Home

Lajme

Hamdi Skeja – Qëkur ike!

No Comments Argëtim Letersi

Ishte tmerr dita e ikjes,
qielli lëshoj rrebeshe lotësh
bashkë me mua,
qendrova i vetëm me kujtimet,
Ndërsa ti more arratinë
në belbëzimet:
-S’jemi për njëri-tjetrin!

Lëndinave të mendimit zogjt ndalën këngën,
lulet u vyshken
dielli mori arratinë
bashkë me ty!
Se ti ishe shpend paqeje, lule shumëngjyrëshe, ishe diell që ngroh,
Kurse ti përvëlove me ikjen!

qëkur ike!
Koha vazhdon e mbledh kujtimet,
si një shpend kur ndërton folezën,
po unë nuk kam më çfarë të mbledh
përveç lotëve!
A ndërtohet shpresa me dhimbje?
Boshllek i madh është mes distancës tonë,
që e mbush me lotët e mallit,
e di,
kam gabuar dhe jam fajtor për ikjen tënde!
Duhet të kisha dashur më pak,
po unë s’di të dua me kufijt e dashurisë
si ti!

Se dashuria është e paanë,
e pafundme
është jetë brenda jetës!

Hamdi Skeja !

burimi/facebook

AGRESIONI I MUNDËSHËM RUS MBI UKRAINË DHE KOSOVA

No Comments Lajme Opinion

Dritan Goxhaj

28.01.2022

Para dy ditësh Presidenti i Republikës na tha nëpërmjet Fb te tiëj se kishte takuar Shefin e Shtabit të Ushtrisë dhe kish diskutuar për agresionin e mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe ndër të tjera Meta thotë “Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik”.

Presidenti bën mirë që në fund të mandatit të tij bën sikur shqetësohet për atë çka ndodh në botë, por ama të vret veshin e të fyen inteligjencën dhe memorien, kur e konsideron Ukrainën një vënd mik. Ai ndoshta mund ta ketë mike Ukrainën se ndoshta ka çuar atje paratë e tija të bllokut të zi, në bankat e këtij vendi, të cilat janë të gjitha në listën e zezë të BE për pastrim parash. Por unë nuk di që ne shqiptarët ta kemi mike Ukrainën e cila gjithnji ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj halleve tona.

Gjatë luftës në Kosovë qeveria Ukrainese doli me deklaratë zyrtare kundër intervenimit të NATO në Kosovë. Gjithashtu kontigjenti i mercenarëvë ukrainas në rradhët e forcave serbe në Kosovë ishte i dyti për nga numri, ku i pari ishte ai i Rusëve, i vendosur aty që në tetor të 1998, në kazermën e kësaj ushtrie në fshatin Dumosh të Podujeves, dhe kanë hyrë në veprime luftarake direkt kundër forcave të UҪK-së në datën 24 dhjetor të 1998 në luftimet në Tabet e Llapashticës, të cilat zgjatën deri në datën 27 dhjetor, dhe ku UҪK humbi 10 luftëtarë.

Gjithashtu Ukraina refuzoi ta njihte Kosovën dhe pamvarësinë e saj në 2008 dhe vazhdon akoma të refuzojë njohjen e saj.

Parimisht nuk më shqetëson aspak agresioni Rus ndaj Ukrainës, për sa kohë sllavët e veriut shqyen mes veti, pasi nuk e konsideroj atë si vend mik, ashtu si Meta.

Por nga ana tjetër më shqetëson agresioni në rrafshin taktik dhe atë gjeopolitik. Kjo pasi një agression i tillë i mundshëm do të ndryshonte totalisht qasjen politike ndaj këtyre konflikteve dhe agresioneve.

Ky agression do të cënonte direkt sigurin e Evropës, pasi kush do të mund ta ndalonte Rusisë që mos të aneksonte në të njëjtën mënyrë edhe ato ish republikat e tjera të ish Bashkimit Sovjetik që i janë bashkangjitur Evropës?.

Por ajo që më shqetëson më shumë nuk është halli i Evropës, por se për të shpërqëndruar vëmendjen dhe përpjekjet diplomatike dhe ushtarake të Evropës dhe Amerikës në këtë rast, Rusia do e urdhëronte Sërbinë që të aneksonte më anë të forcës ushtarake të gjitha enklavat serbe në Kosovë me lidhje territorial me Sërbinë.

Dhe kur kjo të ndodhi, kush do ta ndalonte këtë agression të Sërbisë dhe dhunim të sovranitetit të Kosovës, këtë dhunim të integritetit territorial të Kosovës dhe përdhunim të integritetit territorial të Shqipërisë së Ismail Qemalit.

Mos mendoni se do e bënte Esadisti i “Ballkanit të Hapur” Ed(vin) Rama?

Dhe pastaj që Evropa të siguronte integritetin e saj nga ndonje agression i mundhëm Rus në periferitë e saj, që mund të sillte disintegrimin e këtij unioni, do të bëntë paqe me Rusinë duke sakrifikuar sërish shqiptarët, ashtu si në 1913 kur Lordi kerrington thoshte “ u desh të sakrifikonim shqipërinë dhe shqiptarët për hatër të ruajtjes së paqes në ballkan”.

Vetëm se kësaj rradhe, sakrifica do të ishte për hatër dhe në emër të paqes në Evropë.

E di që shumë mund të thonë se do ndërhyjë ushtarakisht Amerika, por ajo nuk ka për të ndodhur pasi Amerika tashti e kishte shancin që të rregullonte njëhërë e përgjithmonë çështjen e Kosovës në raport më Sërbinë dhe Rusinë.

Ajo mund të shfrytëzonte draft propozinim e rusëve prej disa pikash për çështje të sigurisë dhe të paraqiste një kundër draft në të cilin të fuste edhe njohjen e Kosovës nga Sërbia dhe nga OKB, por thjesht amerikanët refuzuan të hynë në bisedime me rusët.

Ndaj jam i shqetësuar sepse ne do sakrifikohemi sërish në rast të një agresioni Rus në Ukrainë.

Dhe do të kisha pasur dëshirë që palët ti ktheheshin marëveshjes Minsk II të 2015, marëveshje e arritur me ndërmjetësimin e OSBE dhe nën mbikqyrjen e saj, por që diplomacia amerikane, duke qënë se mbeti jasht kësaj marëveshje e nxiti qeverin Ukrainase që në mënyr të njëanshme të mos e zbatonte këtë marëveshje, duke nisur që nga viti 2017.

Dhe pasi amerikanët, për inate personale dhe ego të arrogancisë e bën mut këtë shanc paqeje në Ukrainë, dhe tashti që e kanë parë që ( The shit will hit the fan), kanë vendosur të bëjnë vetëm sinoptikanin e agresionit.

Njësoj si ata pleqt që thonë: shumë shpejt do bjeri shi se më dhëmbin kockat.

Edhe amerikanët kanë disa javë që vetëm thonë se shumë shpejt Rusia do e sulmojë Ukrainën, por ata nuk do të çojnë asnjë ushtar në këtë konflikt.

Pra kur po abandonojnë Ukrainën që është shumë herë më e rëndësishme strategjikisht dhe politikisht se Kosova, çfar mendoni se do ndodhi në rast të agresionit Serb mbi Kosovë?

Ps: 1. Unë çantën e shpinës e kam gati që disa kohë,e kam bërë gati për tjetër drejtim

Enver Bytyci – Rrofte opozita e llojit Gjuzi me Lulzim Bashen e Kimit!

No Comments Lajme Opinion

“Opozita e forte eshte esenciale per demokracine”! Kjo fjali ishte vendosur ne fund te deklarates se ambasades amerikane, me te cilen njoftohej takimi i ambasadores Kim me deputetin Lulzim Basha!
Ne fakt ne faqen e ambasades thuhej se ambasadorja takoi kryetarin e Partise Demokratike. Por zonja Kim mund t’i thote Lulit kryetar edhe pasi ai te kete dale nga kjo parti!
Por me beri pershtypje deklarimi se “Opozita e forte eshte esenciale per demokracine”! M’u duk se eshte fjala per foltoren e Berishes dhe se keto fjale po i thoshte lideri historik i Partise Demokratike. Por jo, ishin fjallet e zonjes Kim. Ajo, pasi e shkaterroi opoziten per llogari te Edi Rames, tani po tall …. me ne shqiptaret, duke na filozofuar se demokracia nuk mund te ekzistoje pa opoziten!
Nderkohe ajo e di se njeriu me te cilin u takua per te qare hallin qe i ka zene me Sali Berishen, dihet se nuk eshte as opozite esenciale, as opozite formale! Eshte peng dhe bashkepunetor i narko-shtetit! Mjafton te shihet se si ruhet e mbeshtetet nga socialistet ne salla e ne sondazhe, per te kuptuar se cfare opozite perfaqeson Lulzim Basha!
Rrofte opozita e llojit Gjuzi me Lulzim Bashen e Kimit!

Burimi/Facebook

Ibsen Elezi – Zonja Ambasadore !

No Comments Lajme Opinion

Si nje shqipetar proamerikan i gatuar qe ne moshe te re, imazhi i USA per mua ka qene shume i rendesishem, jo vetem se aty kam pare modelin qe do deshiroja per vendin tim por edhe vendin aleat qe do ishte krah nesh per ndertimin e modelit tone.
Per rrjedhoje une nuk jam nga ata qe te shoh me shqetesim nderhyrjen tuaj ne punet tona te brendeshme, per mos te thene se do e shihja me shqetesim te kunderten.
Per asnje arsye nuk do e merrja mundimin qe te drejtoja nje kritike sado te gabuar ta mendoja, por kur shoh se qendrimet tuaja demtojne thelbin e imazhit te vendit tuaj, pra modelit qe une besoj, smund te rri pa u shprehur.
Kur pash takimin tuaj te fundit me Bashen dhe pronocimin tuaj desha te kujtoj nje shrehje tonen :
“per inat te sime vjerre shkoje flej me mullixhine”.
Fakti qe ju e keni shpall nongrata Berishen edhe pse mund te ket vend per diskutim, eshte qendrimi juaj dhe duhet te merret ne konsiderate nga cdokush, por qe te na serviresh si zgjidhje Lylin per hallet tona te demokracise dhe opozites, nuk eshte tallje me ne por cenim imazhi i modelit tuaj.
Zonja ambasadore, nuk do e mendoja kurre qe mund te ekzistoje nje arsye madhore qe flamurin tend te shenjte ta ktheje ne mburoje per maskarenjte, modeli juaj eshte njelloj i shenjte edhe per ne, per rrjedhoje na lind e drejta ta mbrojme po aq sa Ju.

Burimi/Facebook

Gjeto Turmalaj – DUKE BISEDUA ME DIABETIN

No Comments Argëtim Letersi

U lodha keqas e jeta më është trazuar
Me gjithë fuqinë e shpirtit duke luftuar
Ndër spitale me ilaçe e mjekime
Vajta disa herë në rrezik me operime.
.
Eh, me drojë “bisedova” me Diabetin
Që sado pak dhimbjen më e lehtësuar
Se ka 20 vjet që më rëndoi shëndetin
Mbase do më lejë rehat pa më tunduar.
.
Por a e dini se çfarë më tha Diabeti:
-Për ty më ardhka keq së tepërmi,
Pra po mundohem që të ndihmoj
Sa më parë në botën tjetër të dërgoj.
.
Andej s’ke nevojë për spitale e as ilaçe
Në atë botë, s’ka koha matje, as caqe
Të kthehet kenia shumë shpejt mbarë,
Çdo pranverë mbi ty dalin lule e bar.
.
Hë pra, gëzoju që po të jap alternativën.
Madje për ty është më e mira zgjidhje.
Mendohu mirë e kthjelltë, pa ekuivok
Do të jetosh mbi dhe, a në tjetrën botë?
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimime poezi “Meditime shqiptare ne Amerik”

Njihuni me ministrin shqiptar që shpëtoi 2000 hebrenj, duke i pajisur me pasaportë të Shqipërisë

No Comments Argëtim Histori

Urdhëri i ministrit të Brendshëm, Kol Bib Mirakaj, për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.
Urdhëri i ministrit të Brendshëm për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.

Ishte vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakës. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Miraka i bëri shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të Mbrendshme dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leon.”

Në atë kohë Kolë Bibë Miraka ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.

Shumë shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku.

Ja dokumenti përmes të cilit, Kolë Bibë Miraka shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumentit është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.

Burimi/kosovaime.tv/

Ibsen Elezi – Kur mund veten !

No Comments Lajme Opinion

Eshte e veshtire te krijosh epersi ne debat me Doktorin.
Doktor dje shume te kane pershendetur per debatin, ca ashtu e kuptojne, ca te bejne qejfin e shume nga tifozlleku.
Doktor, une mendoj se dje nuk te “munden” dot, por munde veten.
Konkretisht, dje por edhe ne vazhdimesi, ne argumentat tuaja e cilesoni Lulin si “peng Basha”
(S29-ta edhe me keq, “i dal nga vetja”, “I shitur te Rama”, ” ktheu partine ne biznes” e gjithefare lloj).
Keto argumenta nuk e shpjegojne ate çfare ka ndodhur dhe realitetin e sotem.
Une mendoj se faktet dhe argumentat tregojne tjeter gje, po mundohem t’jua rifreskoj dhe rendis gjurmet e tij:
[ – Ne 2014 levizja e pare e tij ishte pastrimi i partise nga ata qe ai i shihte pengese dhe katapultimi i figurave pa asnje kontribut ne drejtimin e partise.

  • Ne 2015 shiti reformen territoriale duke e bojkotuar pa nisur dhe duke e miratuar pa perfunduar.
  • Ne 2017 shiti aksionin politik te çadres me marrveshjen sekrete te 17 majit.
    Hodhi ne treg idene e bashkeqeverisjes me Ramen dhe ket e konfirmoi me emerimin brenda nates te listes me 140 deputet, me mbi 10 deputet ne garanci marrveshje me UET.
  • pas humbjes dhe pazareve ne 2017 rizgjodhi veten kryetar te PD, duke manipuluar pjesmarrjen e antaresise.
  • Ne 2018 e kthu partine ne parti te emeruar. Emeroi kryetaret e degeve dhe strukturat drejtuese te degeve. Manipuloi haptas pjesmarrjen e delegateve ne kuvendin e dhjetor2018, 4600 vete te ulur ne 2000 karrige. Emeroi ke deshti (por edhe ne marrveshje me ju) keshillin kombetar, kryesine dhe strukturen drejtuese te Partise.
  • ne 2019 i fali Rames 60 bashki.
  • ne 2021 mori nje rezultat me te dobet se ne 2013 ne perqindje dhe deputet, gje e cila nuk e justifikonte blerjen e votave nga Rama.
  • ne 13 qershor 2021 manipuloi gjithe procesin per kryetar te PD.
  • ne 17 korrik 2021 ne kuvendin kombetar (4900 delegat per 2000 ulese) manipuloi (nen hundet tua) gjithe procesin e zgjedhjeve te keshillit kombetar, kryesise dhe organeve drejtuese te PD. ]
    Keto gjurme publike dhe te pakontestueshme, tregojne se asyetimet tuaja por edhe te S29, fokusimi juaj te dosja e lobimit Rus, Toyota yaris, porti Durresit, bizneset e Kunatit e ku di yne se çfare, jane vogelsira ne krahasim me faktet dhe argumentat e drejteperdrejte qe rendita me siper.
    Demet qe i ka bere zhvillimeve demokratike dhe vendit jane te pallogaritshme dhe pakrahasueshme , qofte edhe ne aspektin ekonomik me ato ku jeni fokusuar ju.
    Argumentat tuaja duan ta nxjerrin si nje njeri te kapur peng apo te shantazhueshem, i cili po perdor pozicionin e tij per pazare,
    ndersa argumentat mesiper tregojne se ai per nje kohe te gjate ka vepruar me nje plan te qarte per marrjen e drejtimit dhe rrenimin e PD-se, perfitimet jane thjesht element anesor.
    Dmth ai nuk eshte thjesht “peng Basha” por “uzurpatori shkaterrues Basha”.
    Fakti qe ju jeni e ndjeni veten pergjegjes per katapultimin e tij ne krye te PD dhe fajtor per mosreagimin tuaj 8-vjeçar gjate ketij proçesi shkaterrimi gradual, nuk duhet tju çojne ne deformimin e arsyetimit tuaj per asrye justifikuese dhe vetembrojtje.
    Lulezim Basha eshte nje person i trajnuar, katapultuar nga Soros dhe bashkepuntorwt e tij, i ndihmuar nga ju, me misionin e qarte per uzurpimin dhe shkaterrimin gradual te PD.
    Çdo devijim, me ose pa qellim, nga ky realitet i ben nje dem te pallogaritshem zhvillime demokratike brenda PD edhe jashte saj dhe zvogelon shume ne syte e opinionit publik perpjekjet tona rithemelimin e PD.

Burimi/Facebook

Hushi Agim – Kam nje enderr!

No Comments Argëtim Letersi

Si cdo enderr ajo ka permasat e saje te pafundme, cmendurine dhe kurajon e saje te pafundme.
Por une kam vendosur tua them…
Kam lindur dhe jam rritur ne Kavajen time te varfer.
Kam qene nje student i shkelqyer qe jeta ime kane qene librat.
Me vone fillova studimet elarta per gjuhe letersi.
Aty u njoha dhe u martova ne moshen 21 vjecare me Kristinen, ku na lindi dhe Aldo.
Por pas dy vjetesh me konsideruan nje talent per opera dhe fillova studimet ne Universitetin e Arteve per kanto qe ikreva shkelqyeshem.
Me pas me 2004 fillova studimet ne Akademine Franc List ne Budapest ku pas tre vitesh fillova si solist ne Operan e Budapestit.
Prej andej fillova ne Australi,Europe, USA, Mexice, Kine, Azi….sot pothuaj kam pushuar se kenduari dhe jap mesim.
Porkam nje merak te madh.
Me dhemb Shqiperia, Atdheu yne.
Me dhemb gjenerata e Fukarenjve.
Me keta politikane nuk kam fare besim.
Politikane milionere, vijne pa breke dhe pas pak kohesh, sdine ku i kane pasurite. Me gjakun tuaj,medjersen tuaj.
Ju jeni nje popull i zgjuar.
Perse duhet te ndjekim njeish kryeminister non ngrata dhe te stersprovuar, perseduhet te ndjekim nje mashtrues dhe te paafte…perse te mos dal une ete ngrihem per popullin tim, tudal zothalleve te tije megjith zemer.
Cme mungon mua ta bej kete?
A skam une shkollat dhe arsimimin e duhur, eksperiencen neper bote?
A skam une dashurine prinderore si themel te celikte te perkushtimit ndaj jush?
Une skam fituar kurre me te padrejte nje cent,skam perfituar kurre ne dicka pa djersen time .
Miq me shkruani dheshpresoj te gjeje perkrahjen tuaj aq me vlere.
Ju nga sotkeni nje mik te madh qedoluftoj per ju.
Ne programin tim asistencasocialesdo jete me nje llokme qesharake por nje trajtim dinjitoz perju dhe familjet tuaja.
Rruget me shifra alarmante prej milionash eurosh do jene meshifra reale dhe parat do iu shperndahen te varferve.
Mendoni per veten tuaj, per jeten dhe femijet tuaj.
Ju duhet te merrni fatet e jetes tuaj ne duart tuaja.

Burimi/Facebook

Enver Bytyci – Si po ndryshon rrotacioni politik në rajon!

No Comments Lajme Opinion

Enver Bytyçi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kuptuar se koha e tij është në fund të karrierës politike. Ai tha se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë që drejton dhe madje la të kuptojë se “po mendohet” për të rikandiduar për postin e presidentit në zgjedhjet e 3 prillit 2022. Ka sinjale se djali dhe vëllai i tij do të shpallen persona nën sanksione nga ana e SHBA-ve për shkak të implikimit të tyre në afera korruptive e kriminale. Ky paralajmërim i ka bërë me dije presidentit të Serbisë se koha e tij ka mbaruar.
Në Kosovë mbaroi që para një viti koha e politikanëve të tipit Vuçiq.
Në vend të kukullave të korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova tashmë ka një qeveri solide e legjitime, e cila pavarësisht gabimeve dhe dështimeve, nuk mund të krahasohet me qeverisjet e mëparshme. Në fund të fundit qeveritë janë si marrëdhënia midis kryefamiljarit dhe amvisës, suksesi i të cilëve shihet te financat. Qeveria e Kosovës ka arritur një nivel të ardhurash pas ardhjes në pushtet të zotit Kurti të pakrahasueshëm me të shkuarën dhe po shpenzon tashmë dhjetra milionë Euro sidomos në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Kosova u ngrit gjithashtu 17 vende në rankingun e Transparency International per korrupsionin.
Por edhe në Maqedoninë e Veriut ndodhi e paprtitura. Zoran Zaev, me shumë akte kontraverse, më në fund e la postin e kreut të partisë e të kryeministrit. Ai shihej si pengesë e përparimit të vendit drejt integrimeve europiane, sidomos në marrëdhëniet me Bullgarinë. Por edhe si person me orientim ideologjik të tipit sorosist. Kurse në Shqipëri ka sinjale se lidershipi në pushtet do të rrëzohet në bark për shkak të peshës së korrupsionit dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale e mafioze. Diskredidimi publik i Erion Veliajt dhe mbrojtja që po i bën atij Edi Rama shprehin dëshprimin e madh që ata kanë nën këtë peshë të papërballueshme. Në Itali tashmë po shpjegohen katër të pandehur të organizatave mafioze si të penduar. Do të shohim çudira nga pohimet e tyre për lidhjet mafioze të këtyre organizatave me lidershipin e shtetit shqiptar!
Në fakt hapi i parë i çmontimit të lidershipit politik në Ballkan nisi me shpalljen e akuzës së prokurorisë Speciale në Hagë në qershor 2020 kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai u përpoq që ta kapërcente goditjen që iu dha rrugës për në Uashington atë ditë qershori, por pak muaj më vonë u detyrua t’i hipë avionit e të aterrojë në Hollandë për të qëndruar atje si i akuzuar për krime lufte. Jam i bindur se akuzat kanë të bëjnë me vrasjen e shqiptarëve kundërshtarë të tij politikë dhe jo me serbë, siç pretendojnë Dick Martty dhe Aleksandër Vuçiq. Megjithëse ky i fundit nuk do ta donte akuzën dhe arrestimin e zotit Thaçi në momentin e dhënë për shkak të bashkëpunimit të ngushtë midis tyre për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Por largimi i Thaçit nga skena politike përmes arrestit ishte mënyra e vetme për të filluar goditjen kundër grupit destruktiv ballkanik të lidhur me mafien dhe krimin e organizuar, Vuçiq-Rama-Thaçi-Dodik. Ky i fundit po izolohet gjithashtu dita-ditës në Republikën Srpska. Duke goditur Thaçin ishte e kuptueshme se goditej e gjithë superstruktura e grupit konspirativ në linjën Beograd-Tiranë-Prishtinë-Banja-Luka. Ka mbetur të jepet një goditje edhe në Podgorisë, gjë që do të ndodhë në javën e ardhshme.
Ndoshta konflikti në Ukrainë ka diktuar që amerikanët të përshpejtojnë hapat e eleminimit të kësaj klase politike të korruptuar e inkriminuar që sundon sot në rajonin e Ballkanit Perendimor. Me këtë lidership ngjarjet e Ukrainës mund të interferojnë lehtësisht në rajonin tonë. Kontigjenti më i gatshëm për t’i shërbyer zgjerimit të konfliktit nga Uralet në Ballkan është lidershipi i korruptuar dhe i lidhur me bandat krimnale të trafiqeve të drogës. Prandaj dhe pastrimi i politikës nga ky kontigjent politikanësh ka hyrë në një fazë vendimtare. Gjithçka ka kohën dhe radhën e vet. Shqipëria do të pastrohet e fundit, sepse lidershipi mafioz i saj është më pak i rrezikshëm për Perendimin sesa ai në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova duhej të ndryshonte e para. Pikërisht kjo ishte e parashikuar në skemën e ndryshimeve politike në rajon.
Në këto kushte të ndryshimeve të mëdha politike të Ballkanit Perendimor ka rëndësi që forcat opozitare të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit. Rajoni është në tranzicion, që do të thotë në ndryshim të madh e madje epokal. Kjo lidhet me kapërcimin e periudhës së qeverisjeve të brishta e të korruptuara. Tashmë ka ardhur momenti që qeverisja të realizohet me duar të pastra, si e vetmja mundësi për përparim dhe progres. Por këtë qeverisje nuk mund ta ushtrojnë kopjet e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq dhe të Milorad Dodik. Ajo kërkon një opozitë të shëndoshë, atdhetare e të përkushtuar për paqen e interesat e vendeve të rajonit.
Bashkë me largimin e këtij lidershipi vendosen gjithashtu standarde të reja në bashkëpunimin rajonal përtej kushtëzimeve serbe të Open Balkan. Kësisoj duket se gjithçka nuk do të jetë më si më parë. Një Ballkan Pëerendimor i integruar në Bashkimin Europian është dhe mbetet rruga e vetme e prosperitetit, stabilitetit, paqes dhe sigurisë kontinentale e rajonale. Kjo do të thotë se konfliktet e vjetra do të duhej të lihen pas përmes një marrëveshje të re në marrëdhëniet dy e shumëpalëshe. Pikërisht në këtë projekt bën pjesë angazhimi i përbashkët BE-SHBA për të përmbyllur gjithashtu një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjelltë midis Kosovës dhe Serbisë.

Burimi/Facebook

Mette Frederiksen – Nga 1 shkurti, Danimarka do të jetë sërish plotësisht e hapur.

No Comments Aktualitet Lajme

Të dashur të gjithë
Në dy vitet e fundit kam mbajtur 26 konferenca shtypi për koronën. Ato janë të vështirë për t’u dalluar nga njëri-tjetri. Por konferenca për shtyp sot. Është një moment historik.
Nga 1 shkurti, Danimarka do të jetë sërish plotësisht e hapur.
Ky është një lajm tepër i mirë. Pas dy vitesh të gjata dhe të vështira, është pothuajse e pakuptueshme. Por me këtë – e dimë tani – guxojmë të besojmë se jemi në fazën kritike.
Javët e fundit kanë ofruar shkallën më të lartë të infeksionit gjatë gjithë pandemisë. Prandaj, mund të duket paradoksale. Por ne mund të shohim se kurba e pacientëve të shtruar në repartin e terapisë intensive është thyer.
Kjo është për shkak, së pari, për faktin se kaq shumë danezë janë vaksinuar. Dhe më pas autoritetet vlerësojnë se omicron zakonisht jep një rrjedhë më të butë të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse Danimarka është në një vend vërtet të mirë në përgjithësi.
A do të thotë kjo se pandemia ka mbaruar? Nr.
Korona është ende mes nesh. Dhe ne si shoqëri kemi një përgjegjësi të veçantë për t’u kujdesur për të moshuarit dhe të pambrojturit tanë – veçanërisht tani. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt kur të hiqen kufizimet.
Në të njëjtën kohë, korona është dëshmuar të jetë e paparashikueshme. Dhe ne duhet të jemi gati të përballemi nëse varietetet e reja, serioze shfaqen në vjeshtë.
Por sot mund të nxjerrim një psherëtimë lehtësimi.
Faleminderit! Për të gjithë ju që keni marrë përgjegjësi. Ka marrë vaksinat. Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe komunitetin tonë. Shfaq shpirtin e komunitetit.
Tani shikojmë përpara me një optimizëm të madh. Pranvera është në rrugën e saj. Dhe ne presim një verë me përqafime, tubime, festivale, koncerte dhe festa. Gjithçka që na ka munguar. Një Danimarkë e hapur

Burimi/Facebook

Mette Frederiksen

Kære alle
De seneste to år har jeg holdt 26 pressemøder om corona. De er svære at skelne fra hinanden. Men pressemødet i dag. Det er en milepæl.
Fra den 1. februar vil Danmark igen være helt åbent.
Det er utrolig gode nyheder. Efter to lange og hårde år, er det næsten ikke til at forstå. Men med det – vi ved nu – tør vi tro på, at vi er igennem den kritiske fase.
De seneste uger har budt på de højeste smittetal under hele pandemien. Derfor kan det virke paradoksalt. Men vi kan se, at kurven over indlagte på intensiv er knækket.
Det skyldes for det første, at så mange danskere, er blevet vaccineret. Og så vurderer myndighederne, at omikron typisk giver et mildere sygdomsforløb. Derfor står Danmark samlet et rigtig godt sted.
Betyder det, at pandemien er overstået? Nej.
Corona er stadig iblandt os. Og vi har som samfund et særligt ansvar for at passe på vores ældre og sårbare – særligt nu. Alle skal kunne føle sig trygge, når restriktionerne bortfalder.
Samtidig har corona vist sig at være uforudsigelig. Og vi skal være klar til at kunne håndtere, hvis der i efteråret opstår nye, alvorlige varianter.
Men i dag kan vi drage et lettelsens suk.
Tak! Til alle jer, der har taget ansvar. Taget imod vaccinerne. Passet på hinanden og vores fællesskab. Vist samfundssind.
Det er med stor optimisme, vi nu ser fremad. Foråret er på vej. Og vi forventer en sommer med kram, samvær, festivaler, koncerter og fester. Alt det, vi har savnet. Et åbent Danmark