Home

Lajme

Mentor Kikia – “Putin, 8 me 2 Perëndimit”- Ngazëllimi idiot i shumë shqiptarëve

No Comments Lajme Opinion

Edhe pse anëtare e NATO-s, roli ushtarak dhe diplomatik i Shqipërisë është i pa konsiderueshëm, ndaj dhe ne jemi mjaftuar “duke qenë dakrod me çfarë do të bëjnë NATO dhe SHBA”, lidhur me krizën e Ukrainës.
Por më ka bërë përshtypje sot një mori reagimesh idiote në rrjet, që nuk mund ti neglizhosh, edhe pse janë lloqe rrjeti. Ka një lloj ngazëllimi: Hë po tani, e patë ç’ju bëri Putini? Ku është Europa dhe Amerika tani?
E para, sot duhet respektuar dhimbja e një populli, që ashtu si ne e shumë te tjerë, është duke jetuar në tokën e tij dhe qiellin e tij, në përpjekje për të ndërtuar ekonominë dhe lumturinë e tij, dhe vihet nën bomba për shkak të “gjeopolitikës”. Ai është një vend i lirë dhe i pavarur dhe ka drejtë të jetë në BE, në NATO dhe në çdo organizëm që mendon se i vlen.
Agresori dhe bastardi është 1 dhe dihet publikisht, është Putin, Stalini i dytë i Rusisë. Padyshim që do të ishte lojë e bukur nëse NATO do të futej në luftë, ne do të rrinim para ekraneve e do të shikonim si bien bombat, gjithnjë e më të mëdha, derisa t’ia bënin “Buuuuum” ato bërthamoret. Por kjo nuk do të ndodhë. Sepse pas kësaj, njerëzimi, ai që do të mbijetonte, do t’ia niste sërish të mprehte shigjeta dhe vegla pune prej guri.
E dyta, agresioni dhe strategjia e rritjes së influencës ruse, do të frymëzojë edhe forca dhe shtete në ballkan, thellesisht antishqiptare. Bosnja është një bombë që vetëm siguresa i duhet hequr që të shpërthejë. Mali i Zi sot është në një bllokim total si pasojë e protestave të mbështetësve të serbisë dhe rusisë.
Shqiptarët janë të lumtur, se për herë të parë në historinë e tyre për sigurinë e tyre mendojnë të tjerët. Por, nëse do të duhej që sot të mobilizoheshin njerëz për tu bërë gati për një luftë, me ç’po më shikojnë sytë, rrezik që më shumë do të bashkoheshin me rusët se me NATO-n.
Ndërsa ajo që ma shpif edhe më shumë se janë humoret e shpifura alla-shqiptarçe më luftën dhe njerëzit që janë sot atje.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *