Home

Lajme

Enver Bytyci – Pas nje ore hyjme ne daten 17 shkurt.

No Comments Lajme Opinion

Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavaresine e saj.
Kjo eshte ngjarja me e madhe e 100 viteve te fundit, qe prej shpalljes se pavaresise se Shqiperise! Eshte dita historike e shqiptareve dhe e njerezve te lirise! Eshte dita kur u vendosen themelet e shtetesise se Kosoves!
Pavaresia e Kosoves eshte produkt i gjakut te deshmoreve te atdheut te te gjitha koheve. Eshte veper dhe pasoje e gjakut te deshmoreve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Eshte finalja e sakrificave te shqiptareve! Nderkaq liria e pavaresia e saj eshte gjithashtu fale kontributit te presidentit historik te Kosoves, Doktor Ibrahim Rugova!
Por pavaresia e Kosoves nuk eshte vetem veper e shqiptareve. Ajo eshte edhe veper e NATO-s, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve europiane anetare te Aleances Atlantike. Veshtire te besoje dikush se pa mbeshtetjen euro-amerikane dhe pa bombardimet e NATO-s kunder Serbise do te kishim sot nje Kosove te lire e te pavarur!
Megjithate pavaresia e Kosoves nuk eshte permbyllur ende. Kosova duhet te behet anetare e OKB-se dhe NATO-s qe te konsiderohet nje vend i sigurt dhe i pacenueshem. Kjo eshte detyra themelore e qeveri(ve)se se Kosoves!
Zoti e bekofte shtetin e Kosoves!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *