Home

Lajme

Poezi nga Edlira Llukacaj – deshta un ty, Iris

No Comments Argëtim Letersi

Njashtu si duhet uji!
Si duhet oborri i fëminis,
E lulet te ballkoni gjyshes,
Që njaty mbesin, perjetësisht.

Si duhet flladi n’zheg t’verës
E oxhaku i ndezun dimnit,
Ti nget e nget po s’mundesh pa ju avìt,

T’deshta un ty, Iris,

Si duhet emni, që asht krejt i joti
E kurdo, kudo, sahèr e ndìen kthen krýt,
Si duhet dora me të cilën cik botën
E as e vèn rè se gjithmonë e ke njatý…

T’deshta fort un ty, Iris

Njjashtu vetëm shpirtin mundesh me e dàshtë
E si ke hý njiher n’atë sferën e tij magjike,
Kurr’ mà nuk mundesh me dalë…

Njashtu të kam dashtë…

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *