Home

Lajme

Romeo Gurakuqi – Shkodra kerkon perfaqesimin elitar intelektual .

No Comments Lajme Opinion

Ky qytet asht shume i shtrenjte per ne, por edhe per te gjithe shqiptaret vullnetmire, prandaj, per asnji arsye nuk do te duhet te lejohet te kthehet ne bankoprove e perplasjeve te krijueme dikund tjeter, as e lojnave e teatrove, qe nuk kane te bajne me stabilitetin e shoqnise sone dhe kulturen e dialogut dhe vendimarrjes sone komunitare.
Cdo zgjidhje e re per drejtimin e Shkodres do te duhet te synoje te cmontoje mekanizmin, ose koalicionin aktual te interesave, qe e kane vendosun nen robni, varfni mendimi, frike, indiference, lirine qytetare, drejtimin dhe perfaqesimin elitar intelektual, kane shpronesu ne njemije menyra dhe i kane vendosun ne rrugen e ikjes, pronaret e hershem te qendres historike dhe po permbyllin me sukses proceduren e shnderrimit radikal, ne masa te nalta betoni katrore, te Projektit Idromeno.
I solla ne vemendje jo pa qellim keto ndertesa qe nuk ekzistojne ma:
Kushdo qe ka ndermend me e drejtue kete qytet dhe bashki, nder te tjera pune te randesishme, qe prej shume kohesh i kam vendose ne dukje, do te duhet te jete Rikthimi ne Identitetin e Shenuem nga Idromeno te Pjaces dhe Qendres Historike, te shtepive muze dhe ndertesave karakteristike shkodrane, qe na i kane lane te paret, si trashegimi ne te gjitha lagjet.
Ky projekt kerkon masa legjislative mbeshtetese, blerje per interesa bashkiake te pasunive qe do te duhet per t’u rikthye ne identitet, fonde restauruese, por para se gjithash kerkon udheheqes bashkiake profesioniste, vullnetmire, te vendosun me cmontu mekanizmin e rrezimit te Shkodres nen thundren e babezise, kotesise dhe sundimit te injorances se kthyeme ne “pasuni” jo komunitare.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *