Home

Lajme

AVOKATIA DHE ZHVILLIMI I SAJ NË SHQIPERI

No Comments Argëtim Histori

Ky status asht frymezue nga bisedat me avokaten e talentueme Av. Blerte Kraja, e cila i jep shume randesi rolit paqtues ndermjet paleve qe duhet te ushtrohet fillimisht nga gjykata ne bashkeveprim me avokatin .
Ne Shkoder paska pase nje Gjykate Fillore Paqtuese , fakt te cilin e zbvulova ne shkrimin ma poshte . Me goditi shume emri i institucionit “ GJYKATA FILLORE PAQTUESE” 😇Sa shume hapa mbrapa kena ba! 😢
Ndersa cka me gezoi ne kete shkrim asht se Shkodra paska kene edhe djepi i Avokatise Shqiptare ! 🥰

AVOKATIA DHE ZHVILLIMI I SAJ NË SHQIPERI

Historia e avokatise shqiptare, me tepër se si nje profesion, ka lindur si nevoje e reformes per organizimin e drejtesise nga ana e Perandorise Otomane, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX.

Ne kete periudhe, ne Shkoder qe mbahet edhe si djepi i lindjes se avokatise Shqipetare, permenden avokate, si Ethem Rroi, Molla Ahmet Pipa, Hafiz Bajrami, Hysen Drishti, Hafiz Saraci, Ali Efendi Derhemi, Asim Efendija e Riza Kopliku. Ne ate kohe mbrojtja behej me goje. Ne ato pak raste kur shkruhej, avokatet perdornin sekretare.
Historia e avokatise Shqiptare, e bazuar mbi dokumenta shkresore, daton qysh me krijimin e Ministrise Drejtesise ne Dhjetor 1912, ku ministri i pare i drejtesise se shqiperise, Petro Poga dhe me pas Hoxha Kadriu, kane hartuar shkresa te ndryshme, ku vertetohet edhe kujdesi per organizimin e avokatise.
Ne periudhen kohore 1913-1920 sistemi gjygjesor ne Shqiperi nuk ishte i unifikuar. Komisioni Nderkombetar i Fuqive te Medha, qe kishte ne administrim Shkodren, i kryente vete funksionet e gjygjesorit. Ne keto kushte historike, dy juristet me ne ze te asaj kohe, Kristo Floqi dhe Terenc Toçi, hapen ne vitin 1914 ne shkoder nje zyre avokatie dhe ne njoftimin e bere ne shtypin e kohes me kete rast shkruanin: ”Zyre avokatore e drejtume prej Z. avokat Kriso Floqi dhe Z. avokat Terenc Toçi”.
Gjate Lufte Pare Boterore, profesioni i avokatit mori nje zhvillim te madh ne qytetin e Shkodres, dhe kjo per faktin se ky ishte i vetmi qytet relativisht i lire, dhe ishte caktuar si qendra administrative Shqiptare.
Me rastin e hapjes se zyres se avokatise avokatet Riza Beg Kopliku dhe Hil Mosi shpallin se “Po i bajme me dite miqve, dashamiresve, atdhetareve e te gjithe popullit te Shkodres e te rretheve se, na ne keto dite kemi çil nje zyre avokaturet edhe shkresash dhe jemi gati me marre perfaqsime padinash, tuj i mprue te drejtat e gjithsekujt, siper mbas ligjit e kanunit”.
Te tilla lajmerime gjenden ne shtypin e kohes edhe nga ana e avokateve Mustafa Nuri Pipa, ish kryetari i Gjykates Civile, Joan Mihail Lehova, diplomuar ne bukuresht, Risto Siliqi, etj. Ne tentativat qe Drejtoria e Pergjithshme e Drejtesise ne qytetin e Shkodres e drejtuar nga Avni Dabulla, behej per organizimin e organeve te drejtesise mbi baza ligjore , avokatia perfaqesohej ne komisionet e ngritura per kete qellim me avokatet Hoxha Kadri e Nuri Borshi.
Nepermjet nje dokumenti te quajtur ZAADHANJE, te dates 28.01.1917, njoftohej populli dhe te gjithe avokatet, te cilet perfaqsonin ose donin te perfaqesonin çeshtjen ne Gjykaten Fillore e Paqtuese, se per te ushtrur kete detyre nevojitej qe ata te kishin diplomen e shkolles se larte te drejtesise, ose te ishin te paisur me liçense nga Ministria e Drejtesise, dhe te paraqiteshin ne sekretarine e Gjykates, per t’u regjistruar ne regjistrin e avokateve.
Por avokatet e Shkodres, edhe pse rregullorja ishte miratuar, nuk ishin te kenaqur nga zbatimi ne pratike e i saj, gje qe i detyroi avokatet me arsim te larte me arsim te larte juridik e qe perfaqsonin avokatine e vertete si Hoxha Kadri, Kristo Floqi, Qerim Celo, Joan Mihal Jehova etj, qe ne Janar te vitit 1919, nepermjet nje shkrese t’i kerkonin Keshillit te Drejtesise Shkoder, respektimin e rregullores. Ne kete shkrese kerkonin qe organizimi ligjor i institucionit te avokatise te bazohej ne krijimin e nje Barro-je, ku do te benin pjese shtate avokate te Shkodres, qe kishin maruar fakultetin juridik, te cilet te kishin te drejten te paraqiteshin dhe te perfaqsonin prane gjykatave, duke mos lejuar asnje person tjeter pa arsim te larte juridik dhe te a pajisur me licence, ne funksionin e mbrojtjes.
Kjo eshte tentativa e pare e prirjes se shkeputjes legjislative nga perandoria otomane. Keto kane qene ne themel te organizimit te avokatise shqipetare edhe pas kongresit te Lushnjes me 1920. Ligji i pare per Avokatine ne Shqiperi perkon me dhjetorin e vitit 1922 qe paraprihej nga nje rregullore e posacme e ushtrimit te profesionit te avokatise. Ne periudhen e monarkise profesioni i avokatit me ligjin “Mbi Avokatet”, te vitit 1931.
Per fat te keq, avokatia shqiptare ne sistemin totalitar, iu nenshtrua sincdo gje tjeter degradimit . Ne ligjin e ri te hartuar ne vitin 1946, iu la hapsire perfshirjes ne profesionin e avokatit personave qe nuk kishin perfunduar studimet e larta, pasi ata qe i kishin perfunduar keto studime konsideroheshin si te brumosur me ideologji borgjeze. Ne shtator te vitit 1966 Ministria e drejtesise pushoi se vepruari duke u suprimuar dhe unifikuar drejtimin gjyqesor ne Gjykaten e Larte.
Pas nje nderprerje 23 vjecare , me )8.)%.1990 parlamenti i ri post-komunist miratoi ligjin “Per avokatine ne RPSH”. Pas renies se rregjimit ne Shkoder u hapen disa Zyra avokatie ku ushtrojne detyren e tyre shume avokate me arsimin e duhur.

Bibliografia: “ Historia e Avokatise Shqiptare”

Derguar per botim nga z. Toena Bushati

Shen. Fotoja është vënë nga ana e redaksisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *