Home

Lajme

Refuzon evakuimin nga SHBA, presidenti Ukrainës: Do mbrojmë atdheun

No Comments Aktualitet Lajme

Një video e re është publikuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilën ai duket të jetë në Kiev, ku vazhdojnë luftimet e ashpra me trupat ruse.

Në video, Zelensky shfaqet jashtë Pallatit Presidencial ku dërgon mesazhin se ukrainasit nuk do të heqin dorë nga armët, duke u bërë thirrje njerëzve të mos besojnë “lajmet e rreme që dëgjohen”.

“Ka shumë informacione të rreme që qarkullojnë në internet se unë po u kërkoj ushtarëve tanë të dorëzojnë armët dhe se ka një evakuim. Unë jam këtu. Ne nuk do të heqim dorë nga armët tona. Ne do të mbrojmë atdheun tonë. “tha ai.

Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane. Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim,” raportoi “Associated Press,” duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.

Burimi/stop.tvklan.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *