Home

Lajme

Enver Bytyci – Dabat i madh per marreveshjen Kosove-Serbi.

No Comments Lajme Opinion

Shqiptaret perseri te percare. Disa thone se duhet pranuar asosacioni, se po e kerkon Amerika! Disa thone jo. Lajcak thote “mos keni frike nga asosacioni”! Isa Mustafa na pati thene se edhe Frederica Mogherini i thoshte ne vitin 2015 “Ise mos ke frike, fiormose marreveshjen, se jemi ne garant”!
Por ama Gjykata Kushtetuese gjeti 23 shkelje te Kushtetutes! Tash thone “Nuk po kerkojme shkeljen e Kushtetutes”! Edhe une jam dakord te mos shkelet kushtetuta.
Por nuk e kuptoj pse duhet marreveshje me Serbine per dicka qe eshte e parashikuar ne kushtetute e ne ligj?! Zbatoje ligjin dhe kushtetuten dhe ja u krye gjithcka. Ligji e kushtetuta te detyron, marreveshja mundet edhe te mos te te detyroje.
Qe ketu lind dyshimi pse u dashka besuar se nje asosacion serb ne Kosove nuk e prek shtetesine?! Nese nuk preket kushtetuta, le te ngrihet asosacioni bazuar ne ligjet ekzistuese! Nuk ka kush e ndalon!
Duhen lene presionet dhe mashtrimet! Duhet pare realiteti drejt ne sy!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *