Home

Lajme

Skender Lazaj – S’KA ME LUTJE-S’KA ME ZOT

No Comments Argëtim Letersi

Nuk ka shpirt të mbajë dhimbjen
Nuk ka sy që e nxë lotin
Nuk ka zemër t’mos thërrmohet
Nuk ka vlerë të lutësh zotin…

Bir i vetëm, dritë e syrit
S’duroj dot leqet e fatit
Pa i’u tharë lulet e varrit
Ju bashkua në qiell të Atit.

Nëna me kujë vajtimi
Bota i ka rënë mbi kokë
Nuk ka fjalë ngushëllimi
S’ka më lutje, s’ka më Zot.

Skender Lazaj

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *