Home

Lajme

Teona Bushati – Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

No Comments Argëtim Letersi

Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembullor që ia bëri Jusuf Gërvallës më 1992, Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës, duket sikur e lane hije faktin se ishte poet klasi.
Me poshte nje nga perlat e tij . Ne kete poezi sipas mendimit tim autori synon te na perqase me njeriun si qenie e shumeplaneshe e lene pezull ne zgrip te ekzistences e natyres se tij dualistike mes materiales e hyjnores! Vetedija e tij per kete qenie dhe pamundesine per shkak te natyres ae saj asht mbreseslenese .
QENIE, VARR AS FRYMË
Një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar.
Bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme.
Seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi.
Në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme.

Burimi/Facebook/Gegenisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *