Home

Lajme

Pacolli: Arrestimi i Molliqajt, i padrejtë, lajm i keq për demokracinë kosovare

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, para studios së një televizioni.

“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik, që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare”, ka shkruar Pacolli, njofton Klan Kosova.

Ai tha se solidarizohet gjithmonë me Policinë e Kosovës, por jo edhe me “politizimin e saj”.

“Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj, vetë do të lajmërohej aty ku do të ftohej”.

Ky arrestim vjen pasi Molliqaj, në protestën e 29 janarit, e goditi me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Burimi/klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *