Home

Lajme

Fadil Lushi – MIKU! HARROJE KOMPROMISIN!

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!
Ju prindër të dashur, ti NËNË e respektuar, ti nxënësi ynë dhe ju themeltarë të shkollave fillore dhe të mesme! Më lejoni që këtë shkrim timin ta filloj me një thënie të Azem Shkrelit, e cila lakohet kësisoj: “Të vërtetën përgjysmë mos e ndaj, se njëra gjysmë komploton kundër saj”. Disa ditë më parë, një Nënë, një motër, një pedagoge, një bashkëvendëse e fisme me sjellje të fisme, bashkë me drejtoreshën e Gjimnazit të shehërit tonë, e tha një të vërtetë të pamohueshme.., nxori në shesh të vërtetën që llafos institucionin e Kodit të Veshjes.., nxori në shesh të vërtetën e nëpërkëmbur, të vërtetën paksa të harruar nga të gjithë ne.., nga ne që kemi ‘hise’ në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.., dhe që kur e tha këtë të vërtetë, nuk e përgjysmoi.., sepse nuk donte që gjendjen tonë reale ta gjymtonte.., pavarësisht se u paragjykua nga njerëz të pandërgjegjshëm.., nga njerëz të cilët nuk kanë, ‘ama’ ‘hiç’ nuk kanë njohuri për Kodin në fjalë.., për rrobat e nxënësve përfshi aty edhe të mësimdhënësit!.., pavarësisht se e tha pa ngurrim.., ashtu të tërë përnjëherë, pa e ndarë në pjesë, pa i hequr asnjë pjesë.., pa..,! Mësimdhënësja e respektuar, Ilvije Ziberi Jashari, bashkë me Drejtoreshën Teuta Llalla dhe të tjerët të tillë si ata, sikur deshi të thotë: se institucioni edukativo-arsimor, nuk është e as që mund të jetë format: “Big Brother Albania Vip” dhe “Përputhen”-‘tavë turli’.., sikur tha, se kur është në pyetje Kodi i veshjes, nuk ka vend për KOMPROMIS dhe kompromisaxhi! Ju lumtë!
Ti mik i dashur! Nëse nuk ke “habere” për Kodin e veshjes, të lus, mos ma parafrazo thënien: “LLAFE, IMZOT, LLAFE!”
PS
Unë besoj se, gjuhëtarët do më ndjejnë, nëse iu shmanga rregullave të drejtshkrimit.., nëse këtë status e ngarkova me fjalë të huaja.., me shprehje proverbiale dhe ca të tjerë edhe me të folmen tonë të lezetshme krahinore!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *