Home

Lajme

E QESHURA TË SHTON JETËN

No Comments Psikologji

Dobia e te qeshurit
Njerzit e botës perëndimore janë të mbyllur në seriozitetin dhe kërkesat që ka mënyra e jetës moderne dhe kanë harruar të qeshin.
Studiuesit kanë zbuluar që të rriturit qeshin 17 herë në periudhën e 24 orëshit dhe kjo rritet në periudhën e pranverës. Ndersa fëmijët qeshin 300 herë, pavarësisht stinës. Froidi e shikonte të qeshurën si një “çlirim”.
E qeshura përbën një lloj komunikimi dhe nuk është thjesht kundërveprim i njeriut përballë një shakaje. Gratë, kur gjenden midis burrave, qeshin më fort, duke e transformuar të qeshurën në nje dukuri që zgjon interesin erotik të burrave, kurse burrat qeshin më shumë kur janë me shokët e tyre.
E qeshura bëhet një lloj sjelljeje e projektuar, që të bëje ndonjë të ndjehet mirë dhe të ketë qëndrim pozitiv në njerëzit që janë përreth tij. Por dhe në nivelin profesional e qeshura përbën një pjesë të pandarë të jetës së përditshme, që forcon lidhjet dhe i bën njerëzit të gjejnë një gjuhë të përbashkët komunikimi.
Studimet e ndryshme tregojnë që e qeshura të qetëson psiqikisht dhe të çliron nga stresi. Është një lloj xhogingu i brendshëm, që ngre presionin e gjakut, burimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut në organe. Paralelisht ndërron ciklin e frymëmarjes që të thithet më shumë oksigjen dhe të nxirret më shumë bioksid karboni.
Kur qesh, tek njeriu lëvizin 400 muskuj të ndryshëm të fytyrës dhe të trupit, të cilat tendosen dhe qetësohen, njësoj si ndodh në ushtrimet kundër stresit dhe të jogës dhe përbën ushtrimin më të mirë aerobik. Një minutë e qeshur është ekuivalent me pesëmbëdhjetë minuta biçikletë stacionare. E qeshura është ilaç i vërtete për njeriun. Për shkak të ngacmimit që shkakton në lëndët fizike antiankth të organizmit, është vërtetuar që mund të ulë deri në 20% përdorimin e qetësuesve.
Studiuesit theksojnë që e qeshura vë në lëvizje në tru qëndrat emocionale me të njënjtën mënyrë që vepron fitimi i parave. Akoma më i çuditshem është kontributi i saj në funksionimin e mirë të sistemit tretës. Sidomos e qeshura me zemër realizon një lloj masazhi në shpatull, ndihmon në një qarkullim të mirë të gjakut në mëlçi, në stomak dhe në pankreas.
Meqënëse e qeshura bën mirë në trup dhe në shpirt, duhet të bëhet një zakon i domosdoshëm tek secili. Nuk ka rëndësi përmbajtja e bisedës, se sa fakti që çdo njeri ta lerë veten të lirë që të mbushet nga gudulisjet euforike qe shkakton e qeshura.
Ndaj më e mira që mund të bëjmë, është që ta shfrytëzojmë këtë zakon në dobi të shëndetit tonë.
Përktheu: Th. Duka

Burimi/Marre nga facebook i Ndue Lazrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *