Home

Lajme

Çun Lajçi – Sivjet, kokërrat e gëlliave s’kan mu nxi

No Comments Argëtim Letersi

Kur binte borë e egër n’Drelaj, si sot, n’Dardani,
kur sorrat baheshin bashkë me pëllumbat, e shprushnin n’hinin mbi pleh,
kur qentë, lypshin me hangër, e s’i ngucshin korbat as pëllumbat,
kur dhelpnat, silleshin rreth kotecit, e pulat s’kokoriseshin,
kur unë rritësha, e mundohesha mu ba, ma i madh se huni n’gardh, tue hipë n’stomin e borës,
kur murmëronte qielli, e mjegulla s’lente me pa, përtej shtegut të lamës,
baba thoshte, sivjet pranvera vonohet!
Kur bora binte e imtë, kokërr, fije-fije e t’shponte kokordhakun e synit,
kur kalit i kërleshej leshi, kur bardhokat hajshin borë, e nuk shkojshin të sheu,
kur lopët pëllisnin, e grazhdiet ishin plot tallë kallamoqi,
kur gjama i shkonte tokës, prej ortiqeve, n’zgërlyqin e Bjelluhës, e Gryka s’kalohej as me kambë,
kur hajshim veç kompira t’piqun,
nana m’thoshte,
vera ka me ardhë vonë, e kokërrat e gëlliave s’kan mu nxi!
Unë sot e pashë borën e Rugovës tue ra n’Dardani, e pëllumbat bashkë me sorra e qen, tue shprush qeset e bërllogut,
veç edhe Çunin e Dardanisë e pashë n’Drelaj, tue ecë mbi gardhiqe, e tue u mat me huj!
01.02.2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *