Re të zeza mbi ty ranë sot,
vinë nga skëterra mesjetare.
Një popoll lahet me gjak e lot,
u thafshin duartë grabitqare!
Në çfar epoke jetojmë sot,
mos jemi në epokën e gurit?
Sa çudi paska mbretër idiot,
Si kafshë po i bije burri burrit!
Ku janë rrufetë që s’bienë?
Mbi perandorinë gjakatare.
Të zhdukin, qërojnë çdo hienë,
Që rrëmben jetët djaloshare.
Luftën e dyt botrore s’ e pashë
e treta mos ndodhtë kurrë!
Botës s’i duhen prijs kok-trashë,
Ai që mbjell paqe quhet burrë.
B.Xh.D.Dushar Korç.
Burimi/Facebook