Home

Lajme

Fatmir Bajraj – Mos na fyeni intelegjencën qytetare !

No Comments Aktualitet Lajme

Kur imazhet s’mjaftojnë, meq shqisën e të pamunit, sikurse edhe shqisat tjera i vë n’funksion truri si organ, atëherë provoj me dy fjali t’pëmbledhë dy anët e medaljes dhe të ngre një digresion sqarues :
Vite me parë, ish opozita LVV, dhe tani pushteti absolut n’krye me Kryemnistrin rebel, z.Albin Kurti, me një protestë thellësisht “paqësore & demokratike” (foto-majtas), me gas flakë, gur e mollotov “kujdesej” për istitucionet e shtetit, organet e rendit dhe pronen publike, pamjet flasin…!
Derisa dje !
Në t’njëjtin shesh, përballë t’njëjtave institucione shtetërore dhe përballë të njëjtave organe të ruajtjes së rendit, qetësisë publike dhe prones qytetare, në një protestë thellësisht qytetare dhe paqësore në mbrojtje të interesit puro-qytetar, dinjitetit njerëzor dhe vlerave të cënuara nga një Qeveri e papërgjegjshme dhe abuzive (foto djathtas) !
Pushteti agresiv i z.Kurti, si autor i protestës n’sfond dhe mediat sorosiste, histerike, atëbotë mbronin LVV-në e z.Kurti, kursin e Tij “paqësor & demokratik”, derisa hedhnin fajin në institucionet e shtetit, organet e rendit dhe vetë shtetin, i cili bëntë t’pamundurën, duke rrezikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje nga vandalizmi, anarkia dhe demolimi deri në djeg’je me zjarrë e molotov të gjithë asaj që kishin para…!
I njëjti “lider”, tani edhe shpirtëror i këtij HABITATI, kur është ulur n’skamlinë e Kryeministrit, dhe si dhunues dhe diskriminues sadist i interesit të qytetarëve të Republikës, përfshi votuesit e vet të verbër, mbron hapur, atë që deri erdhi n’pushtet e kishte luftuar, KEDS-in turk, dhe pakicën serbe n’veri, përkunder aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, duke faturuar borgjin e tyre qytetarëve lojal të Republikes së Kosoves.
Pytja logjike :
Si është e mundur që nga ky Kryemnistër dhe nga t’njëjta media, protesta e Kryemnistrit të justifikohet atëherë e sot, edhe pse s’kishte të bënte fare me interesin qytetar, por puro-politik, derisa kjo e cila ishte puro qytetare dhe 100% paqësore, të qyhet protestë politike dhe me synim rrëzimin e Qeverisë nga inate personale të kujtdo qoftë !
Në një shoqëri të emancipuar dhe e cila ka kaluar e tejkaluar sfida nga ma të jashtëzakonshme, që nga përballja me armikun shekullor e deri të hyzmeqaret e tyre shqipfolës, ky narracion nuk gëlltitet dhe nuk kalon.
f.b

Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen und Personen, die stehen

Burimi/Facebook/Lidhja Demokratike e Kosovës Dega Suedi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *