Home

Lajme

Xhaferr Deva, Simbol dhe Legjendë e Nacionalizmit Shqiptar

No Comments Argëtim Histori

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kush shqetësohen e tmerrohen nga nacionalisti dhe shqiptari i madh Xhaferr Deva?(me argumente dhe fakte)

Në kohën kur Jugosllavia u pushtua nga Gjermania, Kosova shqiptare në atë kohë ishte në një gjëndje tejet të rëndë pa liri dhe pa të drejta njerëzore e kombëtare si pasojë e barbarisë,genocidit dhe e pastrimit etnik serbo-sllav shqiptarëve të Kosovës u ishte e kërcënuar e rrezikuar në maksimum mbijetesa njerzore e kombëtare.

Pushtimin gjerman të Jugosllavisë kosovarët e panë si shpresë e mundësi që Kosova te clirohet e të bashkohet me Shqipërinë.

Kosovarët e dinin se si komunistët, ashtu edhe cetnikët serbë ishin njëlloj kriminelë e antishqiptarë, mirëpo këtë nuk e kishin të qartë komunistët në

Shqipëri të cilët u besuan me fanatizëm Partisë Komuniste të Jugosllavisë, parullave pankomunisto-serbo-sllave të bashkim vëllazërimit, të proletariatit e të luftës kundër okupatorit.

Fatkeqësisht dhe në të vërtetë si Partinë Komuniste Shqiptare ashtu edhe luftën partizane në Shqipëri e drejtonin Mugosha dhe Popoviq por që në dukje kishin vënë Enver Hoxhën, Mehmet Shehun e të tjerë pasi shqiptarët në Shqipëri nuk mund të pajtoheshin e as nuk mund t’i pranonin serbët. Në atë kohë Kosovës i vinte një kërcënim tjetër i ri, i vinte nga pansllavizmi i maskuar si komunizëm dhe se Shqipëria rrezikohej edhe vetë ajo të pushtohej nga komunizmi serbo-sllav.

Pra, Kosova dhe nacionalistët kosovarë në atë kohë kishin përballë jo vetëm cetniket e komunistët serbë, malazez, maqedon, pra jo vetëm jugosllavët por edhe komunistët e partizanët shqiptarë ku komunistët shqiptarë djallëzia serbe i përdori si vegla kundër nacionalizmit e nacionalistëve kosovarë, pra kundër Kosovës.

Dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore në kohën kur ushtria ruse hyri në Jugosllavi atëhere Kosovën e pushtuan brigadat partizane jugosllave dhe ato shqiptare të cilat bënë masakra të paimagjinueshme kundër shqiptarëve të Kosovës.

Nacionalistët kosovarë nga viti 1941-1944 i mbrojtën kufijtë e Kosovës dhe formuan formacionet dhe strukturat mirëfunksionale të një shteti shqiptar, por që u pushtua më pas nga komunizmi.

Sundimi e pushtimi komunisto-genocidist serbo -sllav në Kosovë zgjati deri me 12 Qershor 1999, kur NATO me në krye SHBA mbështeti Luftën clirimtare të UCK-së dhe e cliruan përfundimisht Kosovën.Po kështu edhe në Shqipëri në fund të vitit 1990 u shëmb edhe regjimi komunist kriminal në Shqipëri.

Pra ndodhi ajo për të cilën kishte luftuar aq shumë patrioti dhe shqiptari i madh Xhafer Deva, si patriot i madh dhe si armik i serbo-sllavisë dhe komunizmit.

Ky është raliteti dhe këtë duhet ta pranojnë mbeturinat komuniste dhe ato intelektualo-mediatike në Shqipëri,duhet ta pranojnë këtë të vërtetë historike e

cila pa tjetër do të dalë hollësisht, dhe keto të vërteta do t’i mësojnë brezat, dhe jo mashtrimet, genjeshtrat,intrigat e manipulimet e komunizmit enverist.

Se kush ishin komunistët dhe regjimi komunist në Shqipëri mos i pyesni mbeturinat e atij regjimi në Shqipëri dhe as marksist-leninistët e Kosovës, por na pyesni ne nacionalistët dhe bijtë e nacionalistëve që e kemi pësuar nga ai regjim.

Në Shqipërinë komuniste dënoheshe po të përmendje emrin e Xhaferr Devës, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës dhe të nacionalistëve të tjerë kosovarë.

Dënoheshe në atë kohë edhe po të thoje se komunistët dhe partizanët jugosllavë kanë kryer krime kunder shqiptarëve të Kosovës edhe në praninë dhe me mbështetjen edhe të partizanëve shqiptarë. Në Shqipëri vetëm po t’i thoje këto fakte menjëherë të akuzonin e të ndëshkonin si ballistë, nacionalistë dhe të Xhaferr Devës.

Nuk mund të thuhet se nacionalistët nuk kanë bërë gabime, por ama gabimet e komunistëve dhe të regjimit të tyre janë genocide dhe krime të tmerrshme kundër nacionalistëve, patriotëve, kundër intelektualëve, traditave, fesë dhe kundër historisë e trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Në vënd që të shkruajmë, të kujtojmë, ta ndërkombëtarizojmë dhe të dënojmë genocidin serb mbi 100 vjecar të regjimeve kriminale serbe të kohës së krajlëve, të kohës cetnike e komuniste gjatë Luftës dhe pas Luftës së Dytë Botërore disa shqipfolës serbofilë vazhdojnë të helmojnë opinionin me përralla, gënjeshtra e me falsohistorira antikombëtare dhe kundër nacionalizmit shqiptar të gatuara në Beograd.

Shikojmë se si lukunia e mbeturinave komuniste në Shqipëri dhe e disa titistëve në Kosovë janë shqetësuar për restaurimin e shtepisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, ndërtesë e cila bart vlera të vecanta arkitektonike e kulturore. Madje dikush nga këta thotë se ajo duhet të shkatërrohet duke ia kaluar edhe serbëve për nga urrejtja ndaj patriotit e nacionalistit të madh shqiptar Xhaferr Deva i cili punoi e luftoi aq shumë kundër barbarit e kolonizatorit serb për clirimin e Kosovës dhe për Shqipërinë Etnike.

Si ka mundësi që sot kur Kosova është shtet i pavarur të bëhet gjithë kjo zhurmë e kundërshti kundër restaurimit të shtëpisë së Xhaferr Devës kur nuk u rrënua e as nuk u shkatërrua as nga komunistët jugosllavë por që nga viti 1945 ka qenë në pronësi publike.

Kundër restaurimit të shtëpisë së Xhaferr Devës deklarohet Ministrja e Kulturës dhe Informimit e Serbisë, që ka kërkuar nga BE-ja dhe UNDP-ja që të mos ndajnë mjete për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë pasi sipas Serbisë, Deva, ministër i Brendshëm i Shqipërisë në periudhën 1943-1944, “ka përgatitur e kryer krime ndaj serbëve dhe hebrenjve”.

Dhe kush e akuzon Devën për krime ndaj hebrejve, e akuzon Serbia e cila ka qenë vëndi i parë në Europë që kreu eliminimin, vrasjet e genocidin mbi hebrejtë ku deri në qershor të vitit 1942, Serbia kishte vrarë e masakruar mbi 80% të hebrenjve që në atë kohë kanë qenë në Serbi.

Dhe kush e akuzon Devën për krime ndaj serbëve?

E akuzon Serbia kur serbët prej 150 vitesh e deri në vitin 1999 pandërprerë kanë ushtruar dhunë, vrasje, shfarosje, pastrim etnik e genocid kundër popullsive jo serbe, kundër shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Serbët e akuzojnë dhe shpifin kundër Devës, sepse Xhaferr Deva i ka mbrojtur shqiptarët dhe hebrejtë, dhe se Xhaferr Deva ka luftuar me përkushtim kombetar e patriotik kundër kriminelëve serbë komunistë e cetnikë.

Dhe për atë se Xhaferr Deva pse ka luftuar kundër komunizmit si gjatë luftës ashtu edhe pas saj për clirimin e Shqipërisë e Kosovës nga komunizmi, dhe kjo është akoma edhe sot arësyeja pse rrangallet dhe vjetërsirat komuniste në Shqipëri si nostalgjikë të bashkim-vëllazërimit me serbët vazhdojnë ta urrejnë Devën dhe janë kundër restaurimit të shtëpisë së patriotit dhe të shqiptarit të madh, Xhaferr DEVA.

Pra, shikoni se deri ku mbërrin verbëria dhe urrejtja e disa shqipfolësve kundër nacionalistit e patriotit të madh shqiptar Xhaferr Deva,sa që janë edhe kundër restaurimit të shtëpisë së tij, vetëm pse eshte shtëpia e Devës.

Në Jeruzalem po restaurohet shtëpia e Myftiut të Jeruzalemit, e mikut të Adolf Hitlerit i cili ka qenë mbështetës i madh i nazizmit kundër hebrejve, ndërsa Deva nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me nazistët kundër hebrejve por madje i ka mbrojtur hebrejtë.

Shtëpitë apo godinat pavarësisht se cilin kanë pronar dhe se kush i ka ndërtuar, ato nuk mbartin ide e as doktrina, ato si ndërtesa kanë vlera strukturore, arkitekturore e kulturore, ashtu sikurse edhe shtëpia apo piramida në Tiranë që ka shërbyer si muze i diktatorit Enver Hoxha, a mos duhen edhe ato që të mos rikonstruktohen, apo duhet të shëmben.

A mos duhet të shëmben edhe të gjitha ato ndërtesa moderne e me vlera ndërtimore që i kanë ndërtuar italianët e gjermanët në kohën e nazifashizmit në Romë, Berlin apo edhe në Tiranë.

Kjo përpjekje urrejtjeje e ishkomunistëve kundër Devës bëhet sepse koha po nxjerr në pah se kush ishte në të vërtetë komunizmi e komunistët dhe regjimi kriminal e antishqiptar i tyre.

E gjithe propaganda, mediat, filozofia, historia, akademia, intelektualizmi, kultura, edhe shkenca madje në Shqipëri, në kohën e regjimit komunist kanë qenë nën kontrollin, këndvështrimin dhe nën kornizën e rreptë ideologjike të partishmërisë komuniste, gjë e cila fatkeqësisht me mjaft finesë politikisht, mediatikisht dhe e kamufluar vazhdon akoma edhe që prej 30 vitesh tranzicion.

Prandaj dhe asgjë se cfarë ka sajuar, manipuluar, mashtruar e intriguar propaganda dhe historia e atij regjimi nuk duhen besuar.

Duhet bërë patjetër dekomunistifikimi. Kjo gjë duhet bërë edhe në Kosovë.

Sipas komunistëve serbë e shqiptarë që e kanë etiketuar padrejtësisht Xhaferr Devën si kolaboracionist të gjermanëve, e që Deva kurrë nuk ishte nazist e as fashist por ishte nacionalist shqiptar, ndersa komunistët shqiptarë faktikisht

rezultojnë që kanë qenë edhe komunistë, por edhe besnikë, fanatikë dhe kolaboracionstë me Beogradin e Tito-Rankovicit, me Moskën e Stalinit dhe me Kinën e Mao Ce Dunit, e këtyre tre shteteve që edhe sot janë shtetet më antishqiptare dhe më antidemokratike e antiperendimore.

Në Shqipëri akoma vazhdon e frymon ishpropaganda komuniste e regjimit, e krimit dhe e genocidit komunist, e cila ka akoma në dorë edhe mediat e vazhdon t’i mëshojë një ngjarjeje të fryrë e të pafaktuar akoma as numrin dhe as se kush janë të gjithë emrat e atyre 84 viktimave e 4 Shkurtit. Kjo bëhet me qëllim për të minimizuar dhe harruar ato krime barbare 45 vjecare që kanë bërë mbi shqiptarët revolucionarët e kuq të komunizmit shqiptar me aleatët e tyre, me komunizmin sllavo-serbo-ortodoks.

Shikoni se kush janë disa prej intelektualëve e kuadrove komunisto-enverist sot mediatikë e opinionistë kundër Xhaferr Devës si Xhunga, Xhufi, Milo, Puto, Marenglen( Marks-Engels-Lenin), e shumë të tjerë.

E kam shkruar dikur se në Shqipëri ka pak nacionalizëm sepse nacionalizmin në Shqipëri e ka shkatërruar ,burgosur e persekutuar komunizmi.

Akoma në Shqipëri nuk e dinë mirë se kush janë serbët dhe krimet e genocidi i tyre, sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë pësuar prej tyre prandaj dhe kanë shumë pak ndjesi nacionaliste dhe pak dhëmbshuri për ato se cfarë kanë pesuar prej 100 vitesh shqiptarët e Kosovës nën sundimin genocidist serbo-sllav.

Por edhe tjetra është fakt se të gjitha luftrat,përpjekjet e betejat kryesore dhe më të mëdha për liri e pavarësi janë bërë në Kosovë.

Në luftë bëhen edhe gabime, situata del edhe jasht kontrollit sepse lufta është një gjëndje jo normale, por ama duhen fakte për ta vertetuar ngjarjen dhe jo të manipulohet, të shpifet e te stëzmadhohen e falsifikohen ato për interesa pushteti, ideologjie e regjimi sic ka bërë gjithmonë komunizmi i cili pa revolucion dhe pa krime nuk mund të mbijetonte.

Në 9 maj 2021 President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pra Serbia e sotme në një ceremoni shtetërore me rastin e Ditës së Fitores mbi fashizmin, u çfaq si nderim portreti i kryeçetnikut Drazha Mihajlloviç krahas atij komunist Tito. Pra Serbia nderon dhe u jep të drejta si partizanëve ashtu edhe bashkëpunëtorëve të nazizimit dhe askush në Serbi nuk proteston kundër. Ndërsa në Shqipëri dalin ca laraska komunistësh që i shkojnë për shtati Serbisë kundër nacionalistëve e patriotëve shqiptarë sic po veprohet kundër jo vetëm Devës, por edhe kundër shtëpisë së tij.

Kjo është dicka e paimagjinueshme për atë se si sulmohet nga disa shqiptarë akoma Xhaferr Deva i cili ka mbrojtur shqiptarët nga krimet dhe nga genocidi cetniko-komunisto-serb, pasi si cetnikët bashkëpuntorë të nazizmit ashtu edhe komunistët titistë antifashistë pavarësisht se ishin kundërshtarë, ata kur vinte puna karshi shqiptarëve ata ishin në garë se kush të shfaroste e vriste sa më shumë shqiptarë.Ndërsa komunistët shqiptarë u rrjeshtuan përkrah komunistëve sllavo-serbë kundër nacionalistëve shqiptarë.

Pra, nacionalistët shqiptarë të Kosovës sulmoheshin si nga cetnikët serbë që bashkëpunonin me nazistët ashtu edhe nga kualicioni komunist shqiptaro-serbo-bullgaro- maqedono- malazez.

Ka qenë metodë kriminale e komunistëve trillimi e fabrikimi i ngjarjeve e intrigave, të grupeve e individëve të etiketuar si armiq të partisë e të popullit për të mashtruar publikun dhe për të justifikuar vrasjet ,internimet e pushkatimet me gjyq e pa gjyq të nacionalistëve dhe të kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri. Janë pushkatuar edhe njerëz pa pikë faji,por vetëm pse konsideroheshin nga regjimi si rrezik potencial jo vetëm si antikomunist por edhe si kërcënim intelektual për regjimin kriminal e injorant të Enver Hoxhës.

Komunistët dhe shovinistët e genocidistët serbë si dhe komunistët dhe pjellat e tij më të shëmtuara në Shqipëri por edhe në Kosovë akoma edhe sot i tmerron vepra e madhe dhe e jashtëzakonshme kombëtare e patriotit

të madh Xhaferr Deva, ashtu sikurse ata tmerrohen dhe i urrejnë të gjitha figurat e personalitetet shqiptare nacionalistë e kombëtarë.

Armiqtë më të mëdhenj të nacionalizmit shqiptar kanë qenë gjithmonë serbo-sllavia si ajo e krajlisë dhe ajo e komunizmit titist të cilëve u shërbeu me aq mish e shpirt edhe komunizmi kriminal e tradhëtar i Tiranës.

Të dy regjimet komuniste si ai i Beogradit dhe ai komunist i Tiranës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, dëbuar, persekutuar dhe torturuar nacionalistët dhe patriotët shqiptarë.Regjimi komunist i Tiranës në mënyrë sistematike 45 vjecare ka vrarë , burgosur e internuar me mijra nacionalistë dhe familje patriotike si p.sh. më 10 tetor 1947, në një akt kriminal e genocidist tipik antishqiptar sllavo-serb të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve intelektualë properëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, dhe për arsye se ata kërkonin një Shqipëri demokratike si të demokracive perendimore. Se sa servil dhe i nënshtruar ishte E.Hoxha dhe komunistët shqiptarë ndaj Jugosllavo-Serbisë së Titos dhe se se pandjesi dhe se sa padhimbshuri kishte regjimi komunist i Tiranës ndaj krimeve dhe genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës e tregon fakti edhe i respektit e mirënjohjes së Tiranës, regjim i cili ka dekoruar thuajse të gjithë udhëheqjen jugosllave të asaj kohe duke përfshirë edhe kryekriminelin Rankovic dhe te tjerët si Milovan Gjilas, Vukmanoviç Tempo, Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, Velimir Stoiniçin, Njazi Dizdareviçin etj., që bënin pjesë në rrethin më të ngushtë të udhëheqësit jugosllav Tito jo vetëm në vitet e Luftës por edhe pas saj. Dhe jo vetëm këta por komunistët shqiptarë dekoruan edhe mbi 12 gjeneralë si Svetkozar Vukmanoviç, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina, Danilo Lekiç, Hamoviç, Juriç, Rade Zhigiç, Mihal Kupreshan, Boshko Ligeguviç, Velko Kovaçeviç, Gjeorgjie Jovanoviç, Save Oroviç, Vuko Lepetiç, Koça Popoviç etj.

Pas prishjes me Beogradin për arsye ideologjike, regjimi komunist i Tiranës ra krejtësisht në prehrin e Moskës staliniste ku Shqipëria u shndërrua në një koloni sovjetike , dhe me zell akoma më të madh Enver Hoxha vazhdoi eliminimin e patriotëve dhe të nacionalistëve shqiptarë dhe të atyre që ishin antikomunistë e properendimorë sic bëri me atë që njihet si masakra e natës së 25 dhe 26 shkurtit 1951, ku 22 intelektualë të cilët u pushkatuan pa gjyq sipas një inskenimi kriminal të komunistëve shqiptarë për një bombë që shpërtheu në oborrin e ambasadës sovjetike e që theu ca xhama.

Dhe kështu vazhdoi qeverisjen diktatura komuniste për 45 vite derisa ai regjim ra e u shëmb sepse e konsumoi edhe veten dhe nuk kishte më se cfarë të bënte pasi u konsumua sa që as me buk misri nuk mund ta ushqente më popullin shqiptar.

Pra koha vertetoi se sa të drejtë ka pasur Xhaferr Deva, ky shqiptar dhe nacionalist i madh si kundërshtar i rreptë kundër komunizmit, pasi koha vertetoi se sa dëme të mëdha dhe se sa shtrenjt i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë pushtimi komunist.(Vazhdon …)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *