Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Kështu mbrohet atdheu!

No Comments Lajme Opinion

Tek ndjek zhvillimet në Ukrainë dhe lexon mesazhet e ndryshme në facebook, takon dhe profilin e ish ambasadorit te Kosovës,
në Shkup, z. Gjergj Deda , se sa me vemendje e ndjek situatën.

Ai ka qenë edhe i angazhuar në të gjitha situatat që kanë ndodhur në Kosovë dhe me mirë se ai nuk i njeh person tjeter. Por e gjithe familja e Tij ka qene e angazhuar ne luften per clirimin e Kosoves, ku i ka dhene dhe familjare te Tij kesaj lufte.
Sot gjeta nje mesazh te tij qe ka hedhe ne profilin e tij ne facebook, ku shkruan: – Ne krye te shtetit ata te cilet vdesin per shtetin dhe atdheun, siq po veprojne lideret trima te Ukraines!
Ne Kosove, fakeqsisht ne krye te shtetit jane ata te cilet iken gjate luftes, madje deri ne Australi,per tu kthyer pas luftes per pushtet, pseudopatriotizem dhe nepotizem!
Te tillet jane rrezik per shtetin dhe demokracine!

Mund të jetë një imazh i monument

Burimi/Facebook

Enver Bytyçi – Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!

No Comments Aktualitet Lajme

Një fotografi e Edi Ramës me Lavrov dhe në shoqërinë e Baton Haxhiut e Sokol Ballës flet shumë! Eshtë foto në Moskë. Aty ai në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka këputur mufka pa fund. Ka mburrur fuqinë bërthamore të Rusisë. “Zoti na ruajt, ju mund ta pushtoni Europën vetëm në pak ditë”, i ka thënë Lavrovit. Dhe ka lavdëruar me nota të larta vlerësimi aftësitë dhe lidershipin e Vladimir Putin. Më pas ka kuptuar se e gjithë biseda është e regjistruar. Eshtë bërë keq. Sepse një bisedë e tillë e regjistruar është provë diskredituese për të!
Por nuk është kjo arsyja e vetme pse Edi Rama hesht për sulmin rus kundër Ukrainës. Janë lidhjet me Aleksandër Vuçiq ato që e bëjnë të flasë për “rritjen e çmimeve” sapo ka përfunduar samiti i NATO-s për luftën. Nuk dëshiron të flasë për shkeljen e integritetit territorial të një vendi si Ukraina, sepse kjo shkon në disfavor të presidentit serb. Nuk flet për sanksionet e Shqipërisë kundër Rusisë, sepse Serbia nuk është dakord për këto sanksione miku I tij, Vuçiq. Pakti Rama-Vuçiq përmban njëkohësisht harmonizimin e qëndrimeve të të dyve për zhvillimet në Europë.
Të dy, si Rama dhe Vuçiq, janë kritikë të Europës. E si të tillë invazionin rus në Ukrainë të dy e duartrokasin si shuplakë ndaj kontinetit europian. Sikur këta dy udhëheqës autoritarë të modelit Putin të kishin dënuar politikat agresive ruse në Europën Lindore e Juglindore, sa kanë kritikuar politikat europiane në rajon, do ta kishin dëshmuar shumë herë më mirë orientimin e tyre perendimor. Por kanë bërë të kundërtën.
Prandaj ata heshtin për shkeljen ruse të së drejtës ndërkombëtare dhe cënimin nga ana e saj të integritetit territorial të shtetit të Ukrainës. Ndaj Aleksi i Sorosit George përpiqet t’ia maskojë këto qëndrime kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama!

Burimi/Facebook

Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët?

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Ngjarjet tragjike të ditëve të fundit, kur shovinizmi rusomadh, pasardhës i denj i shovinizmit tradicional rusocarist, ka ndërmarrë një agresion të tipit fashist kundër Ukrainës, kushdo rri e shtron pyetjen se cila është arsyeja e një urrejtjeje kaq të madhe që Moska ushqen ndaj Kievit?

Në bazë të gërmimeve arkeologjike, dihet që vendbanimet e hershme në territorin e qarkut të Kievit kanë pasë ekzistuar që në epokën e paleolitit të epërm 20-25 mijë vjet më parë. Kievi është themeluar në shek VI. Me këtë rast, në vitin 1982 qe hedhur në qarkullim një pullë postare me rastin e 1500 vjetorit të themelimit të tij. Themelues i tij ka qenë prinvi Kij. Pikërisht në nderim të tij, qyteti u quajt Kiev.

Kievi shpesh herë quhet si “nëna e qyteteve ruse” dhe vlerësohet si djepi i qytetërimit ortodoks sllavianolindor. Rusia Kieviane (ky shtet kështu është quajtur në Evropën Lindore në shekujt e mesjetës) konsiderohet prej të dy vendeve si pararendësja e tyre historike.

Moska është themeluar në vitin 1147. Themelues i saj ka qenë princi ukrainas i Kievit Juri Dollgoruki (1090-1157).

Tradicionalisht, rusëve nuk u ka pëlqyer që Kievi, si kryeqytet i Ukrainës, të konsiderohej si vatra e qytetërimit sllavianolindor. Prandaj shovinizmi rusomadh, gjatë shekujve, Ukrainën e ka parë me syrin e njerkës dhe ka bërë ç’është e mundur për t’ia grabitur historinë, për ta praqitur Moskën si qendrën e një qytetërimi të tillë. Pikërisht këtu e ka themelin hasmëria shumëshekullore që ka pasë ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë mes këtyrte dy kombeve.

Pas dyndjes tataromongole drejt Rusisë Kieviane në vitet 1237-1242, fatet e popullit rus dhe të popullit ukrainas u ndanë përfundimisht nga njëri-tjetri.

Pra, marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Unë kam një informacion të pasur për natyrën e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë kaluar nëpër një spirale tragjike. Por në këto shënime nuk dëshiroj të shfletoj informacionet personale nga burime të mirfillta ukrainase, në mënyrë që të mos i lë shteg vetes të bëj vlerësime që ndokujt mund t’i tingëllojnë si subjektive, aq më tepë që unë ushqej shumë urrejtje ndaj politikës ruse, e cila tradicionalisht, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim tejet armiqësor ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj Republikës së Kosovës në veçanti, deri edhe në ditët tona.

Prandaj e quajta me vend t’u drejtohem ca shënimeve mjaft interesante të një analisti ukrainas, i cili, duke u mbështetur mbi fakte historike, hedh mjaft dritë mbi arsyet e vërteta se pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët:

Në vijim, lexuesve të nderuar po u përcjell shënimet e analistit ukrainas:

“Kohët e fundit, rusët gjithmonë e më shpesh po ankohen për faktin se nëpër faqet e internetit po përplasen me shfaqjet e një urrejtjeje “të pakuptueshme” nga ana e “vëllezërve” ukrainas. Se, demek, ngado që hedhin sytë në faqet e internetit, ata gjithandej lexojnë pikërisht sharjet dhe ofendimet e këtyre “vëllezërve”. Se, që ta merrni vesh, më herët, rusët ushqenin një simpati të madhe ndaj ukrainasve (se gati secili në fisin e vet e ka një të afërm ukrainas), kurse tani pyesin veten në hutim e sipër:

“Cila është arsyeja që ukrainasit na urrejnë kaq shumë?”

I dëgjova sa i dëgjova një copë herë të mirë të gjitha ankesat e tyre, të shoqëruara me lot, dhe pastaj i dhashë karar që t’ua shkoqitja mirë e mirë “vëllezërve” tanë se cila është arsyeja që ukrainasit ushqejnë kaq shumë urrejtje ndaj tyre dhe se çfarë duhet bërë që gjithçka të nisë që nga fillimi.

Për fjalë të nderit, mua më habit paksa zemërata e rusëve lidhur me agresionin leksikor dhe me urrejtjen që ukrainasit ushqejnë ndaj tyre. Prandaj po ju drejtohem sikur të isha në një bashkëbisedim me ta:

Tani, që t’i themi gjërat açik, çfarë dëshironi ju? Ju na shisni atë gazin tuaj të qelbur me çmimin më të lartë në Evropë dhe pastaj i hapni sytë kokërdhok se pse ukrainasit ju shajnë nga nëna e nga baba poshtë e përpjetë. Sigurisht që do të shfajësoheni se në këtë mes e ka fajin Putini, se rusët e thjeshtë s’kanë gisht në këtë mesele. Jo more! Po këtë gjel të fryrë kush e zgjodhi president për të tretën herë? Kush e ngre deri në qiell këtë farë burri? Tani atë, sigurisht, nuk e kanë fort qejf, por prapëseprapë në Rusi nuk janë të paktë ata që mendojnë me prapanicë, të cilët i kanë dalë krah carit të mbarë Rusisë në të gjitha nismat e tij, përfshirë këtu edhe politikën që drejtohet kundër Ukrainës.

Por nejse, sikur halli të ishte vetëm te gazi. Por gjelat tuaj të Kremlinit ia kanë bërë trutë dhallë Ukrainës jo aq për atë punën e gazit, sesa për të gjitha gjërat e tjera që kanë të bëjnë me punët tona të brendshme.

Le të marrim qoftë edhe punën e gjuhës. Ç’ju hyn në hesap juve se ç’gjuhë flasin njerëzit në Ukrainë? Si-si? Ju dashkeni që rusët etnikë që jetojnë në Ukrainë të flasin në gjuhën amtare? Jo more! Po ju a ua keni krijuar këtë mundësi ukrainasve etnikë që jetojnë në Rusi? Atëherë çfarë pretendimesh paskeni ndaj nesh? Se që të kërkosh diçka, në fillim duhet të japësh shembullin personal dhe mandej t’u rrokanisësh kokën të tjerëve për të drejtat e veta.

Po ç’thotë historia? Ç’ju hyn në qese juve se cilët janë heronjtë tanë kombëtarë? Ju shikoni historinë tuaj. Heronjtë tanë, së paku, kanë luftuar kryesisht kundër okupatorëve dhe jo kundër popullit të vet. Dhe ç’keni që na qortoni orë e çast për faktin që ne zhvillojmë një politikë antiruse, duke lëvduar ata që kanë luftuar kundër Moskës. Mos ne ju kemi akuzuar gjë vallë për faktin që Rusia zhvillon politikë antiukrainase, duke ngritur në qiell Pjetrin e Parë (1672-1725) që e shkoi në thikë Baturinin (kryeqytet i kozakëve të Ukrainës në shek. XVII-XVIII – E.Y.) dhe shkatërroi qendrat administrative usharake, ose duke i thurur lavde careshës Ekaterina (1729-1796) që likuidoi udhëheqësit

ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi për herë të dytë qendrat administrative ushtarake dhe vendosi në Ukrainë të drejtën e bujkrobërisë?

Po ç’i keni gjithë këto thirrje për bashkim? Ju menduakeni se ky na qenka qëndrim vëllazëror, të bësh thirrje për bashkim, duke mbjellë frikën me këtë rast me gjithfarëlloj komplikacionesh që mund të lindin për udhëheqësit ukrainas në rast se Ukraina nuk jep pëlqimin për aleancë doganore me Rusinë? Jo, këtij nuk i thonë qëndrim vëllazëror, këtij i thonë qëndrim shtazëror! Po ç’janë ato kërcënime për të dhënë një goditje bërthamore kundër Krimesë në rast se Ukraina bëhet anëtare e NATO-s? Ju e quakeni normal një qëndrim të tillë?

Është e natyrshme që dikush do të thotë se politika nuk duhet të ndikojë mbi marrëdhëniet e popujve. Demek, na qenkan politikanët këta me trurin kryq që provokuakan konflikte, kurse populli i thjeshtë laka duart në këtë mes. Me gjithë mend e keni! Juve ju paska mbetur hatëri për faktin që ukrainasit nuk u shprehkan siç duhet për ju nëpër faqet e internetit. Po ju lexoni në fillim se çfarë shkruajnë për ukrainasit në internet bashkatdhetarët tuaj që vuajnë nga mania e madhështisë dhe nga hemoroidet e shovinizmit rusomadh.

Mos ju menduakeni se neve, ukrainasve, na vjen mirë të lexojmë se, demek, qenkemi popull i paqenë, se paskemi tradhtuar “gjirin”, pardon, emrin e vet “rrënjës”, domethënë “rus” dhe lloj-lloj përçartjesh të tjera? Dhe mandej lini mendjen kur ndonjë ukrainas, “pa ndonjë arsye”, ju shan në themel e në çati?

Ju pyesni se çfarë duhet bërë “për ta kthyer gjithçka ashtu siç ka qenë”? E po, sa për sefte, duhet ta pranoni se “siç ka qenë” asnjëherë nuk ka qenë.

Marrëdhëniet e tendosura mes ukrainasve dhe rusëve kanë qenë të përhershme. Ato nuk janë krijuar sot, ato shkojnë larg, e kanë zanafillën që nga kohët e Rusisë Kieviane, kur princët rusë që gjoja i përkisnin së njëjtës etni, thereshin me njëri-tjetrin që si e si të hidhnin në dorë fronin e Kievit.

Megjithatë, nuk kemi ndër mend të futemi thellë në histori. Do ta fillojmë nga viti 1618, kur hetmani (komandant i trupave kozake, – E.Y.) ynë lavdimadh Sahajdaçni (1582-1622), së bashku me zaporozhasit e vet të lavdishëm, i kalli datën Rusisë dhe për pak sa nuk

pushtoi Moskën. Unë mendoj se pikërisht që asokohe rusët i kanë marr zët ukrainasit. Dhe kjo është e kuptueshme: moskovitët asokohe i mbushën pantallonat.

Mandej pasoi beteja në afërsi të Konotopit (qytet i krahinës Sumskaja në verilindje të Ukrainës – E.Y.), kur një tjetër hetman i shquar, Vigovski (1608-1659) u dha dërrmën trupave cariste. Kanë pas qarkulluar llafe asokohe se cari rus kaq keq i paskej mbushur pantallonat, saqë ia kishte mbathur nga Moska, nga frika se mos kozakët do të shkonin për të hedhur në dorë shpirtin e tij mëkatar.

Paskëtaj kanë qenë jo të pakta betejat e ukrainasve në aleancë herë me polakët, herë me turqit, herë me suedezët, herë me gjermanët kundër rusëve. Prandaj nuk pinë ujë hipokrizitë dhe rrëfenjat me përralla për “miqësinë shekullore mes popujve vëllezër”, sepse, në të vërtetë, nuk ka pas ekzistuar kurrfarë miqësie. Sepse ata, me të cilët ju gjoja keni pasur miqësi, nuk kanë qenë ukrainas dhe djalli e merr vesh se kush kanë qenë ata, sepse ukrainasit e vërtetë asnjëherë nuk hynin në marrëdhënie miqësore me ata që iu kanë bërë të liga.

Po, po! Dhe nuk është nevoja të shtrembëroni turinjtë dhe t’i hapni sytë kokërdhok nga qielli. Ju menduakeni se treqind vjet bashkëjetesë në një shtet të vetëm kanë qenë periudhë idilike fund e krye, se, demek, ukrainasit dhe rusët kanë jetuar në paqe dhe në lumturi? Por ne, ukrainasit, nuk jemi të këtij mendimi. Ne e mbajmë mend shumë mirë sesi carët tuaj, bashkë me careshat tuaja, ndalonin përdorimin e gjuhës sonë, se si ata po e shfarosnin vetvetësinë (identitetin) tonë, duke mos lejuar përdorimin e emërtimit “Ukraina” (që do të thotë krahinë kufitare dhe që në fundin e shek XVIII rusët filluan ta quanin “Rusia e Vogël” – E.Y.) dhe “ukrainas”, duke i zëvendësuar ato me emërtimet idiote “Rusia e Vogël” dhe “rus i vogël”; se si sundimtarët tuaj i torturonin me armën e urisë stërgjyshërit tanë dhe i vrisnin për të vetmen arsye se ata donin të jetonin të lirë në shtetin e tyre të pavarur.

Çdo ukrainas normal e di dhe e mban mend një gjë të tillë. Kurse ata që i mohojnë të gjitha këto fakte, ata vetëm ukrainas nuk janë.

Prandaj, në qoftë se dëshironi që ukrainasit të mos ju urrejnë më, në qoftë se keni qejf ta ktheni atë që nuk ka pas ekzistuar kurrë, ja se çfarë duhet të bëni: cari juaj i gjithë Rusisë Vovoçka Putin le të vijë në

Kiev, të kalojë në Sheshin Meidan (ukrainasit e quajnë Majdan, fjalë kjo me prejardhje nga persishtja që emërton çdolloj mjedisi të hapur, parku apo sheshi në tërësi – E.Y.), të bjerë në gjunjë dhe, në emër të të gjithë popullit rus, t’i kërkojë ndjesë popullit ukrainas… Pastaj le të shporret nga toka jonë e shenjtë. Dhe, në ikje e sipër, le të ndalet në çdo qytet, në çdo fshat dhe të kërkojë ndjesë për të gjitha ato të liga që carët, perandorët dhe sekretarët e përgjithshëm kanë bërë në tokën e Ukrainës!

Dhe po të ndodhë me të vërtetë një gjë e tillë (për çka unë dyshoj shumë), ne, ashtu qoftë, do të fillojmë të miqësohemi me ju dhe do t’i harrojmë fyerjet e vjetra. Atëherë mund të flitet për ndofarë lidhjesh ekonomike (dhe për asgjë më tepër). Por kjo nuk përbën fakt se ne do të japim pëlqimin për gjësend tjetër. Sepse ne kështu jemi si popull: të keqen nuk e kujtojmë, por na duhet ta regjistrojmë. Prandaj mos u sillni shumë ashpër me ne: vlerat evropiane ne i kemi shumë më për zemër sesa ato euroaziatke…” (Citohet sipas: Vadim Gontarenko. “Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”. Marrë nga faqja e internetit “UAINFO”. 22 shkurt 2014).

Kur mbarova së lexuari këtë analizë interesante të zotit Vadim Gontarenko, menjëherë më erdhi ndër mend një strofë mjaft kuptimplote nga një poezi e poetit të shquar kombëtar ukrainas Taras Shevçenko (1814-1861), të cilin perandori Nikollai I (1796-1855), për përmbajtjen e poemës “Ëndrra”, e pati ndëshkuar rëndë, duke e degdisur në stepat e humbura të Kazakistanit dhe të Kirkizisë për kryerjen e shërbimit ushtarak:

Brune, bëni qejfin tuaj,

Por jo me moskalë*,

Se moskalët janë të huaj,

Kanë për t’ju tallë.

Pra, zanafilla e tërmeteve politike mes këtyre dy shteteve është shumë e hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 018 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta

shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë. Aq e vërtetë është kjo, saqë “në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në Ukrainë shpërtheu një lëvizje e fuqishme me prirje nacionaliste që kishte si qëllim kryesor arritjen e pavarësisë me çdo mjet…Në periudhën fillestare të okupimit, komanda gjermane u mundua ta kthente potencialin nacionalistofetar të Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (ONU) kundër pushtetit sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe… Organizata shpërtheu luftën kundër dy armiqve – kundër Bashkimit Sovjetik dhe kundër Gjermanisë” (Citohet sipas: Valer Jaremenko. “Shpërthimet e separatizmit ukrainas”. Politiçeskij zhurnall, nr. 12 (63), 4 prill 2005, f. 80).

Kaliforni, 25 shkurt 2022

Robert Shkurti – DIELL PAS DIMRIT

No Comments Argëtim Letersi

Dimër. Ftohtë. Dielli fshihet kushedi se ku.
Ndoshta, pas maleve, ndoshta, në ndonjë pyll.
Mund të jetë mbytur në det
ose, ndoshta, zvarritet diku në ndonjë shtrat lumi.
Ndaj dhe lumi është i fryrë
dhe nga padurimi mori fushave,
i përmbyti pa mëshirë.
Inat të madh paska pasur.
Aty ua nxorri zemërimin.
Mbytur në det?
Ndoshta, por dallgët ngrihen të xhindosura,
zemërimin shkarkojnë mbi direkë e kuverta anijesh
dhe i përplasin shkëmbinjve të thepisur.
Oh, ç’zemërim!

Fshehur pas maleve?
Ndoshta, por e shoh të tkurrur,
mbuluar nga bora e rëndë dhe qan nga dhimbja. Lotët e shkrirë të borës
ia hedh trupit të kalbur të lumit që zvarritet.

Fshehur në pyll,
mes drurëve të lartë?
Ndoshta, por nuk dëgjoj melodinë e cicërimave.
Dëgjoj ulërima kafshësh të uritura
nga dimri në të ikur.

Mbaron stina e ftohtë.
Diell, pak diell. Oh, sa ngrohtë!
Lumi rrjedh i qetë në shtratin e vet.
Ngadalë përcjell dhimbjet e dimrit
drejt deltës në det.
Dhe deti dallgët i shndërron në valë.
Pulëbardhat fton mbi pistën e tij,
kapur për dore të luajnë vallet ngadalë.

Mali drejtohet, krekoset si më parë,
i lumtur që qilimin nga krahët ia kanë marrë.
Çlirohet nga pesha, merr frymë,
tek thith ajër të bardhë.
Pylli bëhet tjetër, vesh këmishë të gjelbër.
Dielli si kurorë tek ia zgjat rrezet me dorë.
Degët e pemëve bëhen violina
dhe zogjtë ia mbajnë simfoninë me cicërima.

Shkëputur nga vëllimi poetik
“Ajër shprese” Robert Shkurti

Burimi/Facebook

Ambasadorja Kim bisedon me Ramën dhe Xhaçkën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

No Comments Aktualitet Lajme

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka biseduar sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se Shqipëria dhe SHBA së bashku me shtetet e tjera do të marrin masa për të dënuar veprimet e Rusisë.

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Burimi/tvklan.al

Mentor Kikia – “Putin, 8 me 2 Perëndimit”- Ngazëllimi idiot i shumë shqiptarëve

No Comments Lajme Opinion

Edhe pse anëtare e NATO-s, roli ushtarak dhe diplomatik i Shqipërisë është i pa konsiderueshëm, ndaj dhe ne jemi mjaftuar “duke qenë dakrod me çfarë do të bëjnë NATO dhe SHBA”, lidhur me krizën e Ukrainës.
Por më ka bërë përshtypje sot një mori reagimesh idiote në rrjet, që nuk mund ti neglizhosh, edhe pse janë lloqe rrjeti. Ka një lloj ngazëllimi: Hë po tani, e patë ç’ju bëri Putini? Ku është Europa dhe Amerika tani?
E para, sot duhet respektuar dhimbja e një populli, që ashtu si ne e shumë te tjerë, është duke jetuar në tokën e tij dhe qiellin e tij, në përpjekje për të ndërtuar ekonominë dhe lumturinë e tij, dhe vihet nën bomba për shkak të “gjeopolitikës”. Ai është një vend i lirë dhe i pavarur dhe ka drejtë të jetë në BE, në NATO dhe në çdo organizëm që mendon se i vlen.
Agresori dhe bastardi është 1 dhe dihet publikisht, është Putin, Stalini i dytë i Rusisë. Padyshim që do të ishte lojë e bukur nëse NATO do të futej në luftë, ne do të rrinim para ekraneve e do të shikonim si bien bombat, gjithnjë e më të mëdha, derisa t’ia bënin “Buuuuum” ato bërthamoret. Por kjo nuk do të ndodhë. Sepse pas kësaj, njerëzimi, ai që do të mbijetonte, do t’ia niste sërish të mprehte shigjeta dhe vegla pune prej guri.
E dyta, agresioni dhe strategjia e rritjes së influencës ruse, do të frymëzojë edhe forca dhe shtete në ballkan, thellesisht antishqiptare. Bosnja është një bombë që vetëm siguresa i duhet hequr që të shpërthejë. Mali i Zi sot është në një bllokim total si pasojë e protestave të mbështetësve të serbisë dhe rusisë.
Shqiptarët janë të lumtur, se për herë të parë në historinë e tyre për sigurinë e tyre mendojnë të tjerët. Por, nëse do të duhej që sot të mobilizoheshin njerëz për tu bërë gati për një luftë, me ç’po më shikojnë sytë, rrezik që më shumë do të bashkoheshin me rusët se me NATO-n.
Ndërsa ajo që ma shpif edhe më shumë se janë humoret e shpifura alla-shqiptarçe më luftën dhe njerëzit që janë sot atje.

Burimi/Facebook

Ali Ahmeti – Të faleminderit për të gjitha Edi.

No Comments Aktualitet Lajme

Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian dhe me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes nesh, u takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera.
Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian.
Si vende anëtare të NATO-së, shprehëm shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, harta dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Maksim Becka – Kuriozitet Sa banore kishte Durresi ne vitin 1931

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ne nje shkrese te vitit 1931 te Ministrise se Puneve te Mbrendeshme te Mbreterise Shqiptare, pasqyrohet numri i frymeve per 10 qytetet me te medha te mbreterise. Durresi kishte 9739 banore.
Ja lista e numrit te banoreve:
Tirana 30806 / Shkodra 29209 / Korca 22787 / Elbasani 13796 / Gjirokastra 10836 /
Berati 10403 / Durresi 9739 / Vlora 9106 /…. Kavaja 8208 / Fieri 3684 .

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – Paqe ne Ukraine…!

No Comments Aktualitet Lajme

Ish ambasadori i Kosoves , ne Shkup reagon ne profilin e tij ne facebook, per sulmin e Rusise ndaj Ukraines : –

SHBA dhe aleatet e BE dhe NATO-s,duhet te reagojne fuqishem per te parandaluar diktatorin Putin, i cili po rrezikon paqen ne Europe dhe eskalimin e nje lufte boterore, me permasa katastrofale per paqen, sigurine dhe mbare njerzimin!

Burimi/Facebook

Fadil Lushi – MIKU! HARROJE KOMPROMISIN!

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!
Ju prindër të dashur, ti NËNË e respektuar, ti nxënësi ynë dhe ju themeltarë të shkollave fillore dhe të mesme! Më lejoni që këtë shkrim timin ta filloj me një thënie të Azem Shkrelit, e cila lakohet kësisoj: “Të vërtetën përgjysmë mos e ndaj, se njëra gjysmë komploton kundër saj”. Disa ditë më parë, një Nënë, një motër, një pedagoge, një bashkëvendëse e fisme me sjellje të fisme, bashkë me drejtoreshën e Gjimnazit të shehërit tonë, e tha një të vërtetë të pamohueshme.., nxori në shesh të vërtetën që llafos institucionin e Kodit të Veshjes.., nxori në shesh të vërtetën e nëpërkëmbur, të vërtetën paksa të harruar nga të gjithë ne.., nga ne që kemi ‘hise’ në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.., dhe që kur e tha këtë të vërtetë, nuk e përgjysmoi.., sepse nuk donte që gjendjen tonë reale ta gjymtonte.., pavarësisht se u paragjykua nga njerëz të pandërgjegjshëm.., nga njerëz të cilët nuk kanë, ‘ama’ ‘hiç’ nuk kanë njohuri për Kodin në fjalë.., për rrobat e nxënësve përfshi aty edhe të mësimdhënësit!.., pavarësisht se e tha pa ngurrim.., ashtu të tërë përnjëherë, pa e ndarë në pjesë, pa i hequr asnjë pjesë.., pa..,! Mësimdhënësja e respektuar, Ilvije Ziberi Jashari, bashkë me Drejtoreshën Teuta Llalla dhe të tjerët të tillë si ata, sikur deshi të thotë: se institucioni edukativo-arsimor, nuk është e as që mund të jetë format: “Big Brother Albania Vip” dhe “Përputhen”-‘tavë turli’.., sikur tha, se kur është në pyetje Kodi i veshjes, nuk ka vend për KOMPROMIS dhe kompromisaxhi! Ju lumtë!
Ti mik i dashur! Nëse nuk ke “habere” për Kodin e veshjes, të lus, mos ma parafrazo thënien: “LLAFE, IMZOT, LLAFE!”
PS
Unë besoj se, gjuhëtarët do më ndjejnë, nëse iu shmanga rregullave të drejtshkrimit.., nëse këtë status e ngarkova me fjalë të huaja.., me shprehje proverbiale dhe ca të tjerë edhe me të folmen tonë të lezetshme krahinore!

Burimi/Facebook