë motivet “mbi fatet personale, mbi fatin e një epoke, mbi fatin kolektiv të vendit të tij”, kur dihet që postmodernizmi si filozofi dhe art “e flak totalitetin në të mirë të parcialitetit, si dhe tërësinë në të mirë të pjesëve” (E. Myrtezai “Fjalori filozofik”)? Pse pesha, rëndësia, vëmendja, tendenca, modeli, përfytyrimi, konceptimi i letërsisë postmoderniste shumë shpejt u zbehën dhe nuk tërhoqën më atë interes që është karakteristikë për ndjekjen e së resë , në freskinë e mendimit dhe veprimit të saj në realitet, pra në botën para dhe pas reales, në atë individuale dhe shoqërore, që sigurisht i takon një realiteti, paçka se jo objektiv?! Sepse forma e zgjedhur për qasjen ndaj një realiteti të tillë është copëzimi i së tërës, duke i dhënë pjesës atributet e së tërës, duke shprishur harmoninë “për të harmonizuar” parregullsinë, që do të ishte njësoj sikur këmbët të ecnin pa trupin, sikur koka të mendonte pa trurin, duke kënduar këngën “e lirisë”. Thjesht një vizion, makabritet! Dhe kjo është arsyeja që kujton se je duke fluturuar, ndërkohë që gjendesh përtokë, duke pretenduar të rrëqethësh e t’i entuziazmosh të tjerët me një këngë që e këndon pa zë, aq më keq, me zë të çjerrë, që mund të dalë prej çdo organi tjetër, veç jo prej gjoksit e mendjes.

Umberto Eko, në librin e tij “Për letërsinë” thekson se : “Arti nuk shtron më para vetes qëllimin që të japë një pamje të bukurisë natyrore dhe as nuk ka ndërmend të ngjallë kënaqësinë e paqtë të soditjes së trajtave të harmonishme. Përkundrazi, dëshiron t’i mësojë njerëzit të zbërthejnë botën, duke e parë me tjetër sy, të kënaqen me rikthimin te modelet arkaike ose ekzotike, te bota e ëndrrave a e fantazive të të sëmurëve mendorë, te vegimet që shkakton droga, te rivlerësimi i lëndës, te riparaqitja e çakërdisur e sendeve të përdorimit në situata të pabesueshme, te shtysat e pavetëdijes”. Dhe e gjithë kjo përligjet me spekulimin e madh të një letërsie gjoja në koherencë me zbulimet shkencore që kanë shënuar revolucione madhore në njohjen e botës, siç janë teoritë e Ajnshtajnit dhe Frojdit, duke abuzuar me sistemin e referimit. Teoria e relativitetit nuk hedh poshtë artin që pasqyron ngjarje me referencë realitetin jetësor, sepse planeti ynë, edhe pse nuk është qendra rreth së cilës rrotullohen trupat qiellorë, është mjedisi “ku zhvillohet e kalon normalisht jeta e njerëzve” (A. Uçi), ndërkohë që Ajnshtajni e sheh dhe e studion planetin tonë në referencë me universin, relativiteti i të cilit nuk shprish objektivitetin e realitetit tokësor. Ajnshtajni dhe Frojdi formuluan ide para zbulimit të ligjeve të zbatueshmërisë së tyre praktike në shkencat përkatëse. Eshtë shkalla e vërtetësisë, e aprovimit që bën realiteti, duke i konkretizuar këto ide nëpërmjet zbulimit të ligjeve e pronësuar ato për t’i zbatuar në

praktikën jetësore, ajo që bën të pavdekshme veprën e tyre. Ajnshtajni kërkonte vërtetimin në praktikë të teorisë së tij, sikurse dhe ndodhi, ndërsa formulimet e Frojdit “ishte vështirë t’i nënshtroheshin provave empirike”. “Psikoanaliza ka copëza vërtetësie, por teoria në përgjithësi nuk qëndron” (Piter Medauor). Copëzat e tjera që nuk i përkasin vërtetësisë, apo që nuk janë provuar si të tilla, nuk mund të jenë objekt i pasqyrimit të realitetit, pra i artit, dhe, nëse po, atëhere ai nuk pasqyron gjë tjetër, veçse një deformim të realitetit, shoqëruar kjo me deformime të tjera të shumëllojshme: të gjuhës, figuracionit, subjektit, personazheve, mesazheve, deri në eleminimin e plotë të tyre. Art që buron nga shpirti dhe nuk ngroh shpirtrat, nuk mund të ketë. Art që buron nga mosekzistenca dhe t’i shërbejë ekzistencës, nuk mund të ketë. Art që buron nga mosnjohja dhe t’i shërbejë njohjes, nuk mund të ketë. Art që buron nga domethënia dhe të mos ketë domethënie, nuk mund të ketë. Art që buron nga parregullsia dhe t’i shërbejë rregullsisë, nuk mund të ketë. Arti që buron nga shkatërrimi i së tërës, nuk mund t’i shërbejë plotësisë së saj. Një art që nuk i shërben njeriut, nuk mund të burojë tjetër, veçse prej antinjeriut. Një art që ka për hero antiheroin, nuk mund të jetë art, por antiart. Keqinterpretimi i teorive shkencore, shpeshherë i qëllimshëm në referencat e gabuara, bëhet shkak i krizave në sferat e tjera të jetës që i marrin ato si model dhe objekt të veprimtarisë reale dhe artistike. Jo rastësisht Ajnshtajni thotë se do të ishtë më mirë të kishte mbetur një sahatçi i thjeshtë, apo Frojdi, për të cilin S. Cvajg thotë se: “ Ai ( Z. Frojd) në fakt nuk e ka paraqitur kurrë parimin e kënaqësisë si të vetmen forcë psikike lëvizëse të botës”.

Çrregullimet, moskuptimet, absurdi, dyshimet, abuzimet, mashtrimet, janë ndodhje të realitetit, por jo vetë realiteti, aq më tepër që “ambicia” e këtyre dukurive të mund të arrijë deri aty sa të neutralizojë gjithçka tjetër, për të mundësuar pushtetshmërinë e tyre në këtë pafundësi hapësire e kohe, duke i dhënë atij (realitetit) profilin e vet të pakëndshëm. Duke eleminuar subjektin, drejtpërsëdrejti cënohet përmbajtja e veprës letrare (tema,idetë), marrëdhëniet mes personazheve, pra gjithë mjedisi jetësor, duke tentuar një apo disa botë të tjera në thellësitë e ndërgjegjes së individit, ku monologu është i vetmi mjet depërtues në labirintet e botës së sajuar, “bukuria” e së cilës qëndron në pamundësinë e komunikimit dhe të kuptimit. Tjetërsimi i funksionit të fjalës në një identitet të ri nëpërmjet përfshirjes në të të mendimit dhe veprimit, e lodh, e shkatërron fjalën deri në gjymtim, duke mos arritur kështu të realizojë edhe funksionin bazë e jo më pastaj të rregullojë e të sistemojë gjithçka tjetër që nuk janë domen i saj, por që ndihmon fuqishëm në qartësimin dhe kuptimin e përbërësve të tyre, për t’i ndjerë, shijuar dhe për t’u ndikuar në përsosjen e marrëdhënieve me realitetin jetësor.

“Letërsia pasqyron jetën nëpërmjet figurave artistike të krijuara me anën e fjalës” (FGJSSH) . Por, a e ruan dhe ushtron letërsia këtë funksion, ndërkohë që shtrohet pyetja: A mund të thuhet se letërsia është paraqitje e realitetit kur dihet se vetë realiteti rishfaqet në të përmes krijimeve të imagjinatës? (F. Dado. “Postmodernizmi”) Sigurisht që jo! Pse? Sepse “në letërsinë postmoderniste referenca është jo thjesht objekti real, por përjetimi i reales” (F. Dado). Përse letërsia postmoderniste zbeh heroin dhe evidenton antiheroin? Sepse shpërthimi i revoltës së antiheroit ndaj degradimit të realitetit ekzistues orientohet drejt realiteteve të tjera të sajuara nga mendjeshkrepësi, që as ndezin zjarre për të djegur, as i shuajnë për të mos u djegur prej tyre. Nga sa theksuam për postmodernizmin, nuk mbetet të kuptojmë se postmodernizmi nuk ka të bëjë me përmbajtjen dhe misionin njerëzor të letërsisë, por vetëm me strukturat artistike tashmë të konsumuara. Prirja drejt formave artistike të reja për të shprehur një përmbajtje të caktuar është progres i artit, ndërsa prirja për të gjymtuar përmbajtjen e realitetit nëpërmjet formave “të reja” artistike është regres. E përderisa është kështu, veprën e shkrimtarit dhe studiuesit tonë të shquar, R. Qosja, nuk do ta klasifikoja postmoderniste vetëm për faktin e formës artistike, sepse psh. romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” është konceptuar në atë mënyrë që përfshin frymëzimin, krijimin, metodën, kritikën, filozofinë, mesazhin, kuptimin, duke e lehtësuar komunikimin në këtë ndërthurje gjinish, situatash, rolesh të personazheve, që, duke i zhytur në mbretërinë e artit të fjalës, i jep veprës një origjinalitet që spikat jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe atë botërore. Romani i R. Qosjes është një platformë ku modernizmi, postmodernizmi, ëndrra, fantazia, përralla, mençuria, marrëzia, dashuria, urrejtja, fytyrimi dhe shpërfytyrimi, përfillja dhe shpërfillja, e shkuara dhe e ardhmja, gëzimi dhe trishtimi, të gjitha bashkë hedhin vallen e jetës, së cilës i prin me finesë e delikatesë dinamizmi i realitetit jetësor. Aq më tepër kur në faqet e këtij romani ndeshemi me thënie të tilla: “As shpresa më fantastike nuk lind së paku pa një bazë, qoftë edhe të hollë, reale… Shkrimtari ose duhet t’i flasë për gjëra të rëndësishme gjinisë së vet, ose nuk duhet të shkruajë fare; nuk i kuptoj ata që shkruajnë pallavra sensacionale”.

E kam të vështirë të ndjek këshillën e redaktorit të antologjisë, kur lexoj poezitë e poetit Namik Jahaj, ku çdo fjalë është si një gur stralli që çuditërisht, (Ah, kjo “teknologjia moderne!”), shkrep sapo syri i lexuesit kontakton me të dhe ajo ndez fjalën tjetër të ndriçohet mendimi. Si barut ndizen vargjet, pa u djegur ndjenja, gëzimi , trishtimi, mesazhi deri në shpërthimin jo plasës e shkatërrimtar, por nxitës e frymëzues, ku mendimi zbulohet i formësuar nën llamburitjet e flakës metaforike. “Mes dy deteve delfini më gjeti /Retë shtatzana ulen në gjunj / Litari i shiut kujtimet m’i treti / S’di kush lotonte, retë apo unë”. Shtresëzim figurash! A i nxë dot vargu? Duket sikur ngjeshin njëra – tjetrën, sikur shtyjnë njëra – tjetrën për ta nxjerrë jashtë vargut. Por poeti N. Jahaj, me vargun e tij sfungjer, të thotë: “Or mik, shtrydhe fort, se ky varg nuk griset, veçse kullon mjaltë dhe vrer”. Atdheu, vendlindja, nëna, babai, mërmërima e lumit dhe freskia e rrjedhës së përroit, dielli, hëna dhe kjo Tokë, nuk u lodhën në “lojën” e përjetshme që e mbajnë gjallë këtë jetë zjarr e flakë si vetë poezia. “Eh, poet, poet, ku e filtron bucelën me helme? / Te gjiri i muzës, ç’ferment – balsam ke ngjizur? / O magjistar i fjalës, lemz e botës së rreme, / Dehu, helm, e shpëto botën nga gjuha e hidhur!”. Këto katër vargje kanë një shtrirje aq të gjerë, sa mbulojnë me kuvertën poetike gjithë kohërat e hapësirat, gjithë komeditë e tragjeditë, gjithë muzat e magjitë dhe kjo, pikërisht për faktin e mjeshtërisë së përdorimit të potencialit kuptimor të fjalës, të krijimit të atyre lidhjeve që rrisin shprehësinë dhe kjo aftësi thurëse e tezgjahut artistik të N. Jahajt bën që vargjet të vezullojnë, vargje që dëshmojnë se kurora e mbretëreshës së figurave stilistike, metaforës, do të vazhdojë të jetë rrezëlluese në fronin poetik, edhe në poezinë bashkëkohore, ku N. Jahaj lëvron me mjaft sukses, prestigj dhe autoritet.

I gjakosi gishtat (seç “i pëlqenin” gishtat e vrarë) poeti Xhemil Lato, duke rrëmuar të nxjerrë prej tokës derte dhe amanete, ky rrëmihtar dherash, prej nga përpiqet të shkëpusë prej baltës së ftohtë, ngjeshur nga gurët e varreve, ëndrrat e ndërprera të nuseve të reja, buzëqeshjen e foshnjave të të cilave e rrëmbeu errësira të zbukuronte shëmtinë e vet, të nxjerrë buzët e plasura të baballarëve e t’ua lyejë me melhem vargjesh, t’u marrë erë zambakëve të bardhë mbirë në gjoksin e gjysheve e shpërthyer sipër, për të shpërndarë aromën në viset e të parëve, tej në Çamëri. E ëmbla gjyshe, që edhe vdekjes kërkon t’i prishë mendjen e ta kthejë nga rruga për të mos marrë të tjera jetë, duke i vënë në këpucë maja gozhdash, pse jo t’i hollojë dhe një bakllava çame, “që nepsmadhja zezane / t’i vijë rrotull tepsisë me sherbet / si një bletë” (“Nazua”). Shpirti i poetit ngrohej në zjarrin e vargjeve që ai ndizte për fëmijët, për të lodhurit, të munduarit, për të mërziturit e të dashuruarit. Poeti kërkon pak dritë në errësirë, pak zjarr në ftohtësirë; thirrje migjeniane kjo! Xhemil Lato është poet i mallit, i të gjitha malleve së bashku, ndaj tërë kohës mblodhi me thonj dhe derdhi në vargje mallin për atdheun, për vendlindjen, për shokët e miqtë, për vashën, për atë “..të vuajturën / me një fustan të ngushtë / që derdhte cicërima të ngrira / nga buzët e kuqe prush” (“Të prefshin ferrën ku rri!”). Çfarë mrekullish krijon gjuha shqipe në frymëzimin e këtij poeti!

Dyshja Jahaj – Lato, i hollonin “brirët” e krijimtarisë së tyre në kovçhanen poetike të njëri – tjetrit dhe, si dy mjeshtra të përpunimit të fjalës në “panairin” e poezisë shqipe bashkëkohore, i dhanë një dritë e ndriçim të ri sallonit të mbretërisë metaforike, duke e hijeshuar kurorën e saj me vezullime të shkarkuara nga vagonat e minierës së pashtershme të figuracionit artistik të gjuhës shqipe. Si janë këta poetët! Dhe thonë që s’ka “profetë”. Çfarë lidhje për së gjalli! Një dyshe moderne, që rrjedh si në iso labe! Një këngë malli, një brengë halli, ajo çka poetit i çirrte shpirtin, qartë i lexohej te balli! Si në vegim na shungullojnë fjalët: – Nuk doja t’i këndoja vdekjes së gjalli. Por, o miqtë e mi, a e dini, (sigurisht që e dini), çfarë mendojmë për më të dashurit tanë: Po sikur ?……Dhe kjo sepse nuk duam që të ndodhë, sepse ata janë dhimbja dhe dashuria jonë, ndaj themi me vete : Ç’mendoj dhe unë! Por ja që ndodhi…dhe ky është pikëllimi!

Poetë që u japin vargjeve tingëllim trishtues, prej gjendjes së tyre shpirtërore të rënduar, zakonisht janë trajtuar si sentimentalë, moralisht të rënë e jo frymëzues, qoftë kjo edhe për poezi të veçanta, edhe pse ky dëshpërim nuk do të përbënte tiparin karakteristik të krijimtarisë së tyre në përgjithësi. Nuk ndodh kështu me poetin Arben Duka, i cili i “këndon” vdekjes e , megjithatë, të frymëzon për jetën, punën, dashurinë, miqësinë, duke i zhvoshkur ato si prej lëkurës së gjarprit e duke e përpunuar helmin e tij si solucion shërues jetëdhënës. Është poeti që trajton raportin jetë – vdekje si shtrojë të praktikës dhe veprimtarisë njerëzore në marrëdhëniet vdekje e gjallë dhe gjallje e vdekur, gjithmonë duke e shikuar veten (njeriun) si lundërtar i këtyre deteve të pafund të dritës dhe errësirës, të dashurisë dhe urrejtjes, gjithmonë me rrekjen për ta bërë jetën të pavdekshme dhe vdekjen të jetshme, gjë që e drobiti poetin tonë, sepse dha dashuri dhe thithi vrer për ta pështyrë, sikur t’i jepte vdekjes frymë dhe në këtë rropatje jetë – vdekje triumfon pavdekësia: “O kohë, në jet’, pa pushuar/ Tek unë tërmete ke sjellë,/ Po edhe kështu, i rrëzuar/ Unë jam gjithmonë

kështjellë”. Poezia e A. Dukës është një kënd që do ta zgjeronte horizontin e vështrimit të bashkëkohësisë së poezisë shqiptare në këtë antologji. Ekstremitetit të të kundërtave, jetë – vdekje, poeti A. Duka ka aftësinë t’i japë ngarkesë të tillë emocionale, tension dhe temperaturë të një shkarkese aq të përflaktë, sa të fshijë kufijtë jetë – vdekje dhe të sjellë te ne mesazhin shungullues se jeta është dashuri. Vdis Vdekje! Dhe e “helmoi” Vdekjen, duke shtënë në gotën e dollisë ëmbëlsinë e mjaltës jetësore. Vdekja i vinte e zezë sterrë si errësira me kthetrat zgjatur për ta rrëmbyer në honin skëterror, por ai e ndillte me një nanurisje të ëmbël, duke ia zbutur egërsinë e duke e shpirtëzuar mes vargjesh aureolë, sa i zgjon zilinë për të marrë ngjyrat, larminë, aromën dhe përjetësinë. A mos vallë poeti “kërcënon”, ashtu si Dielli njerëzimin se do të shkojë në ferr të ndriçojë veç për të vdekurit?! Kjo do të ishte rrëkëllima, se ndriçimi nuk i ngjall të vdekurit, nuk i jep kuptim vdekjes, por shuarja vdes të gjallët, i bjerr kuptimin jetës, e cila duhet të jetohet edhe kur është e mundimshme : “Dhe në qoftë e sfilitshme/ dhe kur mizori jeton/ Jeta është e rëndësishme/ ngaqë vdekja ekziston”. (“Ose të ndryshojmë jetën, ose të vdesim të tërë”). Thjesht një përshpirtje?! Dhe kërcënimi merr ngjyrë : “Do ta gdhend gjithë të vërtetën/ në një shkëmb e jo në rërë/ ose të ndryshojmë jetën/ ose të zhdukemi të tërë” (Po aty). Poeti e përdor vdekjen si një mekanizëm për të vënë në lëvizje jetën dhe atëhere vdekja vdes. Kjo është forca artistike, dhe shpirtërore e poetit A. Duka, ndaj ai do të na frymëzojë me vargjet, do të na qetësojë shpirtrat me këngët e tij, në amshim.

Një zë i veçantë që do t’i jepete frymë Antologjisë poetike dhe që do t’i rriste asaj vlerat në përligjje të kësaj ndërmarrjeje më se qytetare dhe artistike, si shprehje e një potenciali shpirtëror të pashtershëm, do të ishte përfshirja në të e emrit tashmë të njohur në letërsinë bashkëkohore, Daut Gumenit. Emri dhe krijimtaria e këtij poeti do t’i jepte një ngjyrim të spikatur dhe do të dëshmonte për seriozitetin, profesionalizmin, për ngacmueshmërinë sa ndjesore, aq edhe angazhuese të hartuesve të përmbledhjes poetike bashkëkohore shqiptare.

Shkrimtari Daut Gumeni ka rrokur në krijimtarinë e vet problemet sociale të vendit tonë, duke treguar maturi në qëndrimin ndaj mënyrës së organizimit shtetëror të regjimit socialist, hermetizmin e të cilit ai e “shijoi” në qelitë e burgut, ashtu sikurse ngjëroi “lirinë” në hermetizmin dhe”prangat” e vargjeve. Poeti ynë i ka përjetuar dy pakuptimësitë, atë në jetë dhe në art, ndaj prangat e jetës, pa i harruar ato, ai nuk mendoi asnjëherë t’i përdorë si të tilla në fushën e pasqyrimit të jetës (në letërsi). Vargu i D. Gumenit është i lirë, i ngrohtë, i lëmuar, ashtu sikundër edhe strofa, e lirë në vargje, me një natyrshmëri të rrjedhjes së mendimit, me një kuptueshmëri të kumtit, me një mpleksje rimash e ritmesh që krijojnë harmoni tingullore, me një qetim që zgjon alarme. Është novator poeti në mënyrën e ndërtimit dhe organizimit të vargut. Tri përgjigje njëvargëshe të tri pyetjeve (strofike) në poezinë “Kthimi i kosovarëve”, ku vargu (i përgjigjes) rimon me vargun e fundit të pyetjes, janë një histori e tërë tragjike e vëllezërve tanë kosovarë, shkaktuar nga genocidi serb dhe lufta e tyre për liri dhe pavarësi: “Ku ma gjetët vallë / atë vrap dreri / për t’u kthyer në shtëpi / pa u shuar mirë trarët? / – Na mërdhinin të vrarët!”.

Poeti Daut Gumeni në artin e tij mbështetet fuqishëm në krijimtarinë popullore, duke iu shmangur imitimit, pa rënë në një përsëritje të tekstit të mëparshëm që, sigurisht, kështu pushon arti i tekstit “të ri”, sepse, në fakt, nuk mund të jetë i tillë, por nuk është, gjithashtu, as dukuri e intertekstit postmodernist, ku marrëddhëniet mes dy teksteve, të riut dhe atij që shfrytëzohet, shtrembërojnë konceptimin, kuptimin dhe mesazhin e tekstit pararendës. E kundërta ndodh në poezinë e D. Gumenit, i cili të renë, modernen, nuk e shikon në kundërvënie me traditën, aq më tepër me mohimin e saj, por e ngre atë në vlera të tjera të reja, që i përshtaten kohës dhe relitetit të ri jetësor. Në këtë lloj marrëdhënie i sheh, i kupton dhe i realizon tekstet D. Gumeni, prirjen dhe preferencën e të cilit për to e shohim te krijimtaria popullore, duke ruajtur kështu dhe forcuar shtyllat e artit të vet, të mbrujtura në realitetin bashkëkohor, në vërtetësinë e tij. Duke krahasuar vargjet: “Ju lutem djem më dëgjoni / ëndrrat mos m’i tregoni / se jam plak e më tmerroni!” (“Horizont”) me vargjet : “ Juve gala, që më hani / Sytë e zes të mos m’i ngani / Sytë e zes të mos m’i shponi / Se jam djalë e më shëmtoni”, konstatohet ngjashmëria: ju – juve, mos – mos, se jam plak e më tmerroni – se jam djalë e me shëmtoni. Ngjashmëria vihet re në llojin e vargut, në llojin e rimës (deri në njëjtësinë e tingujve që krijojnë rimën), në ritmin, në theksat, në strukturën gramatikore, në ndërtimin sintaksor të fjalive, në organizimin e përbërësve të ligjërimit (grishje, mëtim, argument), në emocionin, një përbashkësi kjo që jo vetëm nuk e zbeh tekstin e ri, përkundrazi, i jep atij qëndrueshmëri dhe kuptim, ndaj poeti i përdor vargjet me rrezatim popullor në fillim, në mes dhe në fund të poezisë “Horizont”, si një brez shtrëngues të “trupit” poetik, si një kordele zbukuruese për të nxjerrë në pah hiret e krijesës së re. Çfarë ngarkese emocionale dhe çfarë ngjyrimi poetik u jep poeti fjalëve të shërbesës së thjeshtë, që rrokullisen nga njëra

qoshe në tjetrën në vijimësinë e netëve të gjata dhe halleve të kruspulluara, për të mbajtur ndezur bisedën, ashtu si trungjet e thatë, të djegur, mbajnë prushin mbuluar me hirin e tyre. Pak shpupurisje vargjeve të poemës “Rënga e gurit” dhe shpuza brenda tyre çliron një afsh magjepsës me amëz tërfili e trëndeline. D. Gumeni në poezinë e tij ka rritur peshën e organizimit fonetik të vargut, duke mos u mjaftuar vetëm me rolin e shquarjes se poezisë nga proza, p.sh. në përdorimin e rimës: “Në këto ledhe me gurë të djegur / më shpesh nga ne vetë / se nga rrufetë”, por me rritjen e dinamizmit ritmik të vargjeve, si në një kumbim orkestral gjatë interpretimit të një simfonie heroike. Është rima e përputhur (vetë – rrufetë), që në fakt nuk është organizuese fonetike në këtë poemë, por poeti, i ndërgjegjshëm për ngarkesën e fuqishme, gjen momentin për të vënë në kontakt skajet e këtyre dy fjalëve, për të realizuar atë shpërthim, më lemeritës se edhe vetë rrufetë.

Me mjaft efekt është përdorur konversioni në poezinë “Kthimi i kosovarëve”, si mjet ligjërimor, shprehje kjo jo vetëm e mbështetjes në krijimtarinë popullore, apo edhe në artin poetik të rilindasve tanë të shquar, N. Frashërit dhe A. Z. Çajupit, por edhe e individualitetit në mënyrën e përdorimit, duke i dhënë ligjërimit dimensione të gjera në shtrirjen dhe thellësinë kuptimore. Nëse poezia e D. Gumenit të trazon ndjenjën dhe të vë në lëvizje mendimin, kjo, për arsye se ai zotëron mjeshtërisht mekanizmin e harmonizimit të shijeve dhe kërkesave shpirtërore me ato të njerëzve të thjeshtë në të gjitha mjediset e situatat, duke marrë prej tyre frymëzim e duke ua kthyer në art. Gjithë kujdesi i poetit është përqëndruar në atë që poezinë ta mbjellë me rrënjë, që të rritet e zhvillohet, e jo të këpusë një shpatull, që shumë shpejt vyshket e harrohet. Ai e vadit poezinë e tij me ujët e gurrës popullore që i jep fjalës aq hijeshi, rëndesë e ngarkesë, sa t’i prijë një armate të tërë fjalësh, mendimesh, idesh e pikëpamjesh, qëndrimesh, përjetimesh e tjetërsimesh të rreshtuara në poemën “Rënga e gurit”. Modernia në krijimtarinë e D. Gumenit qëndron në artin e tij, sepse realitetit do t’i mjaftonte vetëm vërtetësia, për të qenë i tilli. Arti që deformon realitetin nuk është art. Interpretimi i gabuar i artit nëpërmjet koncepteve intuitive, përshtatshmërisë absurde me aktualitetin, kjo është një dukuri që jo vetëm ndikon për keq në cilësinë e zhvillimeve të artit, por cënon dhe vlerat e trashëgimisë sonë letrare dhe artistike në përgjithësi. Shkrimtari D. Gumeni nuk e shfrytëzon artin e tij për të shfryrë mllefet, ndaj ua ka lënë këtë hipokritëve dhe servilëve, asaj “elite”, të zhveshur nga dinjiteti dhe personaliteti. Poema “Rënga e gurit”, edhe pse e ndërtuar në formën e një rrëfimi, është një poemë sintezë, me një mendim poetik të ngjeshur, ku parakalojnë epokat, ngjarjet, tragjeditë dhe komeditë, ëndrrat, varfëritë dhe pasuritë. Ndërthurje interesante e anaforës me monorimën, duke i “bishtnuar” vargut të lirë, që në fakt e bën atë edhe më të çlirët! Logorima e nënës mbi varret e djemve, vajzave, burrave e gjyshërve është kuja e një batërdie apokaliptike që krijon ndjesinë e një heshtjeje shkretie e shurdhane që “të këput” shpresat për të ardhmen nga mospërmbushja e vullneteve, nga mpirja deri në mosndierjen e brengës për paqen e pagjetur. “Dhe mali prapë duroi në heshtje …… / për të pritur prapë gëzimin në majin e luleve / për t’u harlisur përsëri me tërfil e trëndelinë / për të pritur prapë përmbi maja / prushin dritëmirë të qershorit” (Rënga e gurit”).

Në ndërtime të tilla anaforike, vargu i fundit, kur rimon me një nga vargjet e mësipërme, jep më forcë e muzikalitet, merr kështu një tingëllimë që i rri bukur optimizmit të artikuluar me një ton sa të urtë e bindës, aq edhe të rreptë e të përshtatshëm. Poema “Rënga e gurit” do të ishte ndofta më e volitshmja, ku sugjerimi i redaktorit të Antologjisë mund të ishte i kërkuar, sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë që përmbush pritshmëritë e lexuesve të të dy niveleve, siç i ka përcaktuar U. Eco, të atij semantik dhe estetik, duke ngritur ura për kalimin edhe nga njëri nivel te tjetri, gjithmonë duke ndriçuar mesazhin e jo errësuar atë, jo duke vendosur kode për të mos u kuptuar, apo “për të mos iu drejtuar një realiteti të jashtëm” (F. Dado). Fjalët tingëllojnë në poezinë e D. Gumenit, tingëllimë që vjen te lexuesi me një kapërthim të nuancës zanore dhe shprehësisë kuptimore, si në një gurgullimë, sa tronditëse në logorimën e nënës, aq e shtruar dhe mikluese në rëngën e gurit.

Poema “Rënga e gurit” është e llojit që ka frymëzim popullor dhe strategji të ngritur, shfrytëzon simbolikën, intertekstin, ironinë etj., mishëruar kjo, veç të tjerash, në leksikun e përdorur, pse jo deri dhe të rëndomtë, por, me një kujdesje të veçantë prej merakliu , realizon ndërthurje të tillë në ligjërimin poetik, saqë mosqasja e tyre do të cënonte formën e lartë të shprehësisë, sa popullore aq edhe të kultivuar. Poeti D. Gumeni e përpunon fjalën për të na përcjellë larminë jetësore, pa ndier nevojën e ngarendjes në “larminë” e botëve, pjesë e të cilave nuk jemi, sepse nuk mund të ketë ekzistencë në mosekzistencë, pra nuk bëhët më fjalë per letërsi dhe art, por për spekulim, për arsye se këto “spostojnë” kështu filozofinë dhe shkencën. Por, a është e mundur, kur dihet që shkenca zbulon, ndërsa arti pasqyron çka zbulohet apo është në potencë të mendimit shkencor? A mund të ketë art, letërsi pa njeriun dhe jo për njeriun?

mund të krijosh letërsi pa fjalën, pa personazh, pa lexuesin, pa mesazh, pa jetë? Në koshiencën a subkoshiencën e kujt do të sajohen realitete të tjera jashtë atij ekzistues, nëse përjashtohet nga ekzistenca (të qenit) , qoftë edhe si proces, materiali lëndor ku kanë ngritur strehën gjendje dhe aftësi të tilla? A nuk të kujton një arsyetim i tillë pikëpamjen e metempsikozës se realiteti “vdiq” dhe “shpirti” i tij, si i pavdekshëm që është, “shëtit” në një tjetër realitet?! Një “vdekje” e tillë, a nuk do të ishte “vdekje” për artin dhe letërsinë? Pra, me çfarë sysh ta lexojmë Antologjinë “Poezia bashkëkohore shqiptare”, kur ata sy nuk i kemi. Ku t’i kërkojmë dhe pse t’i kërkojmë, kur “ Vdekja na vjen prej syve të tillë”?! “Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri…. / i vetëm jam me untinë e kafshës përbrenda”, janë vargje këto të poetit A. Tufa, të përzgjedhura në antologji, sikurse dhe vargjet e poetit D. Gumeni: “Atdheut tuaj i vjen turp nga ju / kur ju dëgjon të mburreni / me gjymtimin”, por që nuk përfshihen në këtë antologji.

Në lugjet e letërsisë shqipe, me heqjen e “moratoriumit”, u rrit konsiderueshëm numri i krijuesve, arti i të cilëve buron nga shpirti i tyre dhe derdhet në realitetin shoqëror, duke i dhënë ndjenjën e vet, ngjyrën, aromën, cicërimën dhe këngën në pjesëzën e këtij realiteti ku secili thur strehën e vet që, pavarësisht kolonave ku mbështeten, megjithatë, krijojnë dhe shpërfaqin sinqeritet, harmoni, dashuri dhe vitalitet, pse jo dhe virtuozitet, sikurse dhe të tjerë që, për të qenë të pranishëm e të pranueshëm, më në zë e të dëgjueshëm, nuk i japin zërit një kruarje për ta kthjelluar, por një çjerrje për ta turbulluar. Dhe çjerrja lë “shenjë” … atë të “bashkëkohësisë” që, edhe pse të lodh gjoksin e të vret veshin, gëzon privilegjin jo të një “strehëze”, por të një “saraji”, sigurisht me projekte kolonash të huazuara ku, natyrshëm, nuk ngjitin mirë guri dhe llaçi ynë e, megjithatë, autoriteti letrar zyrtar i jep pikërisht kësaj kahjeje të drejtën e evidentimit dhe përfaqësimit. Në këtë vështrim, hartimi i një antologjie të poezisë bashkëkohore shqiptare meriton mbështetjen gjithëqytetare jo vetëm për evidentim vlerash dhe afirmim zërash të rinj, por edhe për të shkundur institucionet që t’i përgjigjen me të njëjtin ritëm vlerësimit, kategorizimit, sistemimit, krahasimit, përzgjedhjes, studimit dhe përcaktimit të hapësirave që ata zënë në lëmin e gjerë e të larmishëm të letërsisë shqiptare.

Tërheqja e vëmendjes në hyrjen e kësaj antologjie, përgatitur nga redaktori i librit, për mënyrën e të lexuarit e të studiuarit të poezive, pështjellon mendimin për vlerat e krijimeve, të cilat në fakt ekzistojnë dhe përbëjnë një pasuri të çmuar të artit poetik bashkëkohor, falë talentit të krijuesve, që i kanë dhënë letërsisë shqipe një frymëmarrje të gjerë, krijimtari, paraqitja e së cilës është domosdoshmëri, pse jo dhe krenari e, në këtë vështrim, ky botim antologjik meriton përgëzimin e atyre që mundësuan nxjerrjen e tij në dritë. Eshtë një hap i hedhur drejt një antologjie gjithëpërfshirëse, veçanërisht për të evidentuar dhe zërat e rinj, që i japin freskinë e përditshmërisë bashkëkohësisë poetike.

  1. 12..2021 Mihal KALIA

Mark Palnikaj – PROBLEME TË GJUHËS SHQIPE

No Comments Argëtim Histori

Gjuha shqipe ka kaluar një etapë të gjatë të zhvillimit të sajë. Ajo sot është shumë e rrezikuar nga përdorimi i panevojshëm i fjalëve nga gjuhët e huaja edhe kur ato i kanë të barabartat e tyre në gjuhën shqipe. Problemin e përdorimit të fjalëve nga gjuhët e huaja në të folurën shqipe e kanë ngritur qysh në shekullin e XVII Pjetër Bogdani dhe kontribuesit e tjerë të ruajtjes së sajë.
Gjatë shekujve të parët tanë e ruajtën gjuhën e tyre pavarsisht se ajo formën e plotë të sajë e mori në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Sot asajë i kanoset një rrezik i dyfishtë, asimilimi nga përdorimi i panevojshëm i fjalëve të huaja dhe përdorimi pa kriter i dialekteve të ndryshme në punimet e shkruara dhe të publikuara.
Nisur nga këto fakte, është detyrë e të gjith popullit shqiptar, por në radhë të parë e personave me arsim dhe njohuri të mjaftueshme për çështjet gjuhësore që të bëjnë çfar të jetë e mundur për ruajtjen dhe kultivimin e sajë.
Kjo detyrë nuk është një problem vetëm gjuhësor dhe shkencor por edhe një problem shum i madh kombëtar.
Fjalë çelës
Gjuha, kongresi, komisia letrare, fjalë të hueja, dialekte, gjuhë normative, akademi, institut.
HYRJE
Të nderuar lexues,
Kongresi i Manastirit ka qënë ngjarje madhore në historinë e kombit tonë jo vetëm se aty u morën vendime me rëndësi për gjuhën shqipe por edhe për arritjen e një dakordësie midis përfaqsuesve të krahinave dhe të subjekteve fetare pjesëmarrëse në Kongres. Mbas një pushtimi rreth 500 vjeçar nga një rregjim që mohoi kombin dhe gjuhën shqipe në vijimësi, duke e ndarë Shqipërinë në 4 vilajete dhe duke mos lejuar me ligj, shkrimin e gjuhës së folur nga shqiptarët, ishte i rrezikuar vetë qënja jonë si komb dhe si shtet më vete në kohën e fundit të Perandorisë Osmane. Koha tregoi se shum shqiptar ishin të indoktrinuar plotësisht nga ideologjia e pushtuesit, nga feja dhe zakonet e tij, dhe dolën haptazi, deri edhe me armë, kundër pavarsisë së Shqipërisë nga Turqia dhe flamurit të saj kombëtar. Këta renegat të fesë dhe kombit të tyre, nuk gjetën mbështetje as në shtresat e gjera të popullit, as në shtresën e intelektualëve të kohës, nëpunës të Perandorisë ose emigrantë në vendet mike të kombit tonë.
Prandaj edhe duhet nderuar dhe kujtuar vepra atdhetare e atyre burrave, që në qytetin e Manastirit hodhën themelet e gjuhës së shkruar shqipe duke u ndarë njëherë e përgjithmonë nga Perandoria Osmane, perandori e shtypjes dhe skllavërimit të popujve.
A DUHET TË MBAHET NJË KONGRES I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Kapitulli I
1.1 Kur ka filluar të shkruhet gjuha shqipe?
Studjuesit e gjuhës shqipe kanë shprehur mendimin se ajo është shkruar qysh në vitet e para të shekullit XIII dhe ndoshta edhe më heret. Në botimet e mëparshme është thënë se “shqiptarët kanë një gjuhë të tyren, por ajo shkruhet me germa latine”. Në Regjistrin e Kadastrës dhe të Konçesioneve për Rrethin e Shkodrës të vitit 1416-1417 janë shkruar një numër i madh fjalësh në gjuhën shqipe me germa latine, kryesisht emra vendesh dhe vendbanimesh. Është plotësisht e mundur dhe e besueshme që edhe më përpara të jetë shkruar gjuha shqipe në forma të ndryshme, me alfabete që përdoreshin në atë kohë në Europë.
Deri sot janë të njohura shkrime në gjuhën shqipe nga Pal Ëngjëlli me formulën e pagëzimit në vitin 1462, “Fjalorthi i fon Harfit” i vitit 1496, .Meshari i Gjon Buzukut i vitit 1555, Lek Matrënga në vitin 1592, pastaj vijnë me radhë poezi nga Pal Hasi para vitit 1612, Pjetër Budi rreth vitit 1612, Frang Bardhi me fjalorin Latinisht Shqip te vitit 1635, Ndre Bogdani para vitit 1675 me një gramatikë të shqipes, Pjetër Bogdani me librin “Çeta e Profetëve” që konsiderohet libri i parë në prozë në gjuhën shqipe, Françesko Maria da Leçe me gramatikën e gjuhës shqipe me 274 faqe në vitin 1716, Don Pal Zogaj me një gramatikë të shqipes në vitin 1769. Në shek. XIX u botuan gramatikat e K. Kristoforidhit më1882, S. Frashërit më 1886, J. De Radës më 1894, i cili kishte botuar një gramatikë edhe më parë më 1871. Një vonesë kaq e madhe kodifikimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe ka ardhur nga shum faktor, por shkaku kryesor ka qënë pushtimi turk i vendit tonë dhe çensura e pushtuesit për shkrimin e sajë. Para Kongresit të Manastirit, gramatika e fundit e gjuhës shqipe ka qënë ajo e Gaspër Jakova Mërturit e shkruar në vitin 1904.
1.2 Kur janë hapur shkollat e para shqipe?
Deri sot pranohet se shkollat e para shqipe kanë filluar të hapen nga klerikët e fesë katolike në shekullin XVI. Në vitin 1367, në Kishën e Shën Palit në territorin e sotëm të Pukës, ka qënë e hapur një shkollë në nivelin e sotëm të shkollës së mesme. Sot, nga shum studjues, besohet dhe pranohet që shkolla e parë shqipe u hap në Stubëll të Malit të Zi të Karadakut në vitin 1584. Më vonë janë hapur shkolla në gjuhën shqipe në Janjevë, Kurbin, Pllanë, Himarë, Rrjoll dhe Shkodër, të gjitha para vitit 1700. Mbas vitit 1700 kanë vazhduar shkolla në gjuhën shqipe në të gjith teritorin e Arbërisë së asaj kohe, në Janjevë, Varazhdin, Shkodër dhe shum vende të tjera. Mbas vitit 1800 shkrimi i gjuhës shqipe ka marrë hov të madh në Trevat shqiptare të pushtuara nga turqit dhe në diasporën shqiptare në Jug të Italisë nga studjuesit arbëresh. Këtë shërbim atdheut tonë ja kanë kryer në masën pothuaj qind për qind klerikët shqiptarë në të dy anët e detit Adriatik. Në gjuhën shqipe këta kontribues janë quajtur patriotë dhe atdhetar të mëdhenj sepse vepra e tyre ka qënë në fushën e kultivimit të gjuhës shqipe.
1.3 Kur u shkruan abetaret e para?
Me rritjen e kërkesave për shkrimet shqipe, me pregatitjen e gramatikave, me përkthimet kishtare nga gjuhët greke, italjane dhe latine, me shtimin e numrit të shkollave dhe me nxitjen dhe sponsorizimet e Perandorisë Habsburagse, pra Austrohungarisë, hartimi i abetareve për shkolla u bë kërkesë e kohës në mesin e shekullit XVIII. Patriotët që kishin qëllim shkruarjen e gjuhës por në radhë të parë çlirimin e vendit nga pushtuesi turk, ju vunë punës në mënyrë të ethëshme për hartimin e abetareve. Në harkun kohor të gjashtëdhjetë viteve u shkruan tetëmbëdhjetë tekste abetaresh si më poshtë:

  1. Naum Veqilharxhi: “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip” (1844, 1845)
  2. Panajot Kupitori: “Abetare e gjuhës shqipe” (1860)
  3. Anastas Byku: Gramme për shqiptarë” (1861)
  4. Konstandin Kristoforidhi: “Abetare skip” (1867, 1869, 1872)
  5. Daut Boriçi: “Abetare shqip” (1869)
  6. Vasil Dhimitër Ruso: “Pellazgjika shqip alfavitar”, Bukuresht 1877
  7. Jani Vreto: “Alfabetare e gjuhësë shqip”, Kostantinopojë 1879
  8. Anastas Kullurioti: “Abavetar” (1882)
  9. Sami H. Frashëri: “Abetare e gjuhësë shqip”, (1886, 1888, 1900)
  10. Jovan Risto Tërova: “Abetarea shqipe”, Bukuresht 1887
  11. Gaspër Benusi: “Abetare e gjuhësë shqyp”, Bukuresht 1886, 1890
  12. “Abetari i qitun pri shoqniet tBashkimit tgiuhes shqype”, Shkodër 1899
  13. Said Najdeni:”Abetare e gjuhës shqipe”, Sofje 1900
  14. Shtjefën Gjeçovi: “Abetarja e Zymit” (1900)
  15. Ndre Mjeda:”Këndime për shkollë të para”, Vjenë 1904
  16. Luigj Gurakuqi: “Abetari për mësoitore filltare t`Shqypnis”, Napoli 1905, Bukuresht 1906
  17. “Abetare toskërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908
  18. “Abetare gegërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908
    Ndoshta ka edhe të tjera abetare që mund të jenë shkruar në këtë periudhë por edhe 18 abetare në 60 vjet nuk janë pak për një vend të vogël si ky yni.
    1.4 Alfabeti i përdorur para Kongresit të Manastirit.
    Në të gjitha botimet para vitit 1908, ka qënë problem shkrimi i gjuhës shqipe mbasi nuk kishte një alfabet të miratuar. Në shkrimet e tyre shkruesit e shqipes kanë vënë në fillim një lloj alfabeti dhe mënyrën e leximit të shkrimit. Pothuajse gjithmonë, me përjashtim të ndonjë rasti kur shkrimi i shqipes është bërë me germa greke, baza e shkrimit të shqipes ka qënë alfabeti i gjuhës latine. Për të shkruar gjuhën latine kanë mjaftuar 30 germa. Për të shkruar gjuhën shqipe, e cila ka një numër të madh fonemash, sot përdoren 36 germa, por në realitet, shumë tinguj të kësaj gjuhe të cilët përdoren në të folurën e përditëshme nuk arrihet të shkruhen por ato zëvëndësohen me germa standarte. Edhe Buzuku, edhe Bardhi, edhe Bogdani, edhe të tjerët mbas tyre, kur kanë shkruar kanë përdorur tërësisht alfabetin latin duke shtuar edhe disa shenja të tjera të huazuar nga gjuhët greke dhe sllave, ose duke shpikur vetë simbole të tjera për shkrimin e shqipes. Rast tipik i këtij veprimi ka qënë prifti katolik i ritit grek, Nilo Katalano, i cili në vitin 1675, hartoi një alfabet të tijin me 54 germa dhe një gramatikë të shqipes. Me këto dy arritje ai hapi shkollën shqipe në Himarë me njëqind nxënës. Ky ka qënë një kontribut shum i madh i tij por pak është punuar nga studjuesit për hulumtimin dhe publikimin e veprës së Katalanos.
    Në arkivin e Grotaferratës dhe në Arkivin e Propagandës Fide në Vatikan, kam parë një numër jo të vogël të dokumentave të asaj kohe, shumica të pa publikuara deri sot. Kjo është një punë që në të ardhmen besoj se do ta kryejnë studjuesit e rinj të gjuhës dhe të historisë dhe nuk është objekti kryesor i këtij shkrimi.
    1.5 Ku flitej gjuha shqipe.
    Është e vështirë të përcaktohej me saktësi se deri ku shtrihej e folura në gjuhën shqipe dhe në cilin dialekt flitej.
    Dëshminë e parë të shkruar për zonat shqipfolëse e kemi nga libri i Françesko Marias da Leçe të vitit 1716. Ai në hyrje të librit të tij ka shkruar: “Fati më caktoi Shqipërinë dhe shkova aty me bindje të verbër. Por, ç’mund të bëja unë në ato anë pa ditur gjuhën aq të vështirë të atij vendi? Ç’të mirë mund të shpresonte prej meje Feja jonë? A do mund të prisnin Shkëlqesitë Tuaja ndonjë lajm të mire prej meje lidhur me kthimin e banorëve të atyre anëve në fenë tonë? Dhe në fund, ç’rezultat do arrija unë vetë, përveçse do provoja mbi lëkurën time mësimin që vjen nga ai proverbi i vjetër: Askush s’ta vë veshin kur i flet në gjuhë të huaj. Ndaj ju vura me shumë zell punës për mësimin e asaj gjuhe dhe me shumë mund ia dola mbanë. Me habi konstatova se kjo gjuhë flitet në gjithë shtrirjen e Mbretërisë së Epirit, në një pjesë të Rumelisë e të Mbretërisë së Serbisë, në vende të veçnta të Bullgarisë, në Stamboll, në Dalmaci, thuajse në të gjitha provincat e Mbretërisë së Napolit dhe në ndonjë krahinë të Sicilisë.” P. Francesco Maria da Lecce, “Osservazioni gramaticali nella lingua Albanese”, Roma, 1716, p.2-3
    Gjatë hulumtimit të shkrimeve të vjetra të gjuhës shqipe, krahas studimeve që kanë kryer studjuesit e tjerë, kam zbuluar që në gjuhë shqipe ka shkruar prifti francez fra Giaçinto nga Sospello në një libër me 510 faqe në dorëshkrim, i pabotuar deri më sot, në të cilin ai ka përdorur i pari fjalën shqiptar në një dokument të shkruar të njohur deri më sot, dokument të cilin e kam publikuar para muajit tetor 2021 në disa gazeta dhe televizione. Kam publikuar në Revistën Hylli i Dritës fletë nga regjistri i kishës së famullisë së Shalës, të shkruara në gjuhën shqipe në vitin 1778. Kam publikuar edhe dy dokumenta të shkruara në gjuhën shqipe në kishën e Nikajve para vitit 1883.
    Në kushtet kur shqiptarët jetonin si pjesë e Perandorisë Osmane, ka patur lëvizje shum të mëdha të popullsive të krahinave shqiptare në tërë Perandorinë Osmane por edhe jashtë sajë. Kjo ka bërë që të krijohen komunitete shqipfolëse në shum vende siç shkruhet më sipër. Në shtetin e sotëm turk ka një komunitet shqiptarësh rreth 5 miljon, por ata po asimilohen dhe po konvertohen në turq në mungesë të shkollave shqipe dhe të kultivimit të gjuhës së tyre. Shqiptarë ka me shumicë edhe në Liban, Egjypt, Ukrainë, Argjentinë, SHBA, dhe shum vende të tjera por ata po e humbasin gjuhën dhe kombësinë e tyre.
    Kapitulli II
    2.1 Kongresi i Manastirit.
    Përmbysja e regjimit despotik dhe ardhja në fuqi e Xhonturqve ose turqve të rinj në Perandorinë Osmane, u duk sikur i dha një frymë europiane edhe qeverisë së asaj perandorie. Shqiptarët nxituan menjëherë të nxjerrin përfitimet e tyre në situatën e krijuar.
    Intelektualët shqiptarë, atdhetarë të vërtetë, të të gjitha besimeve fetare, ranë dakort të mbanin një Konferencë Akademike mbi gjuhën shqipe në Manastir, kryeqendra e vilajetit me të njëjtin emër.
    Kjo Konferencë ka hyrë në histori me emrin Kongresi i Manastirit dhe u mbajt mes datave 14 deri – 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Qëndrimi i delegatëve ndaj punimeve të këtij Kongresi ka qënë shum fisnik dhe unifikimi i alfabetit të shqipes ka qënë një arritje e madhe kombëtare. Vendimet e këtij kongresi konsiderohen guri i themelit i gjuhës normative të kombit shqiptar.
    Është e dhimbshme që njëri nga kontributorët më të mëdhenj të shkrimit të shqipes nëpërmjet gazetës Albania që botohej në Bruksel, Faik Konica, u shpreh kundra këtij kongresi.
    Megjith ndonjë kundërshti që nuk pati ndonjë impakt për pengimin e vijueshmërisë së shkrimit shqip, kongresi gjeti miratim në të gjitha trevat ku flitej gjuha shqipe.
    Ky kongres është i ruajtur në Arkivin Qëndror të Shtetit i filmuar megjithse pa zë. Materialet e kongresit janë të ruajtura dhe të publikuara shum herë gjatë këtyre 110 viteve. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi as publikimi as analiza e këtij kongresi sepse studjues të tjerë kanë bërë mjaft publikime me vlera lidhur me punimet e tij.
    2.2 Vijimësia e punës për unifikimin e gjuhës dhe të shkrimit.
    Mbas këtij kongresi, vazhdoi një punë e ethëshme për publikimin e veprave në gjuhë shqipe dhe për unifikimin e shkrimit. Barrën kryesore e mbajti shtypshkronja françeskane në Shkodër e drejtuar nga Dom Ndoc Nikaj. Në këtë shtypshkronjë u shtypën mijëra shkrime, libra, revista dhe broshura. Krahas punimeve të tjera, punime me rëndësi në atë kohë kanë qënë punimet e Shtjefën Gjeçovit për Kanunin e Lek Dukagjinit, të Gjergj Fishtës për Lahutën e Malsisë, botimi i revistës prestigjioze “Hylli i Dritës” dhe i disa revistave të tjera. Krahas këtyre botimeve, ka vazhduar puna intensive nga diaspora shqiptare me botime në qendrat e sajë, Bukuresht, Egjypt, Boston, Kalabri dhe vende të tjera ku janë shtypur shum punime në gjuhën shqipe duke dhënë një kontribut shum të madh për unifikimin e gjuhës. Është me vend të shënojmë këtu që në shtypshkronjën françeskane në Shkodër, pothuaj gjatë gjith kohës u shkrua shqip por në dialektin gegë të kësaj gjuhe. Me kalimin e viteve, u shtuan numri i shtypshkronjave dhe i botimeve në gjuhë shqipe por pa një direktivë të përcaktuar mirë për unifikimin e sajë.
    Kontribut me vlera ka qënë krijimi i Komisisë Letrare në vitin 1916 në Shkodër me 1 shtator 1916 dhe Kongresi Arsimor i Lushnjes me 1920.
    Komisia Letrare është institucioni i parë që hartoi “Rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe“, duke dhënë kodifikimin e parë të drejtshkrimit tonë, në të cilën u vendos që gjuha standarde shqipe të jetë gjuha letrare e normëzuar mbi dialektin e Elbasanit. Ky vendim u sanksionua edhe me botimin në “Fletoren zyrtare” të Shqipërisë më 1923, mbasi kishte marrë edhe miratimin në Kongresin Arsimor të Lushnjës më 1920. Në këtë Kongres ishte njësuar edhe terminologjia që do të përdorej në tekstet shkollore. Tani edhe studimi i strukturës gramatikore të gjuhës shqipe bëhej, kryesisht, mbi këtë bazë. Mund të thuhet se shumica e gramatikave që u botuan në periudhën e Pavarësisë ishin në mbështetje të plotë të vendimeve të Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës.
    Në vijim të punës shkencore për unifikimin e gjuhës përpjekje për të organizuar veprimtarinë shkencore u bënë më 1940 me krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në të cilin, në kushtet e pushtimit italian, u përfshinë studiues të njohur shqiptarë dhe italianë, të gjuhës, letërsisë dhe të artit. Kryetar i parë i këtij Instituti ishte Ernest Koliqi dhe sekretar i përgjithshëm Zef Valentini, ndërsa ndër anëtarët kishte intelektualë të shquar si Aleksandër Xhuvani, Ekrem Vlora, Eqrem Çabej, Karl Gurakuqi, Kol Kamsi, Lasgush Poradeci, Lazër Shantoja, Sotir Kolea, Vangjel Koça etj. Më 1942 u quajt Instituti Mbretnuer Shqiptar, në varësi të Kryeministrisë. Në periudhën e pushtimit gjerman (1944) Instituti u riorganizua dhe u quajt Instituti për Studime e Arte, me zgjerimin e fushave të kërkimit e të numrit të studiuesve, tanimë vetëm shqiptarë, të ndarë në tri degë: gjuhësi, arte dhe shkenca natyrore e teknike. Në këtë institucion u përfshinë edhe intelektualë të tjerë të njohur të kohës, si: Ali Asllani, Arshi Pipa, Hamdi Sulçebe, Hasan Dosti, Krist Maloki, Kristo Floqi, Ndoc Nikaj, Mithat Frashëri, Odhise Paskali, Spiro Konda, Vasfi Samimi, Vedat Kokona etj.
    Mbas vitit 1944, ngjarja kulmore për unifikimin e gjuhës së shkruar në të gjitha trevat ku flitej shqip, brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, ka qënë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
    Ky Kongres u mbajt nga data 20 deri më 25 nëntor 1972, në Tiranë me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë. Ky kongresi, pa asnjë dyshim ka qënë ngjarja më e rëndësishme e shekullit XX për gjuhën tonë kombëtare pas Kongesit të Manastirit që miratoi alfabetin.
    Mbas shum debatesh, nisur kryesisht nga motive atdhetare, për të ruajtur unitetin kombëtar,
    Specialistët e gjuhës, miratuan rregulla, që ishin të ndikuara edhe nga politika e kohës, duke
    qënë në kundërshtim të plotë me bindjet shkencore të shum prej tyre, akademikë dhe njohës
    shum të mirë të problemeve gjuhësore.
    Mbas vitit 1990, kur këta specialistë mund ta thonin mendimin e tyre të pandikuar dhe të pa
    frikësuar nga politika, filluan të dalin në shtyp kritikat e para për vendimet e këtij Kongresi.
    Edhe këto kritika nuk i shpëtuen një politizimi të tejskajshëm. Specialistët e vërtetë u shprehën
    se ka patur vendime të gabuara në këtë kongres por kjo ngjarje ka patur rëndësi shum të madhe
    jo vetëm gjuhësore por edhe historike prandaj nuk duhet as të prekej, as të hidhej poshtë.
    Njerëz të etikës, aspak specialista të gjuhës, filluan të flasin jo me terma shkencore për këtë
    problem mbasi ata në shumicën më të madhe nuk kishin haber nga shkenca gjuhësore, por
    filluan të shajnë komunizmin dhe të thonë se ky kongres ka shkatërruar gjuhën shqipe dhe disa
    nga këta hodhën haptas idenë se “Gjuha gegërishte duhet të ishte gjuhë kombëtare dhe çdo gjë
    që ishte vendosur duhet të hidhej poshtë.” Nga foltorja e parlamentit shqiptar, deputetë të
    mandatuar nga populli flasin në gjuhë dialektore dhe jo në gjuhën zyrtare të njohur dhe të
    miratuar zyrtarisht duke u bërë një shembull i keq për drejtshkrimin dhe përdorimin e gjuhës
    shqipe. Po kështu, edhe shum gazetarë dhe analistë, në emisionet radiofonike dhe televizive
    përdorin fjalë të huaja krejtësisht pa nevojë edhe kur fjalët shqipe ekzistojnë. Është për të ardhur
    keq, që në shkrimet dhe librat e tyre edhe persona me grada shkencore deri edhe Profesor
    Doktor, nuk i zbatojnë rregullat e miratuara të drejtshkrimit të gjuhës tonë dhe shkruajnë në
    dialektin e tyre. Shifet qartë që ky veprim kryhet në shenjë proteste ndaj mohimit të dialektit
    gegë dhe këtë në shum raste e pohojnë me gojën e tyre.
  19. 3 A duhet shkruar gegërisht në publikime zyrtare dhe akademike?
    Shkruesi i këtij shkrimi është nga Nikajt, një fis përfaqësues i popullsisë së Gegërisë ose i
    Gegnisë siç ju pëlqen të shkruajnë disa. Nëse do të nisesha nga kjo, shkrimi im do të duhej të
    shkruhej në dialektin gegë të gjuhës shqipe. Bëjmë pyetjen se çfar do të ndodhte në shtete jo
    shum të mëdha, psh si Italia ose Franca ose në shtete të mëdha si Rusia, Kina dhe SHBA-të
    nëse secili do të shkruante libra në dialektin e krahinës nga vjen? Rezultati do të ishte një
    katraurë e madhe gjuhësore ku nuk do ta merrte vesh i pari të dytin.
    Ju bëj pyetje atyre që pretendojnë se duhet të shkruhet në gegërishte dhe vetë shkruajnë në një
    variant të gegërishtes që nuk e përfaqëson gjuhën e të gjith atyre që e quajnë veten gegë se a
    janë marrë vesh midis tyre se cilin version të gegërishtes duhet të pranojnë shqiptarët?
    Konsiderohet popullsi gege nga lumi Shkumbin e sipër ku përfshihet popullsia e Elbasanit,
    Tiranës, Krujës, Kavajës,Lezhës, Shkodrës, gjith zona shqipfolëse në Mal të Zi, Puka, Tropoja, Mirdita, Mati, Dibra, Librazhdi dhe pothuajse e gjith popullsia e kombësisë shqiptare e Kosovës dhe e Maqedonisë, madje edhe popullsia e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Dhe pytja që shtroj këtu publikisht është se për cilën gegërishte e kanë fjalën këta zotërinj, për varjantin e gjuhës
    shkodranishte apo atë të Mirditës, Dibrës dhe vendeve të tjera?
    Nëse vendosim të hedhim poshtë gjuhën ekzistuese dhe të pranojmë në mënyrë unanime
    varjantin gegë të gjuhës, do të kemi shum probleme midis vetë gegëve se si do ta shkruajmë
    fjalën mirë, do ta shkruajmë majr, mëjr apo në ndonjë formë tjetër. Nëse japim shembuj të tjerë
    të diversitetit të gjuhës shqipe në dialektin gegë, kësi shembujsh do të kishim pa fund.
    Nisur nga sa parashtrova më sipër, jam i mendimit që të gjith shqiptarët, kudo që ndodhen deri
    në fund të botës, duhet të respektojnë rregullat e drejtshkrimit të miratuara dhe shkrimet qoftë ato
    të administratës shtetërore dhe të medias, qoftë ato të shkrimeve publike të çfardo forme, duhet
    të shkruhen në gjuhën normative të miratuar dhe të pranuar zyrtarisht nga organizmat përkatëse.
    2.4 A duhet të ndryshojë rregulli për shkrimin e gjuhës shqipe?
    Për këtë problem ka dy grupe të mëdha që shfaqin mendime që e kundërshtojnë njëra tjetrën.
    Njëri grup është radikal në qëndrimin e tij, pretendon që Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës
    Shqipe i vitit 1972 duhet të hidhet poshtë si një truk i organizuar nga shteti komunist i kohës dhe
    besnikët e atij regjimi, servila deri në ekstrem të regjimit. Më tutje ata janë të mendimit të futet
    në përdorim dialekti gegë që kanë ata në mendjen e tyre, dialekti i banorëve të rrethit Shkodër.
    Por ata harrojnë se Shkodra nuk i ka përfaqësuar kurrë, as në ditët më të fuqishme të sajë, të
    gjitha krahinat gege të Shqipërisë në asnjë lloj problematike.
    Grupi tjetër është më i moderuar, ata janë për rishikimin e vendimeve të Kongresit të
    Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të vitit 1972, pa e hedhur poshtë këtë kongres. Ata janë shprehur
    se janë specialistët e gjuhës që duhet të na thonë se çfar duhet të ndryshohet në ato vendime të
    mëparshme në mënyrë që gjuha shqipe të jetë e përsosur.
    Unë nuk jam specialist i gjuhës dhe nuk di të jap mendime për atë problem por duke dëgjuar
    pambarimisht diskutime për fjalët kokë dhe Vlorë jam bindur se diçka duhet të rregullohet sepse
    nuk mund të thuhet kokministër për kryeministër as koktar për kryetar. Edhe emri Vlorë ma merr
    mendja se duhet të shkruhet Vlonë mbasi fjala vlonjat nuk ka kuptim të shkruhet vlorjat.
    Bazuar nga sa thamë në këtë paragraf, konkluzioni është që duhet vënë dorë me kujdes dhe pa
    pasione dhe mllefe mbi rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këtë duhet ta bëjnë specialistët
    e gjuhës dhe jo politikanët as fondamentalistët e çfardo ngjyre që të jenë.
    2.5 Cila është zgjidhja e këtij problemi?
    Persona të ndryshëm kësaj pyetje do ti jepnin përgjigje nga më të ndryshme dhe zgjidhjet e
    propozuara mund të jenë në numër shum të madh.
    Lidhur me këtë problem unë kam propozimin se duhet të bëhet një kongres për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Këtë a arsyetoj nga dy faktor:
  20. Sot gati 50 vjet mbas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kanë dalë problematika
    të reja të cilave specialistët e fushës duhet tu japin zgjidhje. Me kalimin e kohës ndodhin ndryshime të cilat domosdo duhet të reflektohen në rregullat e shkrimit të gjuhës.
  21. Për të reflektuar të gjitha ato shqetësime që paraqesin personat e ndryshëm qoftë specialist ose jo të gjuhësisë, duhet të studjohen shqetësime e paraqitura dhe duhet tu jepet përgjigje shkencore dhe institucionale, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi këso rastesh ku njëri shkruan në një formë dhe tjetri në një tjetër. Duhet rënë dakort që të gjitha palët ti binden një rregulli normativ për përdorimin e gjuhës.
    Normalisht këtë problem duhet ta zgjidhin institucionet zyrtare të Shtetit Shqiptar siç janë Katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit të Tiranës, Akademia e Studimeve Albanologjike me Institutin e sajë të Gjuhës dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.
    Gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit kemi vënë re një indiferencë të palejushme ndaj dëmtimit të imazhit të gjuhës shqipe qoftë në media qoftë në botimet zyrtare dhe private.
    Pothuajse në asnjë rast gjatë këtyre 30 vjetëve nuk kemi parë ndonjë reagim institucional të këtyre institucioneve për shkrimin në mënyrë të gabuar edhe të akteve zyrtare të Qeverisë dhe të Parlamentit Shqiptar. Aktet zyrtare të publikuara në internet janë të mbushura plot me gabime drejtshkrimore dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe asnjë institucion zyrtar nuk reagon ndaj këtij masakrimi që po i bëhet gjuhës sonë.
    2.6 Përfundimi dhe rekomandimet
    Nisur nga këto fakte që parashtrova më sipër jam i mendimit që shoqëria civile duhet të japë kontributin e sajë për këtë problem dhe ta thotë fuqishëm fjalën e sajë.
    Mbasi shteti dhe organizmat zyrtare që janë të specializuara për të bërë studimet gjuhësore, nuk po e marrin seriozisht problemin e ruajtjes dhe përmirësimit të gjuhës shqipe, i mbetet shoqërisë civile dhe organizatave jo qeveritare, me intelektualët më të aftë dhe më patriot që ti dalin për zot këtij problemi madhor të kombit tonë. Akademia e Shkencave Alternative Rrënjët Tona, mund të jetë njëri nga këto subjekte që mund ta marrë një nismë të tillë. Kjo do të arrihet nëse merren masat e nevojshme për krijimin e burimeve të nevojshme financiare dhe organizimin e specialistëve me qëllim final mbajtjen e një kongres të ri të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Nëse sigurohen burimet e nevojshme financiare për këtë problem, jam i mendimit që në vija të përgjithshme të veprohet në këtë mënyrë:
  22. Të vendoset data e mundshme e parashikuar për mbajtjen e këtij kongresi mbas jo më pak se 18 muaj nga data e publikimit të njoftimit.
  23. Të njoftohen publikisht të gjith personat e interesuar për ndryshimet gjuhësore brenda dhe jashtë Shqipërisë, se ata mund të pregatisin brenda një viti nga data e publikimit, material të shkruar për vërejtjet për mënyrën se si shkruhet sot gjuha dhe të paraqesin propozimet për ndryshime.
  24. Të kërkohet nga specialistët më të mirë dhe të njohur si të tillë për gjuhën shqipe që të paraqesin me shkrim përvojat dhe mendimet e tyre për ndryshime.
  25. Ata që nuk sjellin materialet e nevojshme brenda një viti, përjashtohen nga e drejta e publikimit të punimeve ose vërejtjeve të tyre.
  26. Në afatin kohor të 6 muajve, duhet të publikohen të plota këto referate me të gjitha vërejtjet dhe propozimet e paraqitura. Materialet të botohen në formë libri dhe të shpërndahen para mbajtjes së kongresit.
  27. Një komision specialistësh i Akademisë duhet të studjojë të gjitha materialet e paraqitura dhe të sjellë në Kongres për miratim një platformë zyrtare për ndryshimet e propozuara.
  28. Në këtë kongres të jenë të ftuar për të marrë pjesë edhe institucionet zyrtare të shtetit shqiptar që merren me problemet gjuhësore.
  29. Mbas një diskutimi të gjatë të problematikave të paraqitura, të kalohen për votim propozimet për ndryshimet që propozohen.
  30. Të kenë të drejtë vote të gjith ata persona që paraqesin për punimet e këtij kongresi një punim shkencor mbi çeshtjet e gjuhës mbi 30 faqe format A4.
  31. Kongresi të jetë i publikuar nga mediat e shkruara dhe televizionet. Gjatë punimeve të kongresit nuk duhet lejuar të marrin pjesë ata që nuk kanë paraqitur materiale me përjashtim të personave personalitete të cilët do të ftohen nga organizatorët.
    Ky organizim do të kushtojë shumë mund dhe djersë por edhe shumë para por do të jetë një veprimtari e rëndësishme me interes kombëtar.
    Jam i mendimit që edhe organet zyrtare të shtetit shqiptar do të jenë të detyruara ti njohin vendimet e këtij kongresi i cili nuk duhet të ketë ndikime nga asnjë krah i politikës por të jetë thellësisht me përmbajtje shkencore dhe kombëtare.
    Ju faleminderit
    Mark Palnikaj,

Burimi/Facebook e Autorit

Alejandro Greco – VJETORI 21 DËSHMORËVE TË KOSOVËS: ZAHIR PAJAZITI – EDMOND HOXHA – HAKIF ZEJNULLAHU – GJAKOVA GASPËR KARAQI

No Comments Argëtim Histori

ë gjithë Motrat e Vellezer Shqiptarë,: Përkojtojmë Përvjetori i 23°, më 27, 28 dhe 29 janar të 1999 , që 21 Luftëtarë dhe Eprorë të Dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pritat e ushtrisë e policisë serbe, në Rugovë të Hasit, në Bishtazhin dhe në Goden, kanë rënë Dëshmorë për Liri: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj,Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli: Lavdi të Përjetshme Martirve te Dardanise – Kosovë qe rane ne Altarine e Lirise!!! Përkojtojmë i 23° Vjetori, 28 Janar 1999, që Gjakova Gaspër Karaqi, Patrioti, humanist, militant, mësuesi, poeti dhe publicisti, njeri me vlera të mëdha Njerëzore, Atdhetarë, bie për të mos vdek kurrë, në Fushën e Nderit: Lavdi Dëshmorit Gasper Karaqi për jetë e mot për vepren dhe sakrificen e dhënë Kosovës!!! Përkojtojmë Përvjetori i 25°, më 31 Janar 1997 – 2021, që në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ranë Heroikisht tre Luftëtarë trima e UÇK-s, për të mbrojtur Tokën e Shenjtë Shqiptare nga pushtuesi serb, në Luftës së Kosovës: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu nipin e tij, Edmond Hoxha nga Juniku: Lavdi të Përjetshme e motë, qofët kujtimi i paharuar Trimave tone, Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë!!! Rroft Shqipëria Etnike!!! Lavdi dhe Respekt për Dardania!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Autoctonus!!! Zoti i Bekoftë gjithë Shqiptarët që ja duan të mirën Atëdheut!!! Të gjitha të anijeve një përqafim!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot
Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve – Bir i Shqiponjësr
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!
Instagram @alejandrogreco.oficial

Burimi/Facebook

Pierre-Pandeli Simsia – DUKE VËSHTRUAR KËTË FOTO SA SHUMË E BUKUR, PO AQ SHUMË E DHIMBSHME…!!!

No Comments Argëtim Letersi

Nga unë Pierre-Pandeli Simsia
Sa shumë dashuri, sa shumë dhimbje ka në këtë foto!
Jeta e bukur bashkëshortore ka edhe të papritura, dhimbjet e mëdha që vetë jeta ti sjell…
Sa shumë dhimbje të sjell jeta në çastet e fundit të jetës, pasi, me njeriun e dashur të zemrës, njeriu, me të cilin ke lidhur jetën bashkëshortore, ke krijuar familjen e mrekullueshme, ke lindur, ke ritur, ke edukuar fëmijë të mbarë, vjen një ditë dhe e sheh i përgjëruar me dhimbjen e madhe në shpirt ndërsa tretet në shtratin e dhomës së saj me sëmundjen e pashërueshme që e ka mbërthyer.
E sheh atë fytyrë të bukur që duket po aq e bukur, po aq engjëllore sa ç’i është dukur vite të shkuara ditën e parë të njohjes së tyre, ashtu siç i është dukur e njëjtë engjëllore ajo fytyrë gjatë gjithë jetës së tyre bashkëshortore.
E vështron dhimbshëm, e prek atë trup, atë dorë të vyshkur, të ngrohtë, dorë bashkëshortore, e ledhaton me dashuri ashtu siç e ke ledhatuar për vite e vite me radhë gjatë gjithë jetës dhe, një jetë të tërë ka ndjerë dashurinë e pakufishme; ndërsa vështrimi i dhimbshëm si në këtë foto, prekja e duarve të njeriut më të dashur të jetës tënde në ditët e fundit të jetës, i jep ndjesinë dhimbjen e madhe, pamundësinë, pafuqishmërinë për t’ia larguar sëmundjen e keqe që e ka mbërthyer të një rruge pakthim…
Kjo foto e dhimbshme ç’më kujtoi atin tim të ndjerë shumë vite të shkuara, mbi dyzetë vjetë, i cili, pa mbushur ende 60-të vitet e jetës së tij, shihte bashkëshorten e tij të dashur, mamanë tonë, të pazëvendësueshmen mama që sapo i kishte mbushur 50-të vitet e jetës, në javët e fundit të jetës së saj teksa rrinte e shtrirë në shtrat në këndin e dhomës së madhe me oxhak të shtëpisë sonë qindravjeçare…
Të gjithë ne jemi të pafuqishëm të ndihmojmë njerëzit tanē të dashur ndërsa sëmundja i ka mbërthyer për të ikur në një udhë pa kthim në udhën e vdekjes…
Të gjithë ne në raste të tilla jemi të pafuqishëm të mposhtim dhimbjen për njerëzit tanë të dashur…
Le ta duam njëri tjetrin me dashuri të pastër, të sinqertë, dashuri pa interes.
Le ta duam, ta respektojmë, ta mirëpresim njëri tjetrin sa jetojmë në këtë jetë të shkurtër, vitet e të cilës ikin shumë shpejt, pa u kuptuar…
Le ta duam, ta respektojmë njëri tjetrin për të mos u kujtuar pas vdekjes të njërit apo tjetrit pengjet, respektin, dashurinë e padhuruar, dashurinë e munguar…
Le ta duam njëri-tjetrin…

Burimi/Facebook

Vitore Stefa Leka – Berati im!

No Comments Argëtim Letersi

Qytet i ndertuar ne shtate kodra , si ne shtat mrekullite e botes , ka patur privilegjin te ket simbole ne ujdhesen e vet Deshmi per kete eshte Egnatia ,ku mendohet te ket kaluar nje nga Apostujte e jetshkrimit te Krishtit , Shen Pavli
NeBerat jetoi piktori i pa perseritur Onufri dhe dalta e Dovit Selenices , ne punimet e ikonostasave ne Akropuli e Krishterimit ne Kalane e banushme dhe te rralle ne Ballkan dhe Europe si banese e fortese te Komenit Berati permendet per trashegimine boterore me kodiket e rralle , i ipitafit te Gllavenices punuar me argjend
Profesor Bedri Dede e ka quajtur Beratin “djepi i psikologise dhe paleologjise , qe u perkund nga mesuesi i popullit Bab Dud Karbunara “Berati ka qene dhe mbetet model i bashkejeteses fetare Ne kete qytet te lashte dhe me aq shume histori , ne porten e tij dhe ne kalldremet e tij , ka trokitur dhe ecur i madhi Naim Frasheri si dhe Hoxha tasim , nje poliedrit.
Nje nga ciceronet e rralle te muzeut Todi Sotiraj thoshte “Tek shtepia e Bizbiqeve i eshte bere atentati i pare bimbashit qe u vra ne Gjirokaster..
Qyteti lashte dhe i rralle i Beratit eshte dhe vendi i Neo martireve te Krishterimit , Shen Nikodhimi .Po nga ky qytet ka lindur jetuar dhe punuar mjeshtri argjendar i madh Agathagjel Mbrica
Kultura bizantine ka ne kete qytet ,ditarin e biografise si ne arkitekturen e qytetit dhe te faltoreve te kultit mysliman e Kristian ! Nje tjeter mrekulli eshte Medreseja , per vlerat arkitektonike qe ka
Roshniku i Beratit vend-lindja e Qyperllinjeve , ku kane lene nder dhe emer ne porten e Stambollit
Ne Berat lindi Muzaka , krahu i djathte i Kastriotit Po nga Berati jane karbunara, Shyqeri Fuga, Vrionasit Resuli, Buharaj Pulake Gjergj Stefa qe mbeten simbol te qytetit Vet emertesat e ketij qyteti , Antipatria , Pulihapolis , Beligrad i japin tipikun , si qyteti urtesise, ndershemrise dhe diturise ,qe kane si produkt ,fisnikrine
Berati te befason , sepse eshte i vetmi qytet qe ka limane , ku ankorohet, udhetari e vizitori Ne keto limane ku jane copeza jete te ketij komuniteti eshte dhene ditari i ketij qyteti shekullor me bukuri te rralle…

Burimi/Facebook

Bari Dervishllari – Dorëzim pa kushte.

No Comments Argëtim Letersi

Para bukuris tënde u dorëzova,
arma e dashuris vret pa zhurmë.
Duartë lart i ngrita se u hutova
fitova atë që s’e fitoj tjetër si unë.

S’e di si e quan ti,humbje a fitore,
Nuk është pak të fitosh mrekulli.
Ia vlen sakrifica madhështore,
Mrekullin e tetë tani e kam në gji.

Beteja e dashuris s’ka të humbur,
Dy zëmra që rrahin për një qëllim.
Anija detin se kalon pa tundur,
në portin e ëndrrave bën pushim.

Gëzimi fillon në portin e ankoruar,
armët e nxehura na sollën paqe.
Kaluamë fazat si ç’do i dashuruar,
I shkruamë të gjitha në gush e faqe.

B.Xh.D.Dushar korç.
Marë ngë libri Lexova lotin tënd.

Burimi/Facebook