Se ajo grue rrin në të njajtin vend gjithmonë,
Me nji gotë kafe kartoni
Që shpesh te buza e çon
E grimcat e fundit të sheqerit të ftofun disi shijon,
Duke ngrohë sytë e akulluem
Me zjermin e bukur të lokalit përballë,
E duke rrëmu diçka në çantën e vjetrueme
Ku çka s’ka…
E kisha harru,
Nji libër, i vyshkun, i hapun,
E disa lule të freskëta në nji shishe plastike
Asht gjithë bota që ka mbledhë para saj,
As vitet, as koha
Nuk e kanë ndryshu aspak!
E njëjta pamje
I njàjti zà
Të njàjtat fjalë
Nën shiun e qetë të Tiranës
Kam dalë me shkelë mbi kujtimet e mia,
Mbi rrugëtimin e vrazhdë,
Disa imazhe me i humbë,
Disa vargje me i lagë,
Me i harru nën qiellin e dimnit do plagë…
Kur papritun,
Si pikla dielli,
Mimozat e saj,
Shndrisin gjithçka
Njàllet gjithë çka kisha mbytë brenda mejet,
E shiu i Tiranës zbehet…
E un s’mundem me harru mà kurrgjà…
Burimi/Facebook/Autori