Home

Lajme

Gresilda Rrugeja – Gëzuar pavarësinë Kosova ime

No Comments Argëtim Letersi

Lart mbi male me dëborë,
luftuan trimat e ranë dëshmorë.
Ranë dëshmorë në lulen e rinisë,
bijtë e Shqipes ,Dardanisë.

Në ato male ku luftuan,
me gjak e shkruajtën pavarësinë,
amanetin e të parëve në vend e çuan,
bijtë e Kosovës ,dëshmorët e lirisë.

Luftëtarët e lirisë,
i dhanë dritë pavarësisë.
Mbi serbin kanë luftuar,
për ketë ditë te bekuar.

Sa gëzim kanë shqiptarët sot,
se Kosova është veshur kuq e zi,
në sytë e tyre nuk ka më lot,
të gjithë gëzojnë t’shtrenjën pavarësi.

Anembanë flamujtë valviten,
të gjithë qeshin e gëzojnë,
pavarësinë me këngë e pritën,
njëri tjetrit urime i dhurojnë.

Autore : Gresilda Rrugeja.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *