Home

Lajme

Teona Bushati – Krijimi i Adamit nga Michelangelo ne syte e mjekeve.

No Comments Kulture

Kjo pikturë pasqyron njohuritë e jashtëzakonshme të Mikelanxhelos në anatominë njerëzore. Përvoja e tij në diseksionin anatomik është dokumentuar mirë nga artisti i Rilindjes Giorgio Vasari . Në moshën 17-vjeçare, Michelangelo filloi të disekonte kufomat nga varrezat e Kishës. Kështu filloi formulimi i disa interpretimeve bazuar në ekspertizën e Mikelanxhelos në anatominë njerëzore.
Interpretimi më i zakonshëm në pikturë është figura e Zotit e vendosur ne trurin e njeriut. Në vitin 1990, mjeku Frank Meshberger, vuri në dukje se forma e portretizuar pas figurës së Zotit përputhet anatomikisht me trurin e njeriut. Kufijtë në pikturë lidhen me lobin frontal, kiazmën optike, trungun e trurit, gjëndrën e hipofizës dhe grykat kryesore të trurit.
Një studim tjetër i publikuar nga një grup studiuesish italianë që interpreton Zotin të vendosur në një mitër pas lindjes dhe Adamin të shtrirë në bustin e një gruaje.Shigjeta kafe përfaqëson figurën e Zotit që përballet me mitrën pas lindjes.Shigjeta e verdhë i ngjan palosjeve të mukozës së mitrës në periudhën pas lindjes. Shigjeta blu përfaqëson qafën e mitrës. Adami duket se është duke pushuar në një shkëmb që në ikonografinë e lashtë portretizon nënë gjeneruese. Shigjeta portokalli përshkruan thithin e një trupi femëror.Dhe, shalli me ngjyrë jeshile i varur nënkupton kordonin e kërthizës së sapoprerë.
Ndersa hulumtimi i bërë nga revista Clinical Anatomy përshfaq brinjën shtesë të fshehur në anën e majtë të bustit të Adamit si brinjën e Evës. Kjo përsëri tregon aftësitë e thella njohese të anatomisë së Mikelanxhelos dhe portretizoi se Adami dhe Eva u krijuan së bashku. Ky interpretim nuk eshte shume kompatibel me besimin e krishterë i cili thotë se Eva u krijua pas Adamit. Krijimi i Eves nga brinja e Adamit eshte e njohur vetem ne kulturen Abrahamike dhe Islamike
Ne konkluzion eshtë e vështirë të interpretosh veprën historike në një kontekst bashkëkohor, por njohuritë e Mikelanxhelos për anatominë njerëzore tregon se gjithçka në këtë pikturë ka një shpjegim. Ky art është një shembull klasik se si Michelangelo përfshiu krijimin e racës njerëzore në një pikturë.
Material i mbledhur nga Rrjeti.

Burimi/Facebook/Gegnisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *