Home

Lajme

Elhame Gjyrevci – NË TAVOLINËN MERMERI

No Comments Argëtim Letersi

Ca kujtime të bukura
Mbeten testament
Falë dashurisë pa kushte
Sot bota ndryshoi e tëra
Shkoi në rrugë të agonisë
Mungon zëri i rinisë
Mungon fjalë e ëmbël
Mungon buzëqeshja
Mungon dorës e butë
Mungon ledhatimet
Mungon nuhatjtja
Mungon aroma
Mungon oksigjeni
Mungon frymë e re
Mungon prezantimi
Mungon dashuria sinqeriteti
Në heshtje rri e kujtoj
Ardhjen tënde njeri i mirë
Vitët tani nuk kthehen
Si dikur kur rrinim bashkë
Në tavolinën mermeri
Cakronim gotat kristali
Mbushur me verë
Gjithë dashuri rinor
Biseda në fjalë
Fjalë pa halë ishin xhevahir
Dhe qirinjt ndezur flakë
Përcillnin mesazhe të forta
Në bekimin e besës të Zotit
Dashuria e shtrenjtë e jetës
Të mos shterojnë kurrë.

Elhame Gjyrevci Danimarkë

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *