Home

Lajme

MANIFESTIMI NË LLAP, PA LLAPJAN

No Comments Lajme Opinion

-Llap, unë jam i lindur në ty, jam djali juaj, jam gjaku dhe shpirti i juaj. -Unë, Llapi im të dua dhe kur ti nuk me do mua. Unë, jam vetëm një grusht dhé i baltës tënde, tokës tënde të madhe Llapi im i dashur.
Nga Rudi Berisha
Besian( Podujevë), 18 shkurt- Në Llapin tonë të dashur qenka organizuar një aktivitet në shënimin e ditës se shpalljes së Pavarësisë së Kosovë. Aty kishte një numër të konsiderueshëm njerëz të dijes, kulturës dhe të artit në përgjithësi. Si për dreq dhe kishte ca njerëz qe gjatë gjithë kohës në të kalurën i kanë shërbyer armiqve sllavë dhe kanë dëmtuar rënd shqiptarët e ndershme, atdhetarët, i kanë dëmtuar njerëzit qe kanë dashur, ditur dhe kanë sakrifikuar që të çlirohet Kosova.
Jo rastësisht të tillët përzihen në mesin tonë, ata janë hije e zezë qe mundohen kudo dhe kahe-do të jenë të pranishëm për të pastruar fytyrën e tyre prej mashtruesi, spiuni, tradhtari, ata fytyrën e tyre e kanë të zezë para Zoti dhe para populli. Kur të ndëshkon populli, atëherë keni marrë fund në jetën tuaj…
Është një gjë e vërtetë dhe besa e dhimbshme, që në ditën e parë qe shkela në dërrasat e teatrit’’ Avdush Hasani’’ që është mbajtur Aktiviteti Tradicional ‘’ Kadri Kadriu’’,në Podujevë, qe nga fillimi im si një letrar, si një çun i vogël (Kur isha vetëm 14 vjet) për të shkruar fjalën shqip, për të shkruar në letrat e bardha me ka përcjell ‘’ luftërat-duke u mundur të më luftojnë’’, për të më ndaluar fjalën time të thënë dhe shkruar, nga ajo ditë si një fëmijë qe isha i mbushur më pasion, gjallëri, dashuri për të ecur përpara në udhën e shkronjave, nga ajo ditë dhe sot janë në shënjestër (Unë) nga shumë individ dhe ca Organizata qe operojnë këndej rreth e rrotull dhe më gjerë.
Vërtetë kur kujtoj që ditën e parë, vërtetë bindem që kam qenë i pathyeshëm, tepër i vendosur dhe i palëkundur qe të eci përpara, kam qenë i guximshëm dhe shumë i duruar që të kontribuoj aq sa di dhe mundem dhe të ecim bashkë me figurën e madhe, të eci më Zahirin e madh e unë i vogli nga Llapi.
Sot për fatin e djallit, njerëzit e padijshëm ftohen, njerëzit qe vjedhin copa shpirti të tjerëve çmohen, njerëzit qe ja mbajnë zhagin ata lartësohen dhe qiten në krye te vendit, është për keqardhje se si mundohen t’i mohojnë njerëzit qe janë në gjendje të japin çdo gjë për fjalën e bukur shqip, për nder të popullit dhe për lartësim dhe ribashkim të trojeve Shqiptare.
Neve disa figura në mohojnë vetëm pse ne shkruajmë më gjuhën e opozitarit, shkruajmë më fjalët e thjeshta qe të jenë të kuptuar për popullin tonë të dashur, shkruajmë me këmishat e përgjakura të luftëtarit, shkruajmë më peshën e madhe të gurit të varreve të viktimave të luftës, shkruajmë më kurorën e përgjakur të dëshmorëve, heronjve, shkruaj më dhimbjet dhe lotët e popullit, shkruajmë më varfërinë dhe mjerimin qe e ka përcjellë popullin tonë të shumë vuajtur dhe të hekur keq, popullin shqiptar. -Këto janë ato qe ju, disa nga ju nuk doni me i pame sy, se ky popull qe nga gjiri i vet ka lindur trima, luftëtar qe e luftuan dhe e mundës Serbin, kjo mundje juve ju ka prish folën qe kishit më armiqtë tanë sllavë.
Ishin do kohë të vështira në Llap, koha më vështirë ishte që Zahir Pajaziti me shokë kishte filluar të mbes në harrës për t’u kujtuar në përvjetorët e tij, vërtetë vinte erë e rënd dhe e zymtë, filluan ca më politika të këqija dhe të gabuara duke i mohuar Zahirit më shokë qe të rri ose të ketë një hapësirë në Llap, pas shumë mundi, përpjekje Zahiri më shokë erdhi i ngritur në shtatore në Sheshin e Podujevës, Zahiri më shok erdhi në qytetin e Llapit, erdhi aty ku Sheshi është i vogël shumë për madhështinë e tij, me pa të drejt e vendosen në atë Shesh të vogël dhe as flamurin kombëtar kuq e zi qe prej vendosjes se shtatoreve nuk i lan t’i valoj tek koka.
Ne, në atë kohë të harresës, themeluam Klubin Letrar ‘’ Zahir Pajaziti’’, në Podujevë, në ato kohë s’i fëmijë qe isha fillove të kthej kujtesën e Llapit, Prishtinës dhe gjithë trojeve shqiptare, të kthej sytë nga Themeltari, njësiti dhe Baza e UÇK-së. Por që nga dita e parë, qe në organizimin e parë u munduan ca gazetar të devijojnë të vërtetën, u munduan ca njerëz të lidhur më pushtetit të ndalojnë këtë frymë qe po lëvizte më shpejtësi të dritës, u munduan të ndalojnë aktivitetet e Klubit, por aktivitetet tona vetëm po marrin jehon dhe po dëgjohet zëri deri në Amerikë, Australi, e thuaj në gjithë Evropën, ne kthyem serish forcën dhe dritën (Qe disa u munduan t’i zbehin) e Zahirit më shokë në vendin e Llapit dhe në mbarë trojet shqiptare, ne përherë të parë Zahirin e sjell, organizuam Aktivitetin në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me pas kanë organizuar dhe të tjerë.
Ne, jemi mohuar nga disa. –Ne, nga dita e parë kemi shkruar për gjakun e dëshmorëve, për heronjtë e lirisë, kemi shkruar për trojet tona shqiptare, për kombin shqiptar, për Shqipëri Natyrale, ne kemi shkruar dhe do shkruajmë për flamurin Kuq e Zi. Ne, patëm themeluar dhe një Klub me emrin ‘’ Shqiponja’’, dhe që nga nisja jonë ka qenë dhe do jetë në qëllimet tona tokat shqiptare, traditat dhe zakonet shqiptare, do jetë Shqipëria Natyrale.
E di i kuptoj kokat e shitura, i kuptoj kokat e dorëzuara tek politika qyqare dhe antikombëtare, i kuptoj kokat e tyre të qitura në litarin e përjetshëm, disa dhe po të duan nuk mund të zgjidhen nga litari qe kanë lidhur rreth qafe, andaj ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tona, një do atakohemi në fund të rrugës, njëra vetëm do fitoj…
Të dashur miq, të dashur Llapjanët e mi, ju kërkoj falje për këtë shkrim qe po sjelli këtu, vërtetë është një rrugë qe na na bënë të shkruajmë, na bënë të bëjmë një libër për aktet e atyre që thirren në vlera dhe luftojnë vlerat, që thirren në drejtësi dhe bëjnë padrejtësi, thirren në figura të mëdha kombëtare dhe mohojnë vet ato figura, vërtetë të vie rëndë dhe shumë rëndë kur shikon qe dalin në fotografi njerëz qe gjithë jetën i kanë shërbyer armiqve dhe kanë mohuar, janë munduar të luftojnë dhe të madhin Zahir Pajazitin… por Zahiri im, ishte dritë dhe goditës i saktë në qitjet e tij, Zahiri qëllojnë ata qe merituan kohë më parë plumbin në ballë, Zahiri ju dha atë qe merituan. Të lumtë dora dhe të lumtë pushka o strategu dhe dëshmori im.
Rruga vazhdon, çdo gjë një ditë do marrë atë qe kanë mbjellë, atë një ditë të gjithë do korrin. Ne jemi betuar për drejtësi, jemi betuar të shkruajmë për popullin, viktimat e luftës, luftëtarët e lirës, dëshmorët, heronjtë, ne jemi betuar të shkruajmë për flamurin kuq e zi dhe më trojet shqiptare, për Shqipëri Natyrale.
-Llap, unë jam i lindur në ty, jam djali juaj, jam gjaku dhe shpirti i juaj. -Unë, Llapi im të dua dhe kur ti nuk me do mua. Unë, jam vetëm një grusht dhé i baltës tënde, tokës tënde të madhe Llapi im i dashur.
Të dua Llapi, të dua përjetësisht !
Nga Rudi Berisha
Dardani Antike, 18 shkurt 2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *