Home

Lajme

MANASTIRI KAMENO DHE KISHA SHËN MËRIA KAMENO, KAKODHIQ, DELVINË

No Comments Argëtim Histori

Manastiri Kameno dhe Kisha Shën Mëria Kameno ndodhet në shpatin e malit Sopot, 2 km në lindje të Delvinës, pranë fshatit Kakodhiq.

Manastiri Kameno mendohet të jetë ndërtuar në vitin 630 dhe të jetë rikonstruktuar dy herë më 1032 dhe 1580.

Kisha Shën Mëria në Manastirin e Kamenos ka një absidë, e mbuluar me çati të dyfishtë. Kisha është e përbërë nga naosi, narteksi, altari dhe një vestibul. I përket llojit të kishave me kupolë dhe kryq. Dallohet për absidat, kornizat dhe punimet në mure, dyer dhe dritare.

Në Manastirin Kameno shkohet nga qyteti i Delvinës përmes një rruge të pashtruar, por e kalueshme edhe për mjetet e vogla.

Burimi/sarandaweb.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *