Home

Lajme

A mund të ndëshkohet superkorrupsioni i qeverisë Rama nga një i shpallur “non grata” po për korrupsion?!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me ndëshkim të korrupsionit të qeverisë së superkorruptuar të Edi Ramës kuptohet largimi dhe ndëshkimi i saj me votë të lirë dhe demokratike prej votuesve shqiptar.

Këtu nuk ia vlen për të faktuar korrupsionin e madh të qeverisë së superkorruptuar të Edi Ramës, pasi korrupsioni i saj ka dalë në sipërfaqe dhe e ka paralizuar e falimentur shtetin, ekonominë, demokracinë, drejtësinë dhe shoqërinë.

Aq shumë është përhapur korrupsioni sa që nuk ka ku të shkojë e të precipitojë më poshtë.

Mirëpo problem është se si ta shpëtojmë shtetin dhe shoqërinë nga kthetrat e këtij korrupsioni.

Në demokraci këtë e bën ligji demokratik, ndëshkimi dhe dëbimi me votë nga pushteti keqqeverisjen dhe korrupsionin e saj.

Mirëpo korrupsioni nuk luftohet me korrupsion.

Nëse pretendohet që demokracia largon një palë të korruptuarish dhe sjell në pushtet një palë tjetër të korruptuarish atëhere kjo nuk është më demokraci por korrupsiono – hajdutokraci.

Dhe me dashje apo edhe pa dashje qeverinë Rama nuk mund ta rrëzojë nga pushteti një opozitë e cila është kapur dhe marrë peng nga një individ i cili është shpallur “non-grata” nga Departamenti i Shtetit.

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”,-thuhet përvec të tjerash në deklaratën e DASH.

Pra a do të mundet që një opozitë e drejtuar nga ishkryeministri të vijë në pushtet, dhe si e tillë a do ta votonte një opozitë të tillë votuesi, dhe a do ta pranonte demokracia perendimore bashkëpunimin me një qeverisje të drejtuar nga një i shpallur “non grata” ?!

Nëse opozita nuk është në gjëndje për te artikuluar dhe akumuluar pakënaqësitë popullore kundër regjimit të Edi Ramës; nëse opozita nuk është në gjëndje për t’u ndarë dhe për të ndëshkuar korrupsionin brënda saj; nëse opozita nuk është në gjëndje për të krijuar shpresë për ndryshim si dhe besim te faktori ndërkombëtar, ajo nuk mund të vijë në pushtet.

Në Kosovë fitoi Kurti dhe Osmani sepse ata dhe alternativa e tyre ishte antikorrupsioni dhe interesi publik kundër krimit, korrupsionit ,tradhtisë dhe hajdutërisë. Dhe prandaj demokracia dhe votuesi kosovar ua besoi atyre qeverisjen e pushtetin. Këtë duhet ta marrë si shëmbull edhe Shqipëria.

Bashkim Hoxha-25 vite në shërbim të publikut

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

U mbushen 25 vite që kur filloi emisioni “Koha për t’u zgjuar” drejtuar nga shkrimtari, dramaturgu, publicisti dhe gazetari i njohur Z. Bashkim Hoxha, emisioni më i shikuar dhe më i ndjekur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë , në trojet shqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë, fakt ky i cili më nxiti edhe mua që ta shkruaj edhe ketë shkrim -opinion timin në respekt dhe si mirënjohje të merituar ndaj përkushtimit të Z. Hoxha.

“Koha për t’u zgjuar” është emision i cili i ka shërbyer tërësisht publikut, problemeve dhe shqetësimeve të tij, si një foltore e zërit të lirë qytetar, pra emision në shërbim të publikut, që ka 25 vite që është emisioni më i ndjekur publik, emision qe më shumë se kushdo tjetër dhe përditë merr përshendetje nga folësit e shumtë; emision të cilin nuk e dëshiron politika dhe sidomos nuk e duan ta dëgjojnë pushteti, korrupsioni dhe padrejtësia.

Kjo sepse te Bashkim Hoxha qytetari flet, ankohet dhe kritikon të këqijat politike dhe korrupsionin e zullumet e politikës, pushtetit, administratës e të drejtësisë.

Emisioni i Bashkim Hoxhës nuk është politik, në kuptimin e asaj se te Z. Hoxha nuk bëhet propagandë për këtë apo atë politikë, parti apo politikan. Dhe aty nuk është parësor interesi i politikës as i mbartësve të tyre e të pushtetit, por te Z. Hoxha, qytetarit i mundësohet që të flasë, gjykojë e të denoncojë të këqijat e politikës e të pushtetit; i mundësohet qytetarit që të flasë për hallet e

problematikat , shqetësimet e tij dhe të publikut; që të denoncojë dhe të ankohet kundër padrejtësive, dhe i mundësohet qytetarit të interesohet për interesin e vet dhe atë publik. Mbushen 25 vite që kur ka filluar emisioni i Bashkim Hoxhës dhe shumica e qytetarëve ankohen për cmimet stratosferike të ushqimeve, naftës, energjisë, të varfërisë ,të papunësisë ; flasin e ankohen fermerët por dhe madje edhe protestojnë kundër politikave që e kanë falimentuar bujqësinë dhe blektorinë; flasin pensionistët për pamundësinë edhe për të blerë ilacet; flasin për eksodin që po e bashatis vëndin, por cuditërsht në votime shkojnë shume pak.Kam dëgjuar në këtë emision edhe ndonjë nga ata të dëshpëruarit nga realiteti që i thotë Bashkimit se ky emision nuk zgjidh asgjë, por që dihet se ky emision nuk është as shteti e as pushteti, por është opozita e vërtetë publike e sociale karshi të këqijave publike e qytetare që bën e kritikon vëzhguesi dhe qytetari te ky emision. Ky emision më mirë se kushdo tjetër e kryen misionin publik e kombëtar në favor të interesit qytetar dhe nuk ka “faj” ai pse qytetarët nuk votojnë për ndëshkimin e pushtetit dhe të politikanëve zullumqarë; si dhe ky emision nuk ka faj pse qytetarët nuk shkojnë në votime por rrinë indiferentë pikërisht në ditën kur duhet të flasin e të ndëshkojnë me votë.

Urime z. Hoxha për këtë shërbim të jashtëzakonshëm dhe më se të domosdoshëm që i bëni publikut, të vërtetës dhe e interesit qytetar.

Fortifikimi shqiptar dhe mallkimi i tij

No Comments Argëtim Histori

Nga Dilaver Goxhaj

“Bëje token të luftoi për ty!”

Pirua i Epirit

Gjatë luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka filluar më 24 shkurt 2022, nuk është reshtur pa u përmendur edhe mundësia e përdorimit të armëve bërthamore. Mirëpo, sikurse dihet, edhe kundër armëve bërthamore ekziston veprimi ekuivalent. Ai është fortifikimi permanent, (betoni e çeliku), mjeti më efikas kundërveprues. Kjo është vërtetuar shkencërisht si nga analizat që u janë bërë efekteve të bombave të para atomike 20 kilotonshe të hedhura në Horoshimë e Nagasaki, ashtu edhe nga studimet dhe eksperimentimet e mëvonshme nga shumë shtete, po asht edhe nga ne.

Nisur nga sa më sipër, udhëheqja e lartë e vendit, sidomos pas daljes “de fakto” të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, duke parë se armët atomike po futeshin deri edhe në municionet e artilerisë, urdhëroi të studjoheshin dhe të vlerësoheshin këto dukuri në mënyrë dialektike, të cilat u parashikuar në Artin tonë Ushtarak mbi Luftën Popullore. Si rrjedhojë e atij studimi e eksperimentimesh, Shqipëria i bëri fortifikim permanent të fuqishëm të të gjith, origjinal e të pangjashëm me të gjithë fortifikimet që kanë përdorur shtete të tjera si para Luftës së Dytë Botërore, gjatë zhvillimit të saj, ashtu edhe më pas. Kjo lloj strategji mbrojtëse, duke e fortifikuar fuqishëm të gjithë territorin e vendit, u bazua në politikën e asnjëanësisë të shtetit tonë, e përcaktuar kjo prej udhëheqjes së lartë të vendit.

Mirëpo, në Shqipërinë e këtyre 32 viteve të ashtuquajturit “sistem demokratik” ka patur dhe ende vijojnë spekullime të turpshme rreth këtij sistemi mbrojtës të fortifikuar i ndërtuar gjatë periudhës 1945-1985. Spekullimet më të mëdha bëhen jo vetëm për politikën e përgatitjes ushtarakisht të gjithë popullit shqiptar, si dhe për sasinë dhe llojet e Forcave të Armatosura që patëm, por veçanërisht për fortifikimin. Këto spekullime janë bërë dhe bëhen si nga politikanë dhe “analistë të shquar” shqiptarë në të dy Shqipëritë, (këtej e andej kufijve politikë), por edhe nga gazetarë, diplomatë e “analistë” të huaj.

Analizat “shkencore” prej shtypit shqiptar kanë marrë spunto edhe më shumë pas jehonës që ka bërë albumi dizinformues i fotografit hollandez David Galjard, të titulluar “Concresco”, të cilin revista “Wired” e trumbetoi në artikullin e saj me titull: “Paranoja e diktatorit komunist – epoka e bunkerëve, tani një telash kombëtar”. David Galjard me këtë libër, botuar në nëtor 2012, ftoi në Paris çmimin: “2012 Aperture Foundation/ Paris photo first photobook award”.

Menjëherë pas këtij publikimi morën edhe më shumë kurajo gazetarët, “analistët” dhe politikanët tanë të gjithëditur, aq më shumë kur mësuan se botimi i librit ishte mbështetur edhe nga Ambasada Holandeze në Tiranë. Këta shqipfolës nxorrën në pah dukurinë e shëmtuar të servilizmit, karakteristike për ta ndaj çdo të huaji, ku çdo thënie denigruese të tyre për vendin tonë, qoftë ai me titull shkencor, gazetar, diplomat, politikan, por edhe budalla qoftë, e marrin sikur e ka thënë Perëndia.

Madje hollandezi David Galjard shkon deri atje sa heq një paralele gati hipnotizuese se çfarë ka ndodhur në psikikën e shqiptarëve, duke thënë se “alarmin e sulmit shqiptarët e kanë pasur pas koke gjithë kohën, duke qenë gati të shkonim në psikiatri.”(!)

Midis të tjerave, hollandezi David Galjard shkruan: “Në Shqipëri, 750.000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo”. Nuk e dimë se sa kohë i është dashur këtij gazetari “të zgjuar” hollandez, madje të dekoruar edhe nga Franca, t’i numëronte një nga një të “750 mijë bunkerët”! Kjo gënjeshtër e qëllimshme është aq e madhe, sa dhe Nastradin Efendisë nuk i ka shkuar ndër mend të thoshte hiperbolizime kaq të madha e kaq të trasha! Por, më e keqja është se këtë shifër e kanë trumbetuar dhe po e trumbetojnë gazertarë, kronistë televizivë, analistë e politikanë “demokratë” e “rilindas” në Shqipëri, njëri më i “mençëm” se tjetri. Madje ka edhe ish-ushtarakë që tash kanë “reflektuar” dhe fortifikimin e quajnë “çmënduri apo lajthitje të Enverit”, “kosto ekonomik”, etj.

Cila është shifra vërtetë e

Qendrave të Zjarrit të ndërtuara?

Bazuar në Vendimin me Nr.13, datë 04 Dhjetor 1974, i Këshillit të Mbrojtjes i RPSSH, i mbështetur në konceptin tonë strategjik dhe planin e organizimit të mbrojtjes strategjike të vendit si dhe të përdorimit të gjithë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte llogaritur se duhej të ndërtoheshin gjithsej: 201.175 Qëndra Zjarri Permanente (QZP).

Por sa u ndërtuan faktikisht?

Faktikisht u arrit të ndërtohen vetëm 161.878 QPZ, mes tyre 824 QZ kundërtanke nga 17.177 që ishin parashikuar. Kjo shifër del edhe nëse bëjmë llogaritjen sipas mesatares së sasisë të një zone mbrojtje divizioni (8.000 QZ): 22 divizionet që kishte ushtria, (dy divizione ishin rezervë e Komandës së Përgjithshme), sasia e QZ rezulton: 20×8.000 = 160.000 QZ. Bazën e këtij fortifikimi mbrojtjës e bënte mbrojtja kundër-tanke dhe mbrojtja kundër desantit ajror masiv të armikut.

Sikundër shihet, autori hollandez i gënjeshtrës hiperbolizuese dhe të gjithë pasuesve të tij shqiptarë, (politikanë, gazetarë e analistë), shifrën e vërtetë e kanë shumëzuar 4,6 herë më shumë! Lind pyetja: nga qëllimi i mirë apo i keq e kanë bërë ata këtë hiperbolizim, si dhe ambasada që e ka financuar? Mund t’i falet hollandezit D. Galjard, por, po këta politikanët e “gazetarët” tanë çfarë i ka penguar të kërkonin ato dokumenta?!

Kur ka filluar fortifikimi

i terrenit në Shqipëri?

Menjëherë pas çlirimit nga nazi-fashistët, i menjëhershëm ishte urdhëri për fortifikimin i Komandantit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, më 16 dhjetor 1944, ku theksohej: “Nga ana tjetër të mos nënvlerësohet rëndësia e organizimit të tokës për mbrojtjen, sepse, me anën e fortifikatave lehtësohet mbrojtja jonë, duke u bërë më i efekshëm zjarri ynë, më pak i efekshëm zjarri i armikut dhe përgatiten konditat për zhvillimin e mbrojtjes dhe transformimin e saj në ofensivë.”, (“Dokumenta të SHP” v.2,f.360). Ky urdhër ishte fillesa e punës kolosale që do të niste për fortifikimin e teatrit shqiptar të mbrojtjes, duke filluar nga brezi kufitar dhe buza e ujit, rajonet e pozicioneve të mbrojtjes, të brezave të thellësisë dhe të objekteve fortifikuese për artilerinë, tanket, për objektet e drejtimit, për strehimin e popullatës, të mjeteve e të forcave, për ndërtimin e bazave ushtarake detare e ato ajrore, brezave strategjikë, për industrinë e luftës, krahas ndërtimit të transheve, hendeklidhjeve, QZ, strehimeve etj.

Në tekstin e Artit tonë Ushtarak të Luftës Popullore përcaktoheshin tre drejtime kryesore për mbojtjen e vendit: përgatitja e popullit ushtar; pajisja dhe modernizimi i teknikës luftarake dhe përgatitja e teatrit të luftës (fortifikimi). Sikundër shihet, fortifikimi i vendit ishte një nga faktorët më kryesorë, i cili parashikonte që mbrojtja jonë të ishte poziconale, e bazuar në sistemin e rajoneve të fortifikuara e tepër të fortifikuara. Rajone tepër të fortifikuar parashikoheshin në terrene fushore tepër të ekspozuar nga vrojtimi dhe zjarri i armëve të armikut.

Fortifikimi ynë u ndërtua sipas kapacitetit taktik, operativ e starategjik, i cili nuk lejonte shpërthimin e mbrojtjes dhe depërtimin e armikut në thellësi edhe me forca të blinduara, duke u siguruar një aktivitet i gjerë e i gjithanshëm nëpërmjet të cilit arrihej asgjësimi pjes-pjesë i forcave të armikut dhe fitorja përfundimtare mbi të.

Qëndrushmërinë e sistemit tonë të fortifikimit e rriste shumë edhe mpleksia organike e fortifikimit permanent me fortifikimin fushor (transhe e hendeklidhje) sipas kushteve konkrete të terrenit. Mbi bazën e këtij fortifikimi do të zhvillohej aktiviteti i pandërprerë i mbrojtjes sonë në kushtet e epërsisë absolute të kundërshtarëve në ajër si dhe në forca e mjete.

Sipas llogaritjeve, për asgjësimin e një rajon mbrojtjeje batalioni duheshin 27-30 bomba atomike 20 kilotonshe me plasje tokësore, ndërsa me plasje ajrore – dyfishi.

Pse Shqipëria

përzgjodhi mbrojtjen pozicionale aktive?

Shqipëria përcaktoi këtë lloj mbrojtje pozicionale aktive, pas daljes “de fakto” nga Traktati i Varshavës, me qëllim për ta parandaluar çdo tentativë të ambicjeve “historike” të fqinjve tanë ose dhe të aleatëve të tyre për coptimin e Shqipërisë duke kapur hapësira brenda kufijve shtetërorë, apo që të shpërthente rajonin e mbrojtjes së forcave tona. Këtë strategji ushtarake Shqipëria e mori duke u nisur nga parimi se ajo nuk do të merrte kurrë inisiativën për të sulmuar fqinjët, të cilën e theksonin Nenet 87 e 88 të Kushtetutës. Pra, Shqipëria përmes kësaj strategjie mbrojtëse shpallte neutralitetin, duke mos marrë pjesë në asnjë pakt apo aleancë ushtarake rajonale a ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj politike ishte shijimi i paqmë i lirisë dhe i barazisë, ku

ambicia e vetme e çdo qytetari të ishte dëshira për të merituar Atdheu lavdinë dhe për t’i shërbyer atij. Edhe pse Shqipëria zgjodhi vijën politike të neutralitetit, për strategji ushtarake zgjodhi atë të mbrojtëse pozicionale aktive.

Dikush edhe mund të pyes:

Si është e mundur që edhe pse Shqipëria zgjodhi politikën e neutralitetit, u përgatit aq shumë për luftë?

Ndoshta në aparencë kjo pyetje mund të duket logjike. Por fqinjët tanë asnjëherë nuk e kanë pas parim neutralitetin politik, por, përkundrazi, ende pretendojnë territore të vendit tonë. Këtë ambicie historike e ekspozuan si Serbia ashtu edhe Greqia menjëherë pasi qeveritë e vendit tonë pas vitit 1990 bënë shkrirjen e Forcave të Armatosura. Serbia pushtoi menjëherë Kosovën, ku edhe sot kërkon ta rimarri atë me forcë; ashtu edhe Greqia, e cila edhe pse anëtare e NATO-s nuk e lejoi aviacionin e saj të përdorte hapësirën ajrore greke për të goditur forcat fashiste serbe në Kosovë.

Së dyti, përmes krijimit dhe forcimit të të gjithë llojeve të Forcave të Armatosura, e në mënyrë të veçantë duke e shoqëruar me fortifikimin e gjithë territorit të vëndit, indirekt Shqipëria e demoralizoi çdo pretendues për ta sulmuar atë. Dhe faktikisht nuk na sulmoi kush, ngaqë ishin të bindur se i gjithë populli shqiptar ishte profesionalizuar ushtarakisht, që nga kreu i Forcave të Armatosura e deri tek qytetari i fundit. Si rrjedhojë, Shqipëria e fitoi luftën pa bërë luftë, siguruam paqen pa derdhur gjak. “Të fitosh mbi armikun pa betejë është triumfi më i lartë. Pra, ajo që është më e rëndësishme në luftë është të godasësh strategjinë armike”, shprehej Homeri i letrave ushtarake Sun Xu. (“Arti i luftës”,f. 152).

Fitorja e asaj lufte pa gjak bëri që Shqipëria, e cila në vitin 1945 i ngjante një shtëpie të rrënuar, pa dyer, pa dritare dhe pa çati, u rindërtua nga e para me rindërtimin e banesave, me bujqësi, blegtori dhe industri moderne të gjithë llojeve; nga një milionë banorë arriti në katër milionë banorë, ku shkolloheshin, mjekoheshin dhe stërviteshin të gjithë falas si dhe të gjithë në punë; të gjithë u armatosën dhe merrnin pjesë në fortifikim, prandaj dhe askush nuk guxonte ta sulmonte Shqipërinë, edhe pse me varfëri të pranueshme e të ndershme. Gjithë këto arritje e nxitën shkrimtarin Ismail Kadare të shkruante romanin “Kështjella”, duke i ngritur një përmendore letrare qëndresës shqiptare, një

monumentalitetit kështjellor, një përgjasim që i është sugjeruar Kadaresë nga e gjithë historia shqiptare mes qëndresës shqiptare në shekullin e 15-të e qëndresës bashkëkohore të Shqipërisë, duke zhbiruar rrënjët e disfatës të çdo agresori të huaj, siç e konstaton vetë Tursun pashai, se “Ata që do të jetojnë më vonë mbi këtë tokë, do ta kuptojnë se ne nuk e patëm lehtë të ngriheshim në këtë luftë vigane kundër përbindëshit më të madh të kohës.” (“Kështjella”, f.244). Kjo ishte vija politike e neutralitetit dhe strategjia ushtarake mbrojtëse e Shqipërisë moniste.

Po sot? Sot, duke eleminuar të gjitha llojet e Forcave të Armatosura, natyrisht, fortifikimi duket i kotë; prandaj dhe jemi pushtuar pa luftë, dhe jemi në luftë pa luftë; kemi mbetur një milionë dhe nuk ushqehemi dotë nga bujqësia e blegtoria jonë; ¾ e popullsisë kanë ikur dhe punojnë për botë, prandaj është hequr Çajupi nga programi mësimor i shkollave, ngaqë thotë: “Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Kujto vëndë tek ke lerë dhe tek heq.”

Duke organizuar një mbrojtje të tillë, Shqipëria mbronte edhe tërësinë e unitetit kombëtar.

Por fortifikimi i vendit filloi në shkallë edhe më intensiv në vitin 1974, sipas vendimeve të udhëheqjes politike të vendit, duke përfunduar në fillim të viteve ’80-të.

Lind pyetja: Si është e mundur që, kur mbaroi fortifikimi dhe u ndërprenë investimet e mëdha e “të kota” për “programin e pazakontë të bunkerizimit”, filloi varfërimi i Shqipërisë?!

A është fortifikimi një shpikje shqiptare?

Jo. Fortifikimi nuk është një shpikje shqiptare. Ai i ka fillesat e veta prej para erës së re. Dhe kjo ndodh ngaqë lufta që zhvillon çdo shoqëri e caktuar mund të ndryshojë dukshëm nga një tjetër. Futja në armatim të artilerisë prej të dy Traktateve Ushtarake, NATO dhe ai i Varshavës, sikundër thamë, i predhave të artilerisë me mbushje bërthamore, i ndryshoi rrënjësisht jo vetëm mënyrat e sulmit, por edhe ato të fortifikimit. Nga kjo zë fill ai lloj fortifikimi me urgjencë që u bë në Shqipëri prej vitit 1974-1985, me qëllimin e vetëm që të ruhej populli dhe pavarësia e vendit, pasi mundësi të tjera për ne, si një vend i vogël, ishin shumë më të kushtueshme dhe jo të përhershme për mbrojtje.

A ka pasur dhe a kanë luajtur rol mbrojtës fortifikimet e mëdha?

Për t’u përgjigjur kësaj pyetje po i referohemi fortifikimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

  1. Në kufirin sovjeto-finlandez në Istmën e Karelisë ishte ndërtuar vija e fortifikuar Manerhejm, e cila kishte një shtrirje frontale prej 40 km dhe thellësi 30 km. Në të ishin ndërtuar 22 nyje rezistence me nga 4-5 pikëmbështetje, ku secila pikëmbështetje kishte 5 QZP me shumë frëngji. Gjithsej ishin ndërtuar 550 QZP dhe 178 QZ gjysmëpermanente. Dendësia mesatare e qendrave të zjarrit ishte 0,5 QZ për çdo km2. Gjatë luftës midis BS dhe Finlandës (30 nëntor 1939 – 12 mars 1940) për shpërthimin e kësaj vije sovjetikët përqëndruan të pajisura me tanke e teknikë tjetër të rëndë luftarake në sasi shumë të madhe. Në atë vijë u luftua 101 ditë dhe me gjithë epërsinë e madhe e të pakrahasueshme në forca e mjete, sovjetikët nuk mundën ta shpërthenin dot këtë vijë për 101 ditë. Vetëm pas 101 ditësh, kur u futën në përdorm edhe faktorë të tjerë, sovjetikët mundën më 12 mars të krijonin një të çarë në këtë vijë. Për shpërthimin e vijës Manerhejm sovjetikët pësuan humbje shumë të mëdha në forca e në mjete luftarake.
  2. Vija Mazhino e ndërtuar nga Franca në kufirin me gjermaninë shtrihej në një front rreth 700 km dhe në thellësi 2 km. Në drejtime të veçanta thellësia arrinte 20-30 km. Në vijën Mazhino ishin ndertuar 5.800 qendra zjarri të mëdha e të vogla për mitraloza e topa, duke krijuar një dëndësi mesatare prej 1,45 QZ për km2. Vetë ekzistenca e kësaj vije si dhe pasiguria e komandës gjermane për shpërthimin e saj e detyruan atë që në betejën e Francës, goditjen kryesore ta jepnin në veri të vijës Mazhino, ndërsa përballë saj vendosën grup-armatën “C”. Të gjitha përpjekjet gjermane për të shpërthyer vijën Mazhino nuk patën asnjë rezultat. Vetëm në 14 qershor 1940, kur gjermanët kishin hyrë në Paris dhe i kishin dalë në shpinë vijës Mazhino, armata e parë gjermane ndërmori shpërthimin e vijës Mazhino në sektorin e fortifikuar të Sarës ku ndodheshin 320 QZ, e që ishte sektori më pak i pajisur nga pikëpamja fortifikuese, i cili mbrohej nga dy regjimente të këmbsorisë së fortesave dhe një regjiment mitralier i këmbsorisë koloniale. Raporti i forcave ishte 9:1 në favor të gjermanëve, që do të thotë se kundër çdo batalioni të fortesave mësynte një divizion këmbsorie gjermane.
  3. Vija Zigfrid, ose siç e quajnë ndryshe “muri i perëndimit”, i ndërtuar nga gjermanët gjatë viteve 1936-1939, në kufirin e tyre perëndimor. Vija Zigfrid kishte një shtrirje frontale prej 500 km dhe një thellësi mesatare 35-75 km. Ajo përbëhej nga dy pozicione me thellësi 5-7 km secili. Si pozicion të tretë kishte të ashtuquajturën vijë Gidenburg. Pozicionet

ishin përgatitur me QZP, me punime fushore dhe objekte të tjera të fortifikuara. Në vijën Zigfrid ishin ndërtuar gjithsej 15.500 QZ, që krijonin një dendësi mesatare prej 0,6 QZ për km2.

Ndonse i mbrojtur me forca të pakta, të papërgatitura mirë dhe pa përvojë luftarake, vija Zigfrid përballoi goditjet e ushtrisë anglo-amerikane që kishin epërsi shumë herë më të mëdha në forca e mjete. Disa herë tentuan anglo-amerikanët në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 ta shpërthenin atë vijë, por nuk ia arritën qëllimit. Rezistenca në vijën Zigfrid u ndërpre vetëm atëherë kur Komanda e Lartë Gjrmane urdhëroi tërheqjen e trupave nga kjo vijë.

  1. Vija izralite e fortifikimit “Bar Lev” ishte një zinxhir fortifikimesh të ndërtuara nga Izraeli përgjatë bregut lindor të Kanalit të Suezit në vitin 1967, pas “Luftës gjashtë ditore” me Egjyptin. Vija përfshinte një mur masiv rëre prej 150 km i gjatë, i thellë 7-8 km. Ajo ishte një mur rëre me lartësi nga 20–25 metra me pjerësi prej 45–65 gradë dhe mbështetej nga një mur betoni; kishte 22 kalata, të cilat përfshinin 35 pika të forta. Bunkerët dhe strehimoret siguruan mbrojtje kundër çdo bombe deri 500 kg. I gjithë muri kushtoi 238 milion $.

Po të bëjmë krahasimin midis sistemit tonë të fortifikimit me sistemet e fortifikimit që përmendëm më lartë del se sistemi ynë i fortifikimit nuk ka asnjë ngjashmëri taktiko-operative dhe tekniko-shkencore me të gjitha llojet e fortifikimit të mësipërm. Le të krahasojmë dëndësinë e QZ në një km2 që e jona është 80-100 herë më e madhe sesa ajo e vijës Manerhejn e Zigfrid, dhe 35 herë më e madhe sesa ajo e vijës Mazhino.

Sistemi ynë i fortifikimit u bë i vazhdueshëm, i pandërprerë dhe mbulonte gjithë kufirin tokësor dhe detar të vendit; ndërsa në vijat Manerhejn, Mazhino e Zigfrid mbuloheshin vetëm pjesë të shkëputura të kufirit shtetëror, prandaj dhe janë anashkaluar nga drejtimet e pafortifikuara. Sistemi ynë i fortifikimit kapte gjithë thellësinë e territorit të vendit, ndërsa vijat Mazhino, Manerhejn, Zgfrid e Bar-Lev ajo lëkundej nga 2-50 km.

Në brezin e parë të mbrojtjes sonë, fortifikimi permanent i pozicionit të zjarrit i skuadrës së këmbsorisë u bë në formë “garnizoni”, duke vendosur 3-5-7 QZP, në varësi të terrenit dhe rëndësisë së drejtimit për mbrojtje. Rajoni i mbrojtjes së togës përbëhej nga dy transhe (9-15-21 QZP); i kompanisë nga 3-4 transhe (27-45-63 QZP), ndërsa rajoni i mbrojtjes së batalioneve përbëhej nga rajonet e mbrojtjes së kompanive (81-135-189 QZP, nëse i qëndrojmë besnik sistemit “tresh”), si dhe pozicionet e zjarrit të armëve të rënda të artilerisë, vendkomandave, vendmjekimi, vendfurnizimi etj, ishin lidhur me sistem të zhvilluar transhesh e hendeklidhje (gjithsej 6-8 transhe), duke siguruar mbrojtje rrethore. Në një brez mbrojje BrK me 5 batalione do të kishte afërsishtë 800 QZ. Krijohej kështu një kamp i fortifikuar me ndihmën e një sërë QZ që mbronin me zjarr anësor e në shpinë njëra-tjetrën.

Në vendosjen e QZ ishte pasur parasysh kryqëzimi i zjarrit të mitralozëve, automatikëve, pushkëve dhe armëve të tjera të vendosura në rajonin e mbrojtjes, ku mbi çdo pikë të terrenit sigurohej më shumë se shtatë palosje zjarri, ndërsa

në terrene të fortifikuara malore më shmë se katër, duke mbrojtur QZ njëra-tjetrën. Vendosja e QZ u jepte mundësi trupave ta sulmonin armikun nëpër intervalet, porsa zjarri i bërë nga QZ të kishte dobësuar presionin e sulmit të armikut.

Në brezin e dytë të mbrojtjes brigadat qëndronin të përqëndrura, ku, veç elementëve të fortifikuar, (njësoj si brigadat e skalionit të pare), fortifikoheshin pozicionet e zjarrit për grupimin e artilerisë tokësore, vendkomanda, objektet për depot e rapavijës, spitali i divizionit, spitali veteriner etj. Fortifikohej edhe rajoni i pritshëm i desantit ajror, rajonet e mbrojtjes të forcave vullnetare, qendrat e rëndësishme të banuara, objektet industriale, aerodromet, portet, urat etj.

Thellësia strategjike e mbrojtjes, që quhej edhe brezi i tretë i mbrojtjes, përbëhej nga fortifikimi i rajoneve të përqëndrimit të njësive RKP dhe gjithë industria prodhuese ushtarako-industriale e ajo ushqimore, për luftë dhe për popullsinë e fshatrave e qyteteve, e sistemuar në tunele të betonuar. Si rrjedhojë, e gjithë hapësira e vendit mbulohej nga vendstrehimet masive të popullsisë, objektet social-ekonomike, organet administrative të pushtetit qendror e vendor, tunelizimi i industrisë, masat për mbrojtjen nga armët kimike etj. Dendësia më e madhe e fortifikimit ndodhej në brezin e parë të mbrojtjes.

Konkluzionin e atij fortifikimi e ka bërë Mehmet Shehu në seminarin e mbajtur më 22 mars 1977 me kuadrot kryesore të ushtrisë në Durrës, theksoi se “fortifikimi ynë i heq armikut faktorin hapësirë, – ky është plusi i parë për ne; i heq armikut faktorin kohë – ky është plusi i dytë për ne; me anën e fortifikimit tonë gjakosim rëndë armikun – ky është plusi i tretë për ne”.

Në javën e parë të muajit Tetor 1992 në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm erdhi një grup prej pesë oficera (pedagogë) amerikanë për t’u njohur me programet e akademisë tonë ushtarake si dhe për të na sjellë përvojën e tyre pedagogjike. Ditën e parë i prezantuam me programet e secilës armë e shërbimi, ndërsa ditën e dytë i njohëm me kabinetet mësimore. Kur mbaroi prezantimi në kabinetin e Xhenjos, në të cilin pasqyrohej me imitacion gjithë dinamika e zhvillimit të operacionit për përballimin dhe asgjësimin e desantimit ajror e atë detar në rajonin Gjiu i Durrësit – Gjiu Lalësit, që përfundonte me dhënien e kundërmësymjes nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe rivendosjen e situatës në buzën e ujit, kryetari atij grupi pedagogësh amerikanë na tha: “Me këtë organizim e përgatitje që keni ju, me këtë fortifikim, me këtë mobilizim të të gjithë popullit në luftë, ka gjasa që dhe NATO do ta kishte të vështirë t’u pushtonte.”

A ishte i tepëruar dhe absurd ky lloj fortifikimi?

Hollandezi David Galjard si dhe gjithë politikanët tanë të këtyre tre dekadave pluraliste, mes tyre edhe ushtarakë, kanë theksuar e theksojnë se fortifikimi ynë ishte “i tepëruar” dhe “absurd”. Por kjo nuk është aspak e vërtetë, për të vetmen arsye se punimet për hapjen e tuneleve dhe groposjen e QZ janë bërë nga forcat e shërbimit të detyrueshëm të ushtrisë. Fortifikimi i bërë, është e do të jetë investim i domosdoshëm për të gjitha kohrat.

Arti ynë Ushtarak i Luftës Popullore me këtë sistem fortifikimi parashikonte se nga çdo anë e drejtim që të vinte armiku, si nga ajri, nga toka ose nga deti, do të ndodhej gjithmonë përballë morisë së madhe të objekteve tona të fortifikuara, të cilat edhe në qoftë se do t’i shpërthente në një drejtim ose rajon, shpërthim të cilin do ta paguante me humbje shumë të mëdha, ai menjëherë pas këtyre rajoneve, në mënyrë të pandërprerë, në të gjithë thellësinë e territorit, do të ndeshej me rajone dhe breza të tjerë të fortifikuar më të njëjtën ekuivalencë qëndrushmërie, gjë që do t’i duhej ta niste sulmin nga e para. Ky është rezultati i atij investimi “të kotë” e “të tepërt”.

Fortifikimi i vendit nuk ka qenë projektuar dhe ndërtuar sipas koniunkturave politike dhe marrëdhënieve me fqinjët, por sipas Planit Operativo-Strategjik të Mbrojtjes së vendit dhe detyrave luftarake të njësive përkatëse, në bazë të kapacitetit operativ të terrenit, që lejonte mundësinë e përdorimit të forcave armike, si nga toka, deti e ajri, në këmbsori e teknikë luftarake, pa marrë parasysh se cili do të ishte armiku.

Në ato vite dhe për atë sistem organizimi të pushtetit, fqinjët konsideroheshin kundërshtarë të sistemit politik, armiq të pushtetit tonë dhe me pretendime të theksuara territoriale.

Merita e ideuesve të kësaj shkolle të fortifikimit shqiptar është se kjo shkollë e ktheu artin e fortifikimit në rregulla matematikore të përpikta, duke bërë kombinimin propocional-simetrik të vijave të vendosjes së QZ, duke ia përshtatur teorinë shkencore kushteve të ndryshme të drejtimeve të caktuara për t’u fortifikuar, si dhe teknologjisë së armikut të mundshëm.

Kuadrot e larta ushtarake shqiptare, me në krye strategun e shquar ushtarak Mehmet Shehun, që e projektuan atë fortifikim dhe që u realizua në 20 vite, përveçse ishin komandantë me përvojë luftarake, ishin edhe shkencëtarë shoqërorë, por edhe mendimtarë, diplomatë, politikanë, të cilët luftën e kishin profesion, duke u nisur nga fakti që ushtria e asaj kohe shprehte interesat e shoqërisë që e kishte ngritur. Qëllimi i projektuesve të atij sistem fortifikimi ishte organizimi dhe sistemimi i dukurive kaotike të luftës, në një sistem të efekshëm, duke pasur besim se populli, kur të mobilizohej për luftë, do ta përdorte me shumë efikasitet.

Mallkuesit shqiptarë të fortifikimit shqiptar

ngelën duke përsëritur,

se ai fortifikim kishte një kosto shumë të shtrenjtë për kushtet e asaj kohe.

Ata, nëse nuk e kanë nga padija, atëherë e kanë për paranë e shpërblimit që marrin me këtë propagandë qëllim keqe. Ekonomistët modernë thonë se: të gjithë pasurohen kur asnjëri nuk kërkon përparësi. Strategët ushtarakë modernë

thonë: Në një luftë, e cila drejtohet nga kabinete të aftë, nuk ka vend për zbutje, përligjia e saj është fitorja, pavarësishtë me ç’metoda është arritur, qoftë edhe ato ekstreme. Bazuar në këtë aksiomë, fortifikimi ynë u organizua e u zbatua me qëllimin e vetëm: që lufta, nëse na imponohej, të mbaronte për një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak gjak, ngaqë e bënte mësymjen e çdo ushtrie armike shumë më të vështirë. Prandaj theksova më lart, se Shqipëria e fitoi luftën, paqen, pa bërë luftë, pa derdhur gjak.

Vetitë mbrojtëse të atij fortifikimi u zhvilluan gjer në atë pikë, sa rajoni i mbrojtjes së një batalioni mund të përballonte deri edhe 27 goditje me predha bërthamore artilerie, krahasuar me efektin e bombave atomike që u hodhën në Hiroshima e Nagasaki, në vitin 1945. A e justifikon kjo mbrojtje atë investim?

Sikundër e theksova pak më lart, fortifikimi intensiv i vendit në Shqipëri filloi kur ajo doli “de fakto” nga Traktati Ushtarak i Varshavës. Që në fillim duhet theksuar se fortifikimi i vendit nga udhëheqja shtetërore e Shqiërisë u përcaktua të ishte fortifikim mbrojtës, i cili të mundësonte ta bënte të gjithë territorin e vendit të aftë për mbrojtje të përherëshme dhe jo vetëm për një kohë të shkurtër, dhe vende-vende edhe në fortifikim mësymës, i cili të përmbante edhe rregullat e luftimit në rrethim dhe të rrethimit të armikut. Prandaj ai u nda në tri forma: në fortifikim të përhershëm, me Qendra Zjarri (QZ) e Qendra të Pëhershme Zjarri (QPZ); në art të kryerjes së rrethimit si dhe në fortifikim fushor, që ndryshe quhet fortifikim i përkohshëm, për shkak të rëndësisë së përkohëshme që ato mund të marrin në kushtet e veçanta të një luftimi. Si rrjedhojë, fortifikimi i vendit në Shqipëri u realizua në mënyrë të pashkëputur e ngushtësisht i ndërthurur midis tre llojeve, duke krijuar rajone të fortifikuara, tepër të fortifikuara dhe fortifikim të përkohshëm.

Edhe pse fortifikimi ynë u bë tepër i studjuar e me karakter të përhershëm, një investim i përjetshëm që nuk i humbet vlerat e tij në shekuj, përsëri, pas prishjes së sistemit shoqëror socialist, si nga shtypi i huaj edhe nga ai shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë, është spekulluar dhe vijon të spekullohet sot e gjithë ditën, duke arritur deri aty sa të thuhet, se “u ndërtua një bunker për katër banorë”, “24 bunkerë për çdo kilometër katror”, “sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues”, si dhe e quajnë budallallëk që “çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar” për mbrojtjen e vendit!

Bazuar në përvojën e fortifikimit të ushtrive të huaja, sulmi kundër një mbrojtjeje të fortifikuar kërkon më shumë forca e mjete. Për shembull, regullorja amerikane e luftimit “FM-

105”, kundër një mbrojtjeje të fortifikuar mirë, në drejtimin kryesor të goditjes, për mësymje parashikonte një raport shumë më të thellë forcash, minimalisht 6-8:1. Kjo normë ishte tipike për rajone të fortifikuara me 10-15 QZ për km/front a km2, për gjithë thellësinë e mësymjes.

Kurse tek mbrojtja jonë kishte minimalisht 15 deri 35 QZP për km/front, në varësi nga terreni, që do të thotë se raporti i forcave për mësymje i kundërshtarit do të ishte jo 8:1, por 3 deri 4 herë më shumë, pra 24-32:1. Ndaj mbrojtja jonë me të tillë dëndësi kaq të lartë fortifikimi, e ndërtuar sipas kapacitetit të terrenit, mund të përballonte forca më të shumta, duke e bërë vendin të papushtueshëm. “Fortifikimi, -thekson teoricieni dhe historiani ushtarak anglez Xhon Kigan-, u ka shërbyer për mirë popujve sa herë që është bërë e mbajtur në rregull, pasi ka përballuar modernizimin dhe çdo teknologji ushtarake si dhe ka përfeksionuar aftësinë udhëheqëse, e cila i ktheh komandantët në udhëheqës.” (“A History of Warfare”, London, 1993).

Ndoshta në praktikë, më mirë se kushdo tjetër vlerat mbrojtëse të fortifikimit shqiptar i kuptuan ushtarakët dhe popullsia e rretheve Kukës e Tropojë kur u luftua në brezin kufitar midis malit Shkëlzen e malit Pashtrikut gjatë periudhës së luftës në Kosovë, 1998-1999, fortifikim i cili u shfrytëzua masivisht prej tyre.

14 mars 2022

LUFTA ÇLIRIMTAR NË KOSOVË DHE NATO-ja

No Comments Argëtim Histori

DILAVER gOXHAJ

Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një luftë e nisur rastësishtë, por ajo është një luftë që i ka rrënjët në përpjekjet shekullore të të gjithë popullit shqiptar që jeton në Kosovë dhe ish Jugosllavi për liri, pavarësi dhe zhvillin shoqëror. Si e tillë, ajo ndryshon shumë nga luftrat e mëparëshme, si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në të .

LUFTA GJATE VITIT 1998

Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në vitet 60-të, të cilat sollën hapjen e universitetit të Prishtinës, shpalljen e Kushtetutës dhe fitoren e autonomisë së Kosovës. Më vonë, paralel me arsimimin dhe zhvillimin kulturor, kërkesat e popullit shqiptar në Kosovë erdhën në rritje, derisa në vitin 1981, ai zemërim shpërtheu në demostrata të fuqishme, me kërkesën: “Kosova Republikë “. Kjo kërkesë nuk u shqit më nga zemra, mendja dhe goja e popullit shqiptar në Kosovë e trojet e tjera shqiptare për gati 20 vjet, pavarësisht nga vrasjet, burgimet ,torturat dhe masakrat që iu bënë. Kjo rezistencë e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit. Në vitin 1989, kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive, me heqien e autonomies së Kosovës dhe suprimimin e Kushtetutës së saj, në skenën politike të popullit tonë në Kosovë doli një forcë e re politike, e cila i dha kahe të reja kësaj rezistence aktive, duke e shndërruar në rezistencë pasive. Kjo lloj rezistence fillon me braktisjen e punës nga e gjithë policia shqiptare; me mbylljen e gjithë sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më vonë të të gjitha vëndeve të punës nga të gjithë shqiptarët, e në mënyrë të veçantë u braktisën mediat, ku u pamundësua komunikimi me popullin.

Këto, jo vetëm që i erdhën regjimit sërb në favor, por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protesta më e ashpër ishte demostrimi me arkivolë në krahë, e cila dukej si e mjaftueshme për të fituar lirinë! Kjo mënyrë “të luftuari”, jo vetëm që nuk e shqetësonte aspak Beogradin, por priteshin me buzëqeshje edhe nga diplomacia ndërkombë tare. Kjo e favorizoi Millosheviçin që të hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të ushtrisë aktive e policisë sekrete për t’i përdorur në republikat e tjera rrebele, pa e çarë kokën për shtetin fantazmë të Kosovës, me institucione gjoja paralele, por që nuk ekzistonte as në qëndër e as në bazë. “Në realitet, këto leva pseudoshkencore – shkruan Blerim Shala -shërbenin për të mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare.”(Vitet e Kosovës,f.23). Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet. Kjo solli mos ftuarjen dhe mos përmëndijn e Kosovës në Dejton, pasi, “Në Dejton u ftuan ata që kanë luftuar”,u shpreh në janar të vitit 1996 Rudolf Perina, shef i misionit diplomatik të SHBA në Beograg .

Si përfundim mund të themi se, Kosova, deri në vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht, për luftë të armatosur, edhe pse kishim dy parti politike ilegale që punonin në këtë drejtim, me organet e tyre “Zëri i Kosovës” dhe “Çlirimi”. Mos trajtimi i çështies së Kosovës në Dejton i hodhi në

aktivitet më të madh këto dy forca politike ilegale, duke kaluar në organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të armatosura, duke luftuar kundër policisë dhe agjentëve sërbë si dhe filloi blerja në masë e armatimit prej idealistëve shqiptarë. Nga më aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.

Trazirat në Shqipëri krijuan kushtet për armatosjen e shpejtë të popullsisë mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit, pavarësisht se bëheshin përpjekje që këto veprime të viheshin nën kontrollin e Shtabit të Përgjithëshëm. “Faktikishtë – shprehet Xhavi Haliti – kemi qënë krejtësishtë të pa përgatitur me bazë materiale, deri në fillimin e sulmit të sërbëve në Prekaz. Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)

Lufta e Jasharajve në Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të luftës së armatosur dhe i rriti në mënyrë maramëndëse radhët e UÇK-së. Pra, gjarjet, prej vitit 1990 e deri në 5 Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë, Komunitetin Ndërkombëtar, organizatorët e UÇK-së si dhe politikanët shqiptarë. Sërbia u befasua nga dorëzimi i vëndeve të punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave, gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte kohë, mund e forca për marrien e tyre; dhe së dyti, me shpërthimin e luftës, pas Prekazit, në formën e një bumi.

Edhe Komuniteti Ndërkombëtar u zu në befasi me shpërthimin e UÇK-së, pasi ishte vënë në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në Kosovë.

Edhe Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi, pasi përgatitjet për armatim dhe luftë i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një periudhë më të vonët.

Ndërsa, përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që u kapën në befasi dhe u shokuan, por u pozicionuan jo drejt për mbështëtjen e saj, duke qënë të bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.

Shpërthimi në shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës, duke e kapur Sërbinë në befasi, bëri të mundur që për 5 muaj, (mars – korrik 1998), UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës, kryesisht fshati. Mirëpo, duke qënë se lufta i kapi në befasi organizatorët e saj, nuk u arrit që Shtabi drejtues t’u paraprinte të gjitha veprimeve luftarake, me një strategji të studjuar hollë. Kjo bëri atë që pala e jonë të llogariste për kundërshtar policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe, prandaj dhe armatimi i asaj periudhe është totalisht armatim i lehtë, armë krahu. Sërbia, duke u zënë në befasi dhe, njëkohësishtë, për të fituar kohë, u detyrua që këta 5 (pesë) muaj të bëjë luftime mbrojtëse, duke sjellë në Kosovë përforcimë të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave. Pasi u përgatit mirë në këtë drejtim, më 24 Korrik 1998 Serbia kaloi në ofesivë, por me drejtime, duke e filluar me Drenicën. Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në 30 shtator, kur shpallet armëpushimi.

Këtë luftë populli shqiptar në Kosovë e filloi me format e thjeshta të qëndresës kundër pushtuesit sërb, dhe shumë shpejt e organizoi dhe e zgjeroi, duke e shndërruar në një luftë të përgjithëshme, por që e detyroi Sërbinë të angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore, dhe i nxorrëm jashtë luftimit rreth 400 ushtarë e paramilitarë të vrarë, mbi 500 të plagosur, iu shkatërruan më se

50 tanke e mjete të tjera të blinduara, 3 helikopterë të rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak.

Duke qënë një luftë tepër e pabarabartë , e izoluar pothuajse nga e gjithë bota, UÇK-ja pësoi humbje të ndjeshme dhe u detyrua të lëshoi një pjesë të territoreve të saj, duke kaluar në forma të reja organizimi dhe luftimi. Gjatë asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë, ku rreth 2000 ishin civilë dhe të tjerët luftëtarë, na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë nga Kosova 200 mijë banorë.

NDËRHYRIA NDËRKOMBETARE, 24 Mars 1999

Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të padëshiruara, e vuri në lëvizie më aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare, ku në Tetor të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB-së kërkoi nga Sërbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit; tërheqjen e gjithë forcave të sjella në Kosovë prej fillimit të vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të ndryshme të ndihmave humanitare; të lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë të huaj, si dhe të bënte një grafik kohor për bisedime me shqiptarët, për autonominë e Kosovës.

Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në Kosovë, pasi ajo rrezikonte të përhapej edhe në vëndet e tjera ballkanike ku ka shqiptarë, gjë që do të rindizte konfliktin ballkanik, ku mund të përfshiheshin edhe dy antarë të NATO-s, (Greqia dhe Turqia); të shmangej katastrofa humanitare dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve, midis shqiptarëve dhe serbëve.

Kjo bëri të mundur që UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të dyja palët ndërluftuese, edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të OSBE-së.

Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në, pasi i dha mundësi që të riorganizoi tërë strukturat e saj; të ridimensionohej; të rivendoste lidhjet e humbura; të eleminonte pasojat, si dhe të bënte furnizime me materiale luftarake, municione, ushqime, veshmbathie, medikamente etj.

Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë periudhë armëpushimi, ku mundi të përqëndroi në Kosovë rreth 100 mijë forca, duke llogaritur forca të ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë dhe popullsi të mobilizuar nga sërbët, romët, malazezë të Vrakës së Shkodrës etj. Krahas kryerjes së këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të digjte e vriste shqiptarë. Ky shtet, si shteti më hipokrit i njohur deritash, i inkurajuar edhe nga bërja e njërit veshi shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë, e shumëfishoi terrorin e fshehtë, dhe duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.

Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të qartë për ato që ndodhnin dhe do të ndodhnin në Kosovë, në rast se nuk do të ndërhyhej ushtarakisht. Reçaku konfirmoi atë që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të vërtetë në Kosovë. Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz, ndërsa

disa shtete kishin vite që e dinin, por heshtnin. Reçaku i bindi të gjithë se Serbia po luante me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe se nuk kish ndërmend të ndëronte rrugë në lidhje me Kosovën. “Perëndimi u zu në befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. – shprehet analisti Pedi Eshdaun – Ai tregoi se Millosheviçi nuk është pjesë e zgjidhjes, por problemi”.(Zëri,30.03.2000). Si rjedhojë, ngjarja e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën.

Konferenca e Rambujesë, pasi hartoi dokumentin e kosultuara me të dyja palët ndërluftuese, kërkonte: tërheqjen e të gjitha forcave ushtarako – policore serbe, ato paramilitare e rezerviste serbe nga Kosova; kthimin e gjithë refugjatëve shqipëtarë në trojet e shtëpitë e veta në siguri dhe vetqeverisje, si dhe vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie në Kosovë, për të parandaluar kthimin e dhunës.

Këto kërkesa ishin më të avancuara se ato të Këshillit të Sigurimit, të cilat edhe mund të ishin më të avancuara, në rast se delegacioni shqiptar do të ishte më unik, “Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të ngocuar”, sikundër shprehet Kristian Pauls, ambasador pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe pjesmarrës në atë Konferencë. (Zëri,03.04.2000).

Kush ishte shkaku i kësaj dobësie prej palës shqiptare?

“Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në Kosovë, pa një lidership natyror. Në mungesë të një udhëheqieje organike, shoqëria kosovare u shoqërua nga një anarki politike, mu në çastin kur neve na nevojiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqja shqiptare nuk mundi të krijohej nën praninë sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000)

Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në përdorimin e forces nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.

NATO – ja vendosi të kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.

Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se, “Unë nuk kam ndërmend të fus trupat tona në Kosovë për të bërë luftë”.

Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman,shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë, me qëllim që ta mposhtë këtë vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të tillë, atëhere një operacion i tillë do të ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër, shumë më shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)

Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në në përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) pati ndërmarrë dy goditje të fuqishme të njëkohëshme, të sfazuara në dy ditë: në ZO të Drenicës dhe në atë të Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të blinduar, si dhe mbi 40 mijë forca, të mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.

Gjatë javës së fundit të Marsit, e cila ishte faza e parë e bombardimeve nga NATO, jo vetëm që mbi Kosovë veçse binte shi e dëborë pa pushim, por edhe

aviacioni nuk parashikonte goditje të objekteve ushtarake serbe në Kosovë. Në atë fazë ish parashikuar nga NATO thjesht fitimi i supermacisë në ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të karakterit ekonomiko -strategjik, që ndikonin në ecurinë e luftës, ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj. Në këto kushte, ushtria serbe në Kosovë ende nuk e ndjente goditjen e NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të lartë. Kjo periudhë është faza e shpërngulieve më të mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra nga ana e forcave të UÇK-së.

Gjithashtu, në këtë fazë, qysh ditën e parë janë vendosur lidhjet midis Shtabit tonë të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë erdhi duke u forcuar bashkëveprimi luftarak.

Faza e dytë e goditjeve të aviacionit nga ana e NATO-s, 1 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një gamë më të gjërë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake në Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të teknikës të tyre etj.

Në këtë fazë ushtria serbë kaloi në një strategji të re, në shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë e fshatarëve, në pyje dhe në banesa (lagje) qytetesh. P.sh., brigadën e tankeve që e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të mjeteve, poshtë banesave të lagjes Dardania, te Kurrizi.

Përsa i përket veprimit të forcave të UÇK-së gjatë kësaj faze, ato ishin të kombinuara: luftime mbrojtëse, por edhe sulmuese. Këto të fundit kryheshin me formacione deri në kompani, pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara më shumë se bataljon.

Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë vetëm pas datës 10 Prill 1999, pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re me raketa të programuara bëheshin në vijimësi kundër objekteve të mëdha tokësore.

Strategjia e ushtrisë serbe, qysh në fillim të ofensivës së saj, ishte: të përfundonte spastrimin etnik të Kosovës dhe më vonë të përçante unitetin e NATO-s, duke pranuar edhe bombardime, pasi do të fitonte më shumë, do të përjetësonte Kosovën si pjesë të saj, duke i afruar NATO-s konçesione të rreme.

Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa aftësuar atë ta mbante Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton me shekuj në Kosovë. Domethënë se NATO u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që po masakrohej, gjë që përbënte kërcënim për tërë rajonin; ajo ishte njohtur me operacionin “Potkoi” dhe qëllimet e tij; si dhe u vu para përgjegjësisë morale kur ndodhi Reçaku, ngaqë pat deklaruar se nuk do të lejomë një Bosnjë të dytë, ndërkohë që Reçaku ishte një Srebenicë e dytë.

Shpopullimi total i pjesës më të madhe të Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së parë të

bombardimeve se Serbia do të dorzohej. Kjo ndodhi edhe për faktin se në këto dy javë luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të ashpra, sa na u konsumua një sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të shumta. Gjithashtu, një pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin luftime mbrojtëse, në mbrojtje të kësaj popullsie, si p.sh. në Shalë të Bajgores, Qyqavicë, Berishë , Nerodimë, Dushkajë, Gallap, Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë. Konfliktin etnik, Sërbia e shndërroi në spastrim etnik.

Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore, në 1 Prill 1999 krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirrjen për mobilizim të përgjithshëm. Kjo, jo vetëm që e fuqizoi luftën, por ngriti lartë edhe moralin e luftëtarëve të UÇK-së dhe të popullit që ndodhej në Kosovë. Mirëpo, në këtë moment dramatik të popullit shqipëtar në Kosovë, nuk pranoi LDK-ja të kyçej në këtë qeveri, edhe pse pati rënë dakort në prezencën e zonjës Ollbrajt në rambuje dhe e kish nënshkruar marrveshjen. Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale mbi ato kombëtare. Këtë na e shpreh fare hapur Kryeministri I Qeverisë paralele në Kosovë, z.Bujar Bukoshi, i cili thotë: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë, ai nuk pranonte, ngaqë dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

Në kë to kushte UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi I UCK-së nga NATO?

Arësyet janë të shumta, por ne po rendisim disa:

  1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre, si aleat i UÇK-së .
  2. Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është friguar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe tutej nga propaganda Serbe e ndonjë force politike shqipëtare, të cilat e paraqesnin UÇK-në ideologjike (marksiste) dhe terroriste.
  3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë e Kosovës me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
  4. Mos krijimi i qeverisë gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të luftës civile dhe do të akuzohej ajo si përkrahëse e krahut më të fortë.
  5. Perëndimi nuk parashikonte futjen në luftim të forcave tokësore.
  6. Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë e shpreh shumë qartë z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme… Më duhet të jem i sinqertë, para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së.” (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e

jep ambasadori pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj; ndërsa filozofia politike ishte pavaresia e Kosovës, e shprehur në betimin e saj.

Të gjitha këto hezitime të Perëndimit sollën trimërimin e Millosheviçit, i cili, në kohën e zhvillimit të Konferencës së Rambujesë konstatoi se disa politikanë bënë deklarata të tilla, të cilat mund të interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për të vepruar. Atë e trimëroi gjithashtu edhe mos-përgatitja e NATO-s për të përdorur forcat tokësore. Nëse Millosheviçi do të ish ballafaquar me një kërcënim të tillë qysh në fillim të luftës, ai me siguri që do të kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të ishte zhvilluar ndryshe, dhe Kosova sot me siguri që do të ishte më ndryshe.

Ne fillim të fazës së tretë, 1 Maj 1999, duke e parë se ish bërë gabim mos-parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në përdorim avjonët e frontit “A- 10 ” , të cilët janë të paracaktuar për luftë në lartësi të ulta kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të tjera në terren. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më 18 Maj, Presidenti Klinton deklaroi: “Ne apo aleanca jonë nuk duhet të përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë “, dhe u rrit numri i avjonëve në 1200 copë. Kjo deklaratë si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton më 23.05.1999: “Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të ndërrmarrë ofensivë kundër forcave Serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë tonë dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë që t’i bënte hesapet ndryshe .

Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të ktheheshin më në Kosovë, me qënë se ishin të shpërndarë në 30 shtete dhe, si rrjedhojë, raporti i popullsisë do të ishte në favor të Serbëve dhe pakicave të tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë të sistemit energjitik, burimin bazë të ekonomisë së Serbisë, të përziera me friken e futjes në përdorim të forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë si Gjermania në fund të Luftë s së Dytë Botërore, e detyruan Serbinë të pranonte kapitullimin pa kushte, më 10 Qershor 1999, në Kumanovë, pa prezencën e UÇK-së edhe pse palë fituese! Këtu qëndron edhe një nga manovrat e shteteve pjesëtare në NATO, por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë gabim trashanik tonin.

Në këtë luftë barrën më të rëndë e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një potencial më të madh për ta mbajtur atë barrë; e mbajti populli shqiptar i Kosovës, e në mënyrë të veçantë UÇK-ja si dhe populli në Shqipëri.

Lufta Clirimtare në Kosovë është lufta e dytë e madhe që populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët. Dhe çudia qëndron në atë se ato forca që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe

kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës!, gjë që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve.

Lufta e jonë Çlirimtare dy vjeçare, 997-1999, i shkaktoi Kosovës rreth 2.000 dëshmorë, 12.000 viktima, 4.000 të zhdukur dhe 6.000 të burgosur ende; 80 mijë shtëpi të djegura e të shkatërruara dhe pothuaj tërë blegtorinë të zhdukur, gjë që janë tepër të ndjeshme për të ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të blinduara në Kosovë ; pajisjet e saj për të prodhuar armatim, municione e automjete; të gjitha kapacitetet e saj për të rafinuar produktet e naftës, si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10 mijë ushtarë e forca të tjera, por mbi të gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën.

“Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të harrojnë të kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të preokupohen me të kaluarën, pa nxjerrë prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky është mesazhi që duhet të nxjerrim nga kjo luftë .

Prishtinë, më 31.05.2000.

Rama me dyfytyrësi apo me shumëfytyrësi

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Rama me dyfytyrësi

apo me shumëfytyrësi

Në fillim të viteve ’90, Rama mendonte dhe ëndërronte të futej në politikë, sepse ajo i dukej zeja e tij më e parapëlqyer. Thuhet sa asokohe ai pati synuar të krijonte edhe një parti politike, por nuk e kam informacionin e duhur se si është e vërteta. Ishte koha kur pati nisur lëvizja dhjetoriste për vendosjen e demokracisë dhe kur më 12 dhjetor 1990 u krijua partia demokratike. Siç kanë qarkulluar fjalët, Rama kishte pasë synuar të hynte në këtë parti, të dalë nga lëvizja dhjetoriste, me qëllim që të zinte diku majat në drejtimin e saj, një lëvizje kjo, e cila, me kalimin e viteve, degjeneroi në një demoshëmti dhjetoriste. Thuhet se nuk e pranuan në këtë parti, megjithëse e vërteta nuk është ndriçuar përfundimisht. Rama i përkiste sërës së intelektualëve, të cilët, për të çarë drejt politikës dhe për t’u bërë të besueshëm në radhët e popullit të varfëruar në maksimum nga diktatura kriminale komuniste enverhoxhiste, duhej ta shanin dhe ta telendisnin komunizmin enverian me rrënjë e me degë. Me sa duket, Rama kishte parasysh

Fjalën e Ramiz Alisë të nëntorit të vitit 1989 në Byronë Politike, ku ai pati deklaruar:

“Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).

Këtë orientim të Ramiz Alisë, Rama e pati si yll karvani në përpjekjet e tij të ethshme për të çarë në politikë. Prandaj tre vjet pas këtij orientimi, Rama do të shpërthente mllefin e vet kundër komunizmit:

“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare, e drejtuar nga emisarët jugosllavë” (Citohet sipas: Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 7).

Pra, komunizmin në Shqipëri Rama e demaskon hapur për degjenerimin që i bëri luftës kundër pushtuesve të huaj në luftë vëllavrasëse.

Në të njëjtën kohë, Rama e quan kriminale veprën e partisë së punës pas luftës. Ai deklaron :

“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës

apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin” (po aty).

Në të njëjtën kohë, Rama zhvesh shpatën dhe i turret me rreptësi partisë socialiste, për të cilën thotë:

“Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” (po aty).

Këto fjalë të rrepta të Ramës kundër komunizmit rezultuan një gënjeshtër e kulluar, sepse në qenien e tij fshihej një mashtrues me damkë Ata që e patën lexuar me vëmendje librin e sipërcituar të Ramës dhe të Klosit, pavarësisht bindjeve të tyre politike, në nëntor të vitit 2005, kur Rama erdhi në krye të partisë socialiste, patën menduar dhe patën shpresuar se ai do bëhej kryemotori i denoncimit të origjinës dhe të historisë së saj, do të bëhej figura kryesore politike për dekomunistizimin me ligj të shoqërisë shqiptare. Por Rama jo vetëm që s’e bëri një gjë të tillë, por, përkundrazi, atë parti, si trashëgimtare besnike të partisë së punës, e armatosi edhe më shumë me ide neokomuniste, thelbin e të cilave e përbën degjenerimi i pluralizmit politik, krijimi i një sistemi njëpartiak dhe përjetësimi i pushtetit, sipas shembullit të kryeshovinistit Putin në Rusinë neocariste.

Por, për habinë e të gjithëve, Rama, gati tridhjetë vjet më vonë, në Kuvendin e Shqipërisë, lëshon një deklaratë befasuese për komunizmin. Ai shprehet :

“Im at, po, ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë”. Kështu u shpreh

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë një debati në parlament me disa deputetë të “opozitës” …Kryeministri aktual i Shqipërisë deklaron – 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë – se komunistët shqiptarë, në krye me Enver Hoxhën, njërin prej diktatorëve më gjakatarë që ka njohur historia, na paskan qenë, “në anën e duhur të historisë”. Kush është ky njeri, a është Edi Rama “antikomunisti” i vitit 1990, apo simpatizant i komunizmit sot? (Citohet sipas: Frank Shkreli. “Komunizmi dhe komunistët në anën e duhur të historisë!???”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 03 gusht 2020).

Pas kësaj deklarate prej neokomunisti të thekur, vetvetiu arrihet në përfundimin se Rama, duke e vlerësuar komunizmin si ideologji “në anën e duhur të historisë”, mbështet plotësisht shtyllat që përbëjnë themelet e kësaj ideologjie të mallkuar. Këto shtylla janë:

Së pari, marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë, jo përmes garës me vote të lirë të formacioneve politike, çka është e pamundur, sepse komunizmi nuk e lejon pluralizmin politik.

Së dyti, diktatura e proletariatit, e cila, faktikisht s’është gjë tjetër, veçse diktaturë e egër e partisë komuniste. Shprehja diktaturë e proletariatit kësaj partie i duhet si perde tymi për të mashtruar popullin e thjeshtë, me qëllim që të fshehë diktaturën e saj.

Së treti, lufta e klasave, të cilën partia komuniste e shndërron në një mjet sa të fuqishëm, aq edhe të

përbindshëm për shfarosjen e kundërshtarëve politikë dhe për përçarjen e popullit deri në përmasa tragjike. Lufta e klasave çon pashmangshmërisht në depersonalizimin e plotë të indivitit, i cili vjen e shndërrohet ca nga ca në një qenie të robotizuar.

Së katërti, zhdukja e fesë, si një institucion shpirtëror i njeriut që lidhet kryekëput me jetën e tij personale. Me zhdukjen e fesë, partia komuniste synon çrrënjosjen e kultit të Hyjnisë nga shpirti i njerëzve, me qëllim zëvendësimin e tij me kultin e individit të kryediktatorit.

Në romanin e rrallë në historinë e letërsisë shqipe, me titull “Diktatori në kryq”, të prezantuar në panairin e librit të vitit 2019, shkrimtarja e shquar Mira Meksi ka hyrë në botën e përsiatjeve të diktatorit, i cili kërkon që kulti i tij të hyjnizohet në mendjet e njerëzve. Dhe këtu ajo zbulon me art se njëra nga veçoritë e ushtrimit të pushtetit të diktatorit shfaqet në aftësinë e tij për ta ushqyer mbarë shoqërinë me qenien e vetvetes, çka çon në radhët e popullit në shpërthimin e shfrenuar të servilizmit të neveritshëm ndaj tij. Prandaj ai mundohet të futet në indin e jetës së vendit nëpërmjet pushtimit të çdo qoshke të tij. Kësisoj ai kërkon që në sytë e njerëzve të zërë vendin e Hyjnisë, me qëllim që t’i bindë se prej tij varet mirëqenia e tyre. Kështu që ata duhet të vendosin shenjën e barazisë mes diktatorit dhe shtetit, në kuptimin që nëse nuk ekziston diktatori, nuk ka më shtet. Kur diktatori synon që, përmes kultit të individit, të shndërrohet në Hyjni, ai arrin disa pikësynime. Ai kërkon

t’u futë frikën njerëzve, pra, t’i detyrojë kundërshtarët politikë të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë hap kundër tij, duke ua bërë të qartë se ai është i pamposhtshëm. Veç kësaj, në psikologjinë e njerëzve diktatori kërkon të krijojë bindjen se ai gëzon statusin e Hyjnisë, çka i siguron një pushtet politik absolut. Dhe, të vësh në diskutim pushtetin e diktatorit, është njëlloj sikur ke vënë në diskutim ligjet e natyrës. Nën presionin e furishëm të pushtetit absolut të diktatorit, edhe masat e gjera të popullit zënë e shushaten dhe, me kalimin e kohës, fillojnë të besojnë se ai ka tiparet e Hyjnisë. Një rol të rëndësishëm në nxitjen e histerisë për himnizimin e kultit të diktorit, luajnë mjetet e informimit masiv, letërsia artistike dhe artet e bukura. Kudo ekspozohen portretet e diktatorit, piktorët, skulptorët, kompozitorët, shkrimtarët dhe poetët krijonin vepra, në të cilat himnizohet figura e tij me aftësi hyjnore. Mes poetëve shqiptarë pati rënë në sy Ismail Kadarea, i cili “aftësitë hyjnore” të kryediktatorit Enver Hoxha i pati përjetësuar në poezinë me titull “Kur flet Enveri”. Aty lexojmë këto vargje qesharake me një kundërmim servilizmi të pështirë: “Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumi e ka. / Ndaj kur një fjalë e gjallë për të / Çan mes sarkofagësh të vdekjes, / Një fjalë e gjallë për lirinë, / Bota vë veshin në përgjim. / Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte / Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin, / Bubullimat mënjanohen me nderim” (Citohet sipas: Milosao. Shtojcë e organit “Gazeta Shqiptare”. 27 qershor 2004, f. 13).

Regjisori rus i filmave dokumentarë Vitali Manski (1963), thotë:

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, – vazhdon regjisori, – “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve” (Citohet sipas: “Ç’ka në kokë një diktator?”. Faqja e internetit “Novaja gazjeta”. 29 qershor 2016).

Së pesti, zhdukja e pronës private, e cila ka për qëllim që mbarë popullin ta kthejë në argat të shtetit komunist. Praktika 45-vjeçare e diktaturës komuniste në vendin tonë vërtetoi më së miri se zhdukja e pronës private çon në rrënimin e ekonomisë së vendit dhe në varfërimin e pandalshën të mbarë popullit, i cili në vitet ’80 arriti deri në atë shkallë mjerimi, saqë të kërcënohej nga degjenerimi gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit dhe diktaturën komuniste ta shikonte në dritën e syrit për kafshatën e gojës. Një popull i varfër i duhet së tepërmi kryediktatorit se e sundon shumë më lehtë.

Mirë që Rama u rokanis kokën lexuesve me propagandën e tij për komunizmin “në anën e duhur të historisë”, po pse nuk u thotë atyre as edhe një fjalë të vetme për pesë shtyllat e mësipërme? Se Rama mund të binte edhe në përsiatje: po pa ato pesë shtyllat, komunizmi, si ideologji, a është e mundur të mbijetojë?

Por më shumë se dy vjet pas kësaj piruete politike, së cilës publicisti i njohur Frank Shkrel ia nxjerr bojën paq, Rama e harron tërësisht deklaratën e mësipërme për

komunizmin “në anën e duhur të historisë” dhe, në një mjedis të huaj diplomatik, komunizmin në Shqipëri e “zhvesh lakuriq”. Ja se si u shpreh ai në atë mjedis:

“Asokohe, Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës” (Citohet sipas: “Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rama nga Nju Jorku: Ngjarje me rëndësi historike. Më lini të dal jashtë skenarit dhe ta them troç…”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 15 shkurt 2022).

Tani lexuesit e nderuar, duke qenë në dijeni të këtyre lakadredhave politike të Ramës, vetvetiu nxjerrin përfundimin se ai vuan nga çekuilibri mendor.

Me sa duket, Rama vuan nga çrregullime në mekanizmin mbrojtës të psikikës, që do të thotë se ai e ka humbur aftësinë për ta mbajtur veten larg përjetimeve të pakëndshme. Një çekuilibrim i tillë i psikikës në psikologji quhet çrregullim disociativ, çka do të thotë se individi nuk është i aftë t’i përballojë përjetimet e pakëndshme. Në latinisht fjala disociativ (dissociatio) do të thotë, siç u përmend më lart, çrregullim në mekanizmin mbrojtës të psikikës. Ky çrregullim mund të jetë shkaktuar nga një traumë e rëndë emocionale, e pësuar sidomos në fëmjërinë e hershme, çka sjell si pasojë një sëmundje të rrallë psikike, gjatë së cilës individualiteti i njeriut sikur vjen e copëzohet dhe brenda qenies së tij

menjëherë fillojnë të jetojnë dy, tre, katër apo edhe më shumë individë. Me këtë rast, në momente të caktuara, në qenien e individit bëhet një “ndërrim” – njëra pjesë e tij, si në një proces zinxhir, zëvendëson pjesën tjetër. Prandaj Rama, askushi i vitit 1992, mohon vetveten pas nëntorit të vitit 2005, pra, kur bëhet dikushi, kur vjen në krye të partisë socialiste. Egërsia e tij kundër komunizmit në vitin 1992, fashitet krejtësisht dhe, si kryetar i partisë socialiste, ai shndërrohet në një neokomunist të tërbuar, të etur tmerrësisht për pushtet personal. Kjo etje e papërmbajtur e shndërroi atë në një diktator shembullor brenda partisë, të cilën, me kalimin e viteve, e katandisi në një kope “bujkrobërish socialistë”, në një tufë kurrizshtuarish, pa kurrfarë dinjiteti personal. Domosdo që me qëndrime të tilla, pa bosht karakteri, Rama do të vinte te deklarata e vetvetishme në mbrojtje të komunizmit para deledeputetëve figurantë. Por, për ta shitur veten si antikomunist “të regjur” në sytë e botës perëndimore, në Nju Jork ai lëshoi deklaratën e mësipërme kundër komunizmit, duke shkelur mbi vetveten e vitit 1992 dhe mbi vetveten në Kuvend kur deklaroi se komunizmi na paska qenë “në anën e duhur të historisë”.

Pas këtyre deklaratave njëra më skandaloze se tjetra, lexuesi gjakftohtë rri e shtron pyetjen:

A ka fytyrë të vërtetë Rama dhe nëse ka, cila është ajo? Se deklaratat e mësipërme dëshmojnë shkoqur fare se Rama u dalluaka jo për dyfytyrësi, por për shumëfytyrësi?

Pikërisht shumëfytyrësia e tij të kujton një personazh të shkrimtarit amerikan Rei Bredberi (Ray Douglas Bradbury – 1920-2012). Ja çfarë shkruan ai për atë personazh:

“Atij i dukej sikur vetja i qe copëzuar, sikur i qe ndarë në disa pjesë dhe njëra pjesë qenkej e nxehtë prush, kurse tjetra e ftohtë akull, njëra delikate, e ëmbël, tjetra e egër, njëra emocionuese, tjetra e ftohtë gur. Dhe secila pjesë e “unit” të tij të copëzuar mundohej t’ia zhdukte farën pjesës tjetër”.

Me lakadredhat e tij të pafundme, karakteristike këto për një politikan, të zhveshur nga çdolloj morali, Rama, si një simbol i pastër i së keqes në vendin tonë, të sjell në kujtesë fjalët aq kuptimplote të matematikanit, fizikanit, letrarit, filozofit dhe teologut francez Blez Paskal ( Blaise Pascal – 1623-1662), i cili shkruan:

“E keqja ka shumë fytyra, ndërkohë që e mira, mund të themi, ka vetëm një fytyrë”.

Në vazhdim të fjalës së tij në Nju Jork, të cituar më lart nga faqja e internetit e gazetës “Panorama”, Rama theksoi:

“Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë… Më lini ta nis, duke dalë jashtë skenarit dhe duke e thënë troç, përkundër këshillës së ambasadorit dhe të të tjerëve: … Vetëm një imagjinatë pa fre do kish guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë. Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kish

qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më parë”.

Është e qartë si drita e diellit se sikur Ramën të mos e gërryente përbrenda orë e çast kompleksi i inferioritetit, ai nuk do të guxonte kurrë të lëshonte një deklaratë të tillë që ia nxjerr bojën keq. Kjo për arsye se mandati i përkohshëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit nuk do të thotë absolutisht se vendi ynë paska “kapur qiellin me dorë”, sepse ky mandat është një ritual i zakoshëm për çdo vend tjetër kur i vjen radha, si anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por këtë mandat për vendin tonë Rama e thekson dhe e propagandon me të madhe në të gjitha udhëkryqet, sepe kërkon t’ia ngrejë sa më lart autoritetin vetvetes, se “nuk i thonë shaka” që mandati në fjalë përkon pikërisht me kohën kur ai, dhe jo dikush tjetër, është kryeqeveritari i Tiranës, çka, sipas mendjes së tij të mykur nga ethet e pushtetit, do të thotë se kjo “aritje e jashtëzakonshme” ëshë plotësisht “meritë” e tij personale!!!

Deklarata e Ramës të kujton Frojdin (Sigmund Freud – 1856-1939), i cili thotë:

“Sa më imponues të mundohet të duket njeriu me paraqitjen e jashtme përmes fjalëve që thotë, aq më shumë demonë lëvrijnë brenda qenies së tij”.

Rasti Rama në pushtet që prej vitit 1998, një rast që ka lënë prapa edhe kryeshovinistin rus të ditëve tona Putin, i cili e gëzon kolltukun e kryediktatorit që prej marsit të vitit 2000, më kujton esenë me titull“E pse?!” të

intelektualit të njohur nacionalist shqiptaro-australian Federik Radovani, të botuar në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 21 shkurt 2022. Në atë ese ai shkruan:

“Një Burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955 jetonte në Shkodër, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai ka pasë thanë në 1985: “Diktator si Enver Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”.

Pra, megjithëse kryediktatori Enver Hoxha ka gati 37 vjet që ka ikur në amshim, prapëseprapë enverizmi nuk ka vdekur në asnjë mënyrë, nuk ka vdekur stili i qeverisjes enveriste, mbartës i së cilës është Rama dhe turma e “bujkrobërve socialistë” që e ndjekin nga pas pa përtim. Deri kur do të vazhdojmë me këtë gjendje, o popull shqiptar? Mos vallë derisa Shqipëria të zbrazet tërësisht nga brezi i ri dhe brezi i mesëm dhe aty të mbeten vetëm mbi 600 mijë pensionistë, çka përbën vënien në jetë të strategjisë së kahershme të ortodoksisë serbosllave për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar, strategji që Rama po e zbaton si argat besnik i saj? Kjo strategji tmerrësisht armiqësore jo vetëm ndaj Republikës së Shqipërisë, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, i kishte rënë në sy edhe eurodeputetes Doris Pak, e cila, në tetor të vitit 2015, pati deklaruar publikisht:

“Pashë shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe janë vërtet të pabesueshme. Ndoshta është një koiçidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend

kandidat? Besoj se ka një lidhje me situatën politike” (Citohet sipas: “Pack: Pse shqiptarët po ikin tani që është Rama kryeministër?”. Marrë nga faqja e internetit “Gazeta Shqiptare”. 30 tetor 2015).

Feniks, Arizona

17 mars 2022

Ballkani i Hapur, pasaporta e tradhtisë kombëtare të Ramës

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

(Në gjurmët e analizave të dy publicistëve të njohur)

Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 22 mars lexova analizën e publicistit Frank Shkreli, me titull “Shqipëria të distancohet nga këlyshët e Rusisë”. Aty ai shkruan:

“Të parët tanë na kanë paralajmëruar më shumë se një shekull më parë: Kujdes këlyshët e Rusisë! Ka ardhë koha që Kombi shqiptar të zgjohet, përfundimisht, nga gjumi shekullor dhe të distancohet, një herë e mirë, nga majtizmi sllavo-bolshevik ndërkombëtar dhe nga bolshevizmi liberal i brendshëm. Distancohuni nga këlyshët e Rusisë para se të jetë tepër vonë. Ku tjetër po ringjallet Stalini veçse në Rusinë bolsheviko-fashiste dhe në Shqipërinë bolsheviko-liberale!? Shqipëria në “Ballkanin e Hapur” po fle me djallin. Distancohuni nga e keqja!”.

Në faqen e internetit “Bota Sot” të datës 27 mars, publicisti Hafiz Shala kishte botuar analizën me titull: “Me kë është Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës: me Serbinë apo me Dardaninë?”.

Nga kjo analizë kam shkëputur disa citate me domethënie të thellë”:

  1. “Kryetitulli i këtij shkrimi, kërkon një përgjigje nga shqiptarët e Shqipërisë…”.
  2. “Në Samitin e shteteve anëtare të NATO-s, përderisa Presidenti i Kroacisë, zoti Zoran Milanoviç, bëri kërkesë publike zyrtare në emër të shtetit që Dardania menjëherë të pranohet në NATO, kryeministri i shtetit amë, që ne dardanët e konsideruam gjithmonë si shtet amë, jo vetëm që heshti, por edhe foli fjalë të mira për Serbinë, u zgërdhi dhe e shikoi me ironi, por edhe me xhelozi inatçore, sepse, po ia qartë vëllaznillëkun me kriminelin Vuçiç. Qytetarët e Shqipërisë, duhet t’i japin përgjigjje kësaj pyetjeje që i bëhet nga shqiptarët e Dardanisë: a jeni me Serbinë apo me Dardaninë?!”.
  3. “Nëse Serbia nesër hyn në iluzione ta sulmojë Dardaninë, a duhet ta ruajmë shpinën nga Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës?”.
  4. “Ky, pra, Edvin Kristaq Rama, po bëhet një Gebels i Enver Hoxhës dhe i Fatos Nanos, një bashkëpunëtor i Millosheviçit në të njëjtën mënyrë sikur bashkëpunimi i këtij me Gebelsin e Millosheviçit, Vuçiçin”.

Të dyja analizat e këtyre dy publicistëve me formim atdhetar shembullor, janë mjaft të argumentuara. Kanë shumë të drejtë me thirrjet dhe pyetjet që i drejtojnë Shqipërisë për t’u distancuar nga vemjet në truallin e atdheut amë që janë vënë në shërbim të serborusosllavizmit me nismën për Ballkanin e Hapur, një nismë kjo që s’është gjë tjetër, veçse një ringjallje e

thirrjeve të kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha për miqësi me serbosllavizmin.

I brumosur deri në palcë me trashëgiminë e tradhtisë kombëtare të kryetradhtarit Enver Hoxha, Rama i ka hyrë me zell punës për vënien e saj në jetë. Sepse ai ka parasysh thirrje-porositë e kahershme të atij kryetradhtari për lidhjet “miqësore” me serbosllavizmin. Në vijim po rendis disa nga ato thirrje-porosi me pasoja rrënimtare jo vetëm për Shqipërinë Londineze, por edhe për mbarë kombin shqiptar:

Së pari, në gusht të vitit 1947 Enver Hoxha deklaronte:

“…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia… Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë… Prandaj populli ynë duhet ta kuptojë mirë se aleanca me popujt e Jugosllavisë është garancia e shëndoshë për të ardhmen e tij” (Citohet sipas: Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin IV të rinisë popullore. Gazeta “Bashkimi”. 22 gusht 1947).

Kryeargati dhe kryeservili i serbosllavizmit Enver Hoxha, si njeri me kulturë gjysmake, anashkalon të

vërtetën historike dhe armiqësinë e egër shumëshekullore të serbosllavizmit kundër etnisë shqiptare, kërkonte t’ia shiste opinionit publik për “miqësi”. Një intelektual i njohur i Dardanisë, Profesori Hakif Bajrami, citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili në vitin 1942 pati deklaruar:

“Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava (1169-1236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 dhjetor 2020).

Mjerani Enver Hoxha shpërfillte krimet e egra të serbosllavizmit kundër Dardanisë pas Kongresit famëkeq të Berlinit, harronte masakrat e tij shtazarake kundër mbarë kombit shqiptar në vitet e Luftës Ballkanike, të pasqyruara me aq vërtetësi historike në librin “Akuza që ulërijnë”, me autor hebreun austriak Leo Freundlih (1875-1953). Në atë libër, të botuar në vitin 1913, kopjen e vetme të të cilit, në vitin 1982, e zbuloi studiuesja Safete Juka në Bibliotekën e Universitetit të Harvardit, autori shkruan se sebët patën vrarë 500 mijë shqiptarë.

Së dyti, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947, Enver Hoxha kërkonte që Shqipëria të bëhej republikë e shtatë e Jugosllavisë titiste. Ajo thirrje për republikë të shtatë të ngrehinës jugosllave ishte thjesht një maskë, me të cilën kryetradhtari Enver Hoxha kërkonte të fshihte qëllimin e vërtetë të statusit të asaj republike – shndërrimin e Shqipërisë në një koloni të Jugosllavisë.

Ja cila ishte thirrja e kryerenegatit Enver Hoxha në atë mbledhje:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

Kam bindjen e plotë se kjo ka qenë thirrja më kryekriminale, më kryetradhtare dhe më poshtëruese në historinë e mbarë kombit shqiptar. Me këtë thirrje, kryeservili i Titos Enver Hoxha fyente rëndë popullin shqiptar, tek i cili nuk kishte kurrfarë besimi te forcat dhe energjitë e tij krijuese, dhe si një njeri me formim gjysmak, pa kulturë universitare, me trurin e tij të mykur nga servilizmi ndaj serbosllavizmit, kishte krijuar bindjen e plotë se Shqipëria nuk mund të mbijetonte dot pa u futur në vathën e Jugosllavisë titiste. Është për të vënë duart në kokë që komunistët shqiptarë, mes të cilëve ka pasur edhe nga ata që kishin formim të admirueshëm nacionalist, lejuan që në krye të partisë komuniste të vihej një këlysh i serbosllavizmit, i përzgjegjur me shumë kujdes nga Beogradi përmes emisarëve të tij Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Komunistët me formim nacionalist duhej të kishin pasur parasysh fjalët e Mustafa Kaçaçit në Konferencën e Labinotit (mars 1943), kur ai e denoncoi publiksht Enver Hoxhën:

“Ti Enver ke qenë askushi”.

Po ashtu, në mbyllje të asaj konference, pasi Omer Nishani lexoi rezolutën, Mustafa Gjinishi e denoncoi Enver Hoxhën edhe më rëndë. Në sallë ai u ngrit më këmbë dhe me gishtin tregues nga presidiumi, iu drejtua me fjalët:

“Ti je një tradhtar”.

Të dy këta komunistë me brumosje të shkëlqyer nacionaliste, u vranë pabesisht nga këlyshët e serbosllavizmit, të cilët Miladini dhe Dushani i kishin “mbjellë” me shumë kujdes në radhët e partisë komuniste, si agjenturë e Beogradit, si edhe në radhët e ushtrisë.

Së treti, një tjetër fakt konkret vërteton katërcipërisht se Enver Hoxha as që donte t’ia dinte për opinionin publik shqiptar dhe çdo vendim e merrte me kokën e vet. Në një letër që i dërgonte Titos në mars të vitit 1948, ai, me ndjenjën e inferioritetit dhe të servilizmit politik që e karakterizonte kokë e këmbë në marrëdhëniet me Jugosllavinë, ishte duke vënë në pikëpyetje pavarësinë edhe të kësaj cope Shqipërie që i kishte shpëtuar thikës shoviniste evropiane të copëtimit\, me frymëzimin e armikut tonë më të tërbuar, rusocarizmit. Ja si i drejtohej Titos në atë letër:

“Shoku Mareshal,

…Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën [Jugosllave] dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat… Ne kemi

bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona.

Pranoni të falat e mia më të nxehta shoqërore.

Enver Hoxha

Tiranë, 17 mars 1948” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 207).

Kjo letër dëshmon ditën për diell se ç’udhëheqës servil dhe pa dinjitet kombëtar ka pasur në krye Shqipëria. Inferioriteti dhe servilizmi politik i Enver Hoxhës para Titos kishte arritur deri në atë derexhe, saqë ai, pasionin e vet të zjarrtë për ta bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë, kishte guximin ta shiste për pasion të popullit shqiptar.

Po ashtu, pasardhësi i Enver Hoxhës, kryetradhtari me damkë Rama, pa pyetur absolutisht se cili është mendimi i opinionit publik për të ashtuquajturin “Ballkan i Hapur”, shkon në Beograd dhe vihet kokë e këmbë në shërbim të shovinistit Vuçiç, duke firmosur me kokën e vet, paçka se opozita faktike dhe kryetari faktik i saj, Prof.dr. Sali Berisha, e ka denoncuar me rreptësinë më të madhe dhe kryetradhtinë e Ramës e ka demaskuar paq. Dhe për t’i vënë vulën tradhtisë ndaj mbarë kombit shqiptar, Rama, për Ballkanin e Hapur, merr edhe miratimin e deledeputetëve injorantë të Kuvendit.

Publicistët e njohur Frank Shkreli dhe Hafiz Shala i bëjnë thirrje Shqipërisë për distancim nga këlyshët e Rusisë. Po si t’ia bëjmë se këlyshë të tillë janë si fara e

gramit dhe nuk besoj se janë të paktë në radhët e partisë neokomuniste apo neobolshevike me etiketë socialiste. Një kryekëlysh i tillë është vetë Rama, ai që është vënë në shërbim të serbosllavizmit me thirrjen për Ballkanin e Hapur, çka do të thotë vënie në shërbim të neobolshevizmit rus, armikut tradicional të kombit shqiptar.

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 19 shkurt 2021, ishte botuar shënimi me titull “Dy gracka për Albin Kurtin”, me autore publicisten e njohur Kimete Berisha. Në atë shënim, për të cilin kishte marrë shkas nga ideja e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ajo ishte ndalur në këndvështrimin e Pandeli Majkos, i cili qenkej shprehur kundër bashkimit në fjalë. Ajo thekson:

“Pandeli Majko mendon se ideja e “bashkimit kombëtar” është ide e vjetruar, e shekullit të kaluar, prandaj, sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të. Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsanë, ka harruar që është shqiptar”.

Në shënimin e vet, publicistja Kimete Berisha përmend edhe Elisa Spiropalin, e cila paskej bashkuar zërin e vet me zërin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse, siç shkruan publicistja e nderuar, “… edhe Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin. Milionerja zhelane, i tha Albinit “s’ka cicmic””.

Kur deklaron kështu edhe Elisa Spiropali, e cila njihet si “uni i dytë” (alter ego) i Ramës, si më

kryeservilja e tij, s’ka më asnjë fije dyshimi se Rama, ashtu si Enver Hoxha me servilizmin e vet ndaj serbosllavizmit, e ka zgjeruar rrjetin e këlyshëve në shërbim të Beogradit, çka do të thotë edhe në shërbim të Rusisë neocariste.

Shumë vite më parë, një publicist i njohur i formatit nacionalist, pati denoncuar publikisht një figurë me paha të madhe në krye të partisë neokomuniste-socialiste. Sipas publicistit, ajo figurë e lartë e asaj partie, pikërisht në vitin 1997, pra, në vitin e gjëmave tragjike për vendin tonë, takohej fshehurazi në Tiranë me atasheun ushtarak rus.

Në këto kushte, thirrjet e publicistëve të nderuar Frank Shkreli dhe Hafiz Shala, për fat të keq, s’ka kush t’i kthejë në realitet, sepse këlyshizmi në shërbim të serbo-ruso-sllavizmit, në Shqipëri ndodhet në majat e pushtetit, aq më tepër që krejt ngrehina e partisë neobolshevike socialiste s’është gjë tjetër, veçse një rojtinë e kalbur “bujkrobërish socialistë”, të cilët Rama i shkel me këmbë, çka të kujton kopenë komunisto-puniste nën çizmen e Enver Hoxhës.

Sikur në Shqipëri të ndodhej në krye një tjetër kastë politike, me brumosje dinjitoze, nacionaliste, në mbrojtje të interesave jetike jo vetëm të atdheut amë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, do të ishte më se e domosdoshme që të rishikoheshin marrëdhëniet diplomatike me Serbinë shoviniste, e cila jo vetëm nuk pranon të njohë krimet e rënda fashiste që ka kryer gjatë më shumë se një shekulli në Dardani, por edhe vazhdon ende për pretendime teritoriale ndaj saj. Prandaj do të ishte shumë mirë që

ambasada jonë në Beograd të mbyllet përfundimisht dhe problemet e ndryshme me Serbinë t’i mbulojë amasada jonë në Kroaci. Madje ajo ambasadë duhej mbyllur që kur Serbia fashiste filloi masakrimin e popullit shqiptar të Dardanisë në fundin e viteve ’90.

Po ashtu, duke pasur parasysh qëndrimet tradicionalisht armiqësore të rusopolitikës shoviniste ndaj mbarë kombit shqiptar, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit deri në ditët tona, dhe sidomos qëndrimet tejet armiqësore ndaj Republikës së Dardanisë, do të ishte shumë mirë që ambasada jonë në Moskë të mbyllej dhe problemet me Rusinë t’i mbulonte ambasada jonë në Poloni.. Personalisht nuk mund ta përfytyroj dot pozitën e ambasadorëve tanë në Serbi dhe në Rusi. Si është e mundur që ata ambasadorë nuk gjejnë dot forca në vetvete për të dhënë dorëheqjen?

Armiqësinë tradicionale të politikës ruse ndaj kombit shqiptar e kam pasqyruar me fakte konkrete në një analizë të gjatë, me titull “Rusia, kjo armike e betuar e kombit shqiptar”, të botuar në internet në vitin 2009.

Las Vegas, Nevada

29 mars 2022

Hakif Bajrami – PROGRAMET E VJETRA DHE INTRIGAT E REJA PANSLLAVISTE NË LUFTË PËR DOMINIM

No Comments Argëtim Histori

Kriteret e definicionit të gjenocidit

: 1. Vrasja e pjestarëve të grupit; 2. Shkatrrimi dhe lëndimi i rëndë trupor apo material të antarëve të grupit; 3. Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës, me qëllim të shkatrrimit të plotë apo të pjesëshëm të grupit; 4. Imponimi i masave me qëllim të parandalimit të lindjeve brenda grupit; 5. Bartëja me forcë e fëmijëve të grupit në grupin tjetër; 6. Ndalimi i shkollimit dhe detyrimi që fëmijët të konvertohen duke ndryshuar rreligjionin. E tërë kjo veprimtari mund të quhet “GEWALTSAKEIT”-tirani humane”.

Programet e vjetra ruse dhe serbe janë plotë parashikime gjenocidale ndaj popujve për rreth, me qëllim të okupimit dhe shfarosjes. Mbi këto parime qysh gjatë shekullit XIX-të Franjo Zah, i ndkuar nga pansllavizmi do të shkruaj programin: “KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”.1. Krijimi i kësaj perandoire, thuhet aty, duhet të ndodhë përmes Luftës për hapësira të reja; 2. Përmes SPASTRIMIT të territoreve të asaj hapësire “sllave” nga të huajt. Lidhur me këtë, qytetarët që gjithëmonë nuk u “vdes shteti”, dhe kisha duhet të janë vetëm sllavët. Ndërsa, të tjerët janë pa dallim në grumbullin e “shtetit të vdekur për ta”, të paraparë për shfarsje. Kështu, gjenocidi sipas analizave nga pozicioni i filozofisë së historisë rrezulton se i ka TRI rrefshe: 1.Rrafshi i parë është gjenocidi teorik. Një politikanë serbianë për shqiptarë gjatë shekullit XIX shkruante: “Shqiptarët janë rajë pa emër që banojnë në vendin pa emër, pa histori, pa letërsi, pa gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atrubutet, që njerun dhe fisin e bëjnë llojë njerëzor. Pra, këta Gegë e këta Toskë, këta melezë të tipareve të ndryshme antropologjike, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dielekte, plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thrret ndër veti në anarki shterrëse”.

2.Lidhur me këtë konkludim propogandisitik parafashist një teoriticent tjetër ruso-serbian lidhur me shqiptarët mëtej shkruante më 1853: “Një pjesë e tyre (arbanasëve) ka bisht të kalit dhe pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Këtë fakt e kanë parë edhe të huajtë, kur i kanë vizituar trevat e tyre. E realiteti i tyre shkon deri aty , sa që gati të gjithë nuk dijnë çka është krypa e çka është sheqeri”. (Marrë nga Ditari i Koça Popoviqit, shënuar me dorë më 1953 me titull: “SI NUK DUHET TRAJTUAR POPUJTË JOSERBIANË, PËR NEVOJA DIPLOMATIKE JUGOSLLAVE”.

Tri lloje të gjenocidit

  1. Gjenocidi ideor , sipas Vasa Qubrilloviqit do të thot:” Aparati shtetëror duhet ti shfrytëzojë deri në fund ligjet, në mënyrë që ta HELMOJË sa më tepër qëndrimin e shqiptarëve në shtetin tonë. E helmimi janë: gjobat, arrestimet, dispozitat policopre duke denuar çdo njeri, duke u mveshë se po i preni pyejet, parnadja duhet lëshuar qenët, duhet agazhuar në hangari, duhet të mos u parnohet asnjë tapi e vjetra, duhet t u caktohet tatimi enorm, duhet tu merren kullosat, t u suprimohen koncesonet, duhet përjashtuar çdo shqiptarë në adminsitratë, të u rrënohen muret rreth shtëpive, të aplikohen masat veterinës që mos të mundën ta qesin bagëtinë në tregje dhe njëherit të kërkohet prej tyre tatime të papërballushme, t` u prishën varret, të detyrohën fëmijët të bëjnë kryq, të armatosen të gjithë kolonistët, dhe ata të kanë të drejtë të zbatojnë edhe rrolin e policisë, të infiltrohen intrigatë në me s familjeve dhe fiseve, të përdoret diegja e kurteve dhe katundeve

shqiptare natën, ashtu siç ka ndodhë më 1877 në Sanxhakun e Nishit”. Ja pra këto ide i ka përdorë pushteti okupatr serbian gjatë shekullit XIX dhe XX ndaj shqiptarëve.

  1. Gjenocidi praktik, dihet se ka ndodhë më 1877 dhe ka vazhduar pa nderprerëje deri më 1998/99. Lidhur me këtë dy konceptet e para të gjenocidit kanë një doemthënje se: Serbia zyrtare ka zabtuar GJENOCOID ndaj shqiptarëve gjatë dy shekujve të fundit. Së pari në Sanxhakune Nishit më 1877 dhe pastaj në kontiniutet deri në vitin 1999.

Ngjajshmëritë dhe dallimet në mes luftës në Kosovë dhe Ukrainë

A ka ngjajshmëri në mes Kosovës dhe Ukraninës, po shtrohet shumë shpesh pyetja, këto ditë. Përgjegja është se, JO. Kjo për faktin se Serbia e ka sulmuar një popull që është autokton e që nuk është sllavë. Kurse, Rusia në anën tjetër po e sulmon një popull që është sllavë por që është dhe autokton. Pra, dallimi është se kemi të bëjmë në rastin shqiptarë po popullsi që është jo sllave kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë me një luftë origjinale qytetare. Po luftojnë sllavët në mes veti.

Ta zbërthejnë çështjën më në hollësi

Vllodisllav Zelenski dhe Ukraina u sulmua nga Rusia më 24 shkurt 2022 (aludim në 24 marsin 1999, që do të thot se: “Jemi një muaj përpara”!!!), e ka hapë një kaptinë të vështirë për të gjithë kryetarët e shteteve, sepse ky nuk pranoi të qetë fall nga kabineti, por e veshi uniformën, e mori armën dhe mbi të gjitha me guximin e fjalës dhe grykën e armës, po jep shembull popullit se çka është lufta e drejtë dhe burrshtetasi patriot.

Ata që e njohin historinë ruse e kanë shumë lehtë për ta kuptuar se çka sajon stratregjia e Vlladimir Putinit në anën tjetër. E vërteta, shkatrrimi i Rusisë sovjetike më 1990, tregohet me këtë sulm brutal ndaj Ukrainës, se ku qëndron çështja e rrënjësour në shpirtin preandorak rus, duke u ndarë nga megalomania dhe oligarkia pansllaviste, si mendim i mykur i fallgjive të Kievë-Kremlinit, për të “domunuar në Evropën katolike”, pasi që islami më 1912 u “largua nga Ballkani”, ngjashëm sikurse Muhamedanizmi nga Spanja. Kjo do të thot se nuk kemi të bëjmë me një fashizëm të tipit hitlerian, por me një neofashizëm rreligjioz me synime pansllaviste.

Këtë aksiomë që e thamë më lartë, e vërteton fakti se Rusia është e gatëshme për të paguar çmimin më të lartë dhe për ta kthyer siperfaqën prej 23 milionë kilomatrea katror. Dhe, menjëherë shtrohet payetja: A do të ndodhë kjo, varet sa ka Rusia kapacitete për luftë të gjatë, për deri sa qenët një ditë do t` ua hanë mushkritë ushtarëve të saj të vrarë, ose të plagosur. E shkrepëm këtë fjali, sepse V. Putini nuk është Adollf Hitleri, por është dhe do të mbetet kopje e tij, e temperamentit insufinet që mendon, nuk flet, por vepron,sepse e ka një fuqi në dorë, që nëse e vren katastrofën personale dhe të atyre që e finanssojnë (oligarkët e drogës, gasit dhe naftës), fakturën do ta paguaj njerëzimi, nëse e përdorë bombën atomike. E pra, ky është më i rrezikshëm se Hitleri, në këtë rrafsh nëse nuk i qëndrojnë psikologët ushtrak pranë.

E kuptueshme se maikneriia e Putinit nuk do ta përdorë bombën atomike kur është në luftë me fqinjët, e pasiqë do t` i “pushtojë”, ato toka si një “tapi” rusomadhë dhe nuk do të ndalet. Pra, nëse Putini do të i përdorë edhe bombat atomike, kur ushtria e tij të jetë shumë largë kufijëve strategjik rus; kur tanket e tij të arrijnë në Rajnë, Allzas dhe Lloren, natyrushit se ky ëndrim konsiderohet se Putini do të bërët më “hero” se Stalini.

E tërë kjo mjegulli pansllaviste e ëndrrave të mykura, si një përshkrim i koncizuar, Perendimit dhe NATO-s llogaritet se do të i kushtojë shumë për faktin se kemi të bëjmë me trevë të industrualizuar të nivelit të lartë dhe ku bombat vetvrasëse kanë efektin e plotë. Kjo do të thot se në Prendim, nuk kanë më çka të presin, sepse qëllimet ruse tani janë mbi dheun e varrit tyre. Prandaj, duhet intervenuar shumë shpejtë dhe në shkallë kolektive, sespe çdo pjesë e botës është e rrezikuar , e sidomos viset ku ka kompozitet të madhë industrial, viset ku janë në rrezikë nga kjo fantazmë kanë filluar të quhet: “Rrenci Putin”, alias “Llazhni car Shqepan Malli”.

Bota evroperendimore nuk e ka të njohur se çdo burrshtetas rus vuan nga KOMPLEKSI dhe ideologjia atrofike e inferioritetit, për shkak se janë shumë prapa me kompleksin moern të jetës në përgjithësi. Prandaj, ky kompleks që ka shpërthyer në siperfaqe tërë maninë e madhësisë pansllaviste, e cila kërkon sipas Danillevskit dhe Dostojevskit, Prtoa Mateja Nenadit, VUAJTJE në përthekimin e lëvizjës progresive në histori, për të mbetur së pakut në bishtin e luksit Perendimor. Pra, duhet kuptuar se udhëheqësi shtetëror rus gjithëmonë e ka ose duhet ta ketë, sipas kishës dhe Dostojevskit, vuajtjën inferirore në qafë, e cila e rëndron si plumi i armës. Madje, ajo vuajtje duhet të duket sa më HYJNORE, sepse në këtë botë vetëm “kisha i i posedon dhe i ka në dieni të gjitha fatet e njerëzimit”.

Mbi këto filozofema ruse, misioni i pushtetarëve pansllavistë mbetet konstantë periodike, me vlera të dyfishta: shpirtroe dhe politike. Në këtë drejtim politika ruse kudo që mbisundon, pa çare duhet ta lexon së pari Testamentin e Pjetrit të Madhë, ku katërciprishtë kuptohet se fashizmi i përkryer vlon në pallatet e tij dhe sidomos duhet nga koha e Leninit të vlonë në Kremlin. Ky fakt, të cilit fashizëm V. Putini tani për tani po ia hjek maskën, dhe është mirë që po ndodhë në të kuptuarit e konfliktit të civilizimeve dhe kulturave, sepse konflikti i ideologjive nuk po apsorbohet me demokraci liberale, për faktin se edhe bota e mykur (panslleve), posedon arme dhe arseanl shkatrruse gati sa Perendimi së bashku; për faktin se bota e civilizuar me këtë kontinutet krimesh: së pari pa nderprerëje pas Luftës së Dytë Botërore në vendet arabe, sidomos në Siri, Libi, Sudan, Jemen, falë edhe tradhtarëve vendas, në lidhje me shumë popuj jorus, që ishin të robëruar nga Sovjetizmi, dhe tani kundër një populli që është sllavë (Ukrainas), po manifestohet krimi në shkallën më të egër. Prandaj shtrohet pyetja kur dhe ku mund të ndalet ky fashizëm i përkryer dhe eklatant, kur janë në pyretje popujtë e vegjël dhe të varfur.

A i shihet fundi luftës së këtillë të kufizuar

Lufta kundër neofashizmit të Vlladimir Putinit, i cli për një muaj rrente se ka dërguar ushtrinë në kufi me Ukrainën për MANOVRA, mund t` i japi fund vetëm lufta guerile, në çdo cep të akcil trevës që e ka okupuar siq është rasti me Krimenë (2014). Por, Putinim mund ta ndalë edhe ndonjë atentat ndaj tij, mundësi kjo që tani është vetëm teorike. Putinin sigurishtë do ta ndalë vetëm dashuriçka e pleqërisë , për faktin se manjakodepresioni i tij do të ngushtohet vetëm në ruajtjën e oborrit siç kanë bërë të gjithë diktatorët, mundësi kjo për ta likuiduar më lehtë. Kështu, fundi i Putinit si e parashoh do të jetë sikurse fati i një feudiali, të cilit dukush ia ka dhuruar pasurinë, ndërsa ajo i mirret posa të vedes, për ta gëzuar tjetri që e pason, pa ia garantuar as atij fundin nëse nuk reformohet. Po lloza e “putinëve” nuk mund të reformohet, sepse kisha që është e mbështetur në rreligjion, ka për mjet fangtazinë dhe iluzionin në besimin në diçka që kurrë askush nuk e ka parë, dhe nuk ka komunikuar me te.

Tek e fundit, nga 24 shkurti 2022, Rusët dhe Ukrainasit janë në luftë. Deri me tash lufta në të dy anët shihet nga burimet e para se ka kushtuar rreth 150 miliradë dollarë. Nga këto mjete, fatura i

drejtohet faktorit agresiv rus në 133 miliardë dollarë humbje. Por, në këtë kvotë nuk hyjnë humbjet dhe çrregullimet finasiare që i ka shkaktuar nepër botë. Me folë për ato humbje është tani për tani tepër herët.

Bisedimet përkundër luftës po shihet se po vazhdojnë. Por humbjet nga bombardimet në tokën e Ukrainës, ku kanë hise në faje dhe ata që janë rusë dhe prorus, sepse kanë kontribuar në rreshtimin e tyre kuislling. Nuk ka dyshim se Rusët dhe Ukrainasit janë dakorduar se janë “dy popuj vllazër”, por duhet të dihet se e kanë siellë botën para një krize që nuk ka qenë realitet që nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore, me përjashtim që një realitet i tillë ka mundur të ndodhë kur TË PARËT, në qershor 1999 kanë hyrë rusët në Kosovë,me batalonin e tyre të blinduar dhe u instaluan në Aeroportin e Sllatinës, si skele ajrore, duke i prituar aeroplanët e tyre të luftës aty. Tash shtrohet pyetja, a do ta përdorë Putini bombën atomike si vlla i madhë, kundër vllait të vogël, kjo tani për tani nuk vjen në shprehje fare, sepse lufta zhvillohet në kufi me Rusinë.Furnizimi me ramtim ndodhë nga toka ruse që është fare afër, e sidomos nga Krimea si hapësirë gjeostrategjike, tani për tani ruse. Pra gabimi i Perendim it ka qenë më 2014. Tani përmirësimi është i mundur vetëm nëse ushtria e Ukrainës e mund armatën ruse dhe i kthen trevat që i kishte para vitit 2014.

A do të denohet Putini dhe pushtetarët e tij, sepse po thuhet se kanë filluar hetimet në Hagë. Hapur them se JO, sepse Rusia është antare e KS OKB dhe aty pushon çdo gjë tani për tani. Pra bota ka ardhur në një “korrner”, që zor se do të ketë drejtësi për viktimat që po pësojnë. Po, një shansë për të u gjykuar Putini mbetët çështje latente. E ajo shansë është nëse autanazia e kufomës gjallë, nuk do ta tolerojë pas largimit nga pushteti, ashtu si i ndodhi Milloshit Serbisë, pas vitit kur kapitulloi më 9 qershor 1999. Panterej!

Më 14 mars 2022 Prishtinë

“Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”, përgjimet që fundosën këngëtaren Elsa Lila

No Comments Aktualitet Lajme

Elsa Lila, këngëtarja e njohur e shqiptare që u arrestua një ditë më parë në Romë nga policia italiane gjatë aksionit për shkatërrimin e një organizate kriminale, rezulton nga hetimet se mbante llogaritë e kësaj bande që trafikonte drogë.

Corriere raporton se këngëtarja 40-vjeçare njohur edhe në Itali pasi ka kënduar dy herë në Sanremo, ka rënë pre e përgjimeve së bashku me anëtarët e tjerë të rrjetit.

Elsa Lila konsiderohet si kontabilistja e grupit kriminal prej 13 anëtarësh. Deri tani nuk ka asnjë fakt që provon përfshirjen e saj direkte në trafikun e lëndëve narkotike apo në menaxhimin e takimeve për shitjen e drogës, por gjyqtari e konsideron atë si të përfshirë direkt në organizatë kriminale dhe njeriun e besuar të kreut të bandës.

Kjo organizatë kriminale drejtohej nga një shqiptar dhe nga një italian. Të dy janë shpallur në kërkim pasi nuk u bë e mundur arrestimi i tyre. Për autoritetet italiane, Elsa Lila është njeriu i besuar i Arindi Boriçi, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejton organizatën.

Arindi Boriçi është person i njohur për autoritetet italiane. Pak kohë më parë ishte shpallur sërish në kërkim pasi rezultonte i përfshirë edhe në një tjetër rast të trafikut të drogës.

Dhe ka qenë pikërisht Elsa Lila, raporton Corriere, që në Verën e vitit 2019 i ofroi Rindit shtëpinë e saj për t’iu fshehur policisë kur ai ishte në kërkim.

Elsa Lila është përgjuar në një bisedë me shefin e organizatës, me të cilin fliste për ryshfet dhe korruptimin e zyrtarëve.

“Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”, është dëgjuar të thotë në një përgjim këngëtarja 40-vjeçare.

Elsa Lila mbante të gjitha financat e kësaj organizate kriminale të trafikut të drogës, të paktën sipas hetimeve të deritanishme nga autoritetet italiane. Nga 13 urdhër-arreste, policia arrestoi 9 persona ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Burimi/tvklan.al

Igli Tola – PAKETA E DUHUR PËR KRIZËN

No Comments Lajme Opinion

Çfarë masash duhet të ndërrmereshin që DJE përkundër rritjes së çmimeve (se SOT është vonë dhe NESËR akoma më shumë)?
. . . . .

Milton Friedman, nobelisti i ekonomisë thoshte se gabimi më i madh që bëhet sot është që politikat dhe programet gjykohen nga qëllimet e jo nga rezultatet. Në këtë ‘grackë’ duket se ka rënë edhe lidershipi ynë, që në ‘ethet’ e protestave masive popullore (nisur në Tiranë para Kryeministrisë dhe tani shtrirë në shumë qytete të tjera) po mundohet të bëj ‘lëshime tek-tuk’ pa një studim për efektet e tyre, vetëm e vetëm të qetësojë ‘revoltën qytetare’.
Masat e prezantuara deri tani duket se në rastin më të mirë janë të pastudiuara për të dhënë efektin e nevojshëm në ruajtjen e nivelit të ardhurave reale te familjet e thjeshta shqiptare
dhe pamjaftueshme për gjithë shtresat e prekura nga kjo krizë çmimesh; dhe në rastin më të keq në afat-mesëm munden të sjellin efekte ‘boomerang’ të padëshiruara.
1) Për hidrokarburet (naftën dhe nën produktet e saj) zgjidhja kurrsesi nuk mund të vij nga një komision ad-hoc që do të kontrollojë dhe diktojë çmimet e mbi 1400 operatorëve të shitjes me pakicë.
Legjislacioni ynë ka parashikuar një sërë institucionesh në nivel qendror dhe vendor për të kontrolluar dhe mbikëqyrur tregjet: Autoriteti i Konkurrencës, Hetimi Tatimor etj.
Ndaj punën e tyre nuk mund ta zëvendësojë kurrsesi Bordi i sapo caktuar, por institucionet e sipërpërmendura duhet të nisnin me një kontroll të inventarëve, marzheve të fitimit, kostove për gjithë tregtarët e karburanteve; e më pas kur tregu në tërësi të disiplinohej pas këtij ‘kalimi në sitë’ duhet të shihet me domosdoshmëri një lehtësim i ngarkesës tatimore për këtë produkt. Minimalisht, heqja e akcizës ose reduktimi i TVSH për një periudhë disa mujore, sa tregjet ndërkombëtare të shkojnë në ekuilibër persëri do të qe imediate jo vetëm për qytetarët që kanë në përdorim mjete private transporti, por për të gjithë pasi nafta e gazi janë lëndë e parë, e kësisoj pjesë e rëndësishme e kostove për shumë sektorë imediatë: nga bujqësia te industria.
2) Tregjet e ushqimeve bazë për popullatën dukshëm kanë pësuar një inflacion ‘galopant’ të çmimeve, për shkak të varësisë së madhe të vendit tonë në sigurimin e ushqimeve nga importet dhe shkallës së ulët të vetëplotësimit të nevojave për këto ushqime nga prodhimi vendas bujqësor e blegtoral.
Në vendin tonë sektori i bujqësisë zë rreth 21% të GDP, edhe pse kemi kushtet të shkëlqyera klimatike, toka pjellore dhe pasuri të madhe të kullotave natyrore. Importojmë afro 800 milionë euro ushqime në vit, e fatkeqësisht marrim nga jashtë edhe ato produkte që mund ti prodhonim, madje edhe me tepricë: si gruri për bukë, mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij, madje edhe perimet e zarzavatet…
Operacioni që duhet të ndërmari shteti në këtë treg është akoma më kompleks.

  • Së pari, për produktet bazë të shportës: vezë, bukë, qumësht, oriz, makarona e perimet kryesore duhet një kontroll i tregut të shumicës për të evidentuar situatat e mundshme të abuzimit me çmimet apo marrëveshjeve oligopoliste. E vetëm pas këtij aksioni, të ndërhyet duke ulur ose zeruar TVSH e këtyre produkteve (pasi nqs ky veprim ndodh përpara, gjasat janë të larta të mos reflektojnë në uljen e çmimit dhe një pjesë e tregtarëve thjeshtë të rrisin marzhet e fitimit).
  • Ndërkohë, për ti shërbyer sadopak nxitjes së fermerëve dhe blegtorëve vendas për rritjen e kapaciteve prodhuese së paku duhet ti ndihmojmë të përballojnë kostot e disa-fishuara të lëndëve të para; përmes heqjes së TVSH për çdo input a lëndë të parë të sektorit bujqësorë dhe agro-përpunues.
    3) Njëkohësisht qeveria në bashkërendim me Bankën e Shqipërisë, duhet të arrijë një akord me gjithë bankat e nivelit të dytë dhe njësitë e tjera kredi-dhënëse për të lançuar një program, minimalisht 3 mujor (me opsion shtyrjeje, në varësi të rrjedhës së ngjarjeve ndërkombëtare), për ti shtyrë pagimin e kësteve të kredive të marra nga qytetarët dhe bizneset. Një ‘periudhë Grace’ që u jep frymëmarrje të përballojnë çmimet e rritura.
    4) Së fundmi, ambasadat dhe përfaqësuesit tanë diplomatik të obligohen për të punuar në drejtim të vendosjes së kontakteve me operatorë të ndryshëm ekonomik, për të siguruar alternativa furnizuese me lëndë të para, ose mallra që deri më para i importonim nga Rusia e Ukraina. Qasja e larmishme në tregje ndërkombëtare do të jetë garanci që qytetarëve në afat-gjatë mos u mungojnë mallrat esencial për jetesën dhe me çmime të favorshme.

Burimi/Facebook

Ibsen Elezi – Akti Neomarksist i Albinit !

No Comments Lajme Opinion

Kam vite qe debatoj me shume miq ne Kosove e Shqiperi, jam munduar t’ju shpjegoj se Albini eshte nje perfaqsues tipik neomarksist.
Projektligji per ndryshimin e kodit te familjes qe u paraqit per miratim ne Parlamentin e Kosoves nga qeveria Kurti eshte nje akt tipik qe e verteton.
Neomarksizmi si nje rryme qe pretendon nje transformim rrenjesor te shoqerise, per ta realizuar kete ka nje pengese te madhe, konceptin e konsoliduar tradicional mijera vjeçar mbi familjen dhe pronen.
Ata e dine mire se per implementimin e teorise tyre, duhet te eleminojne keto dy pengesa, te cilat e mbajne shoqerine njerzore te lidhur dhe imune ndaj transformimeve absurde.
Ata kane dekada qe punojne ne ket drejtim dhe jo pa suskses.
Imponimi i ketyre ndryshimeve kryesisht maskohet ne mbrotjen e drejtave dhe lirive themelore te nje grupi shoqerore LGBT. (E grupeve te tjera te sajauara).
Puna e tyre eshte e avashte, graduale dhe e njetrajteshme, element keto qe bejne qe shoqeria mos ta ndiej, dalloje dhe reagonte ashper.
Eshte si puna e helmit me efekt te avashte ku organizmi e ndjen gradualisht dhe helmit te forte qe organizmi e ndjen dhe reagon menjehere dhe ashper.
Avantazhi i tyre eshte se e ndertojne veprimtarine e tyre politike mbi parimin ” thuaju ate qe duan dhe bej ate qe do” , ndrysh nga parimi klasik “ate qe thua duhet ta besh”.
Avantazhi i tyre fillestar eshte qe ajo qe ata thone eshte e bukur, por ajo qe bejne eshte zhgenjuese dhe varferuese.
Ata nuk e deklarojne synimin e tyre afatgjate,
nje shoqeri pa familje dhe pa prone,
pasi prona i jep autonomi dhe jete familjes.
Ata qe e shohin veprimin e Albinit si nje detyrim te imponuar nga organizma nderkombetar, jane ne rastin me te mire injorante.
Edhe ne Shqiperi, Jo rastesisht e gjithe kasta drejtuese e pushtetit jane te pjese e kesaj rryme:
Ne krahun e majte : Rama, Veliaj, Endri Fuga, Mazniku dhe elita qeverisese e tyre.
Ne krahun e majte: Basha, Gazi, Pampuri, Saljaneria etj.
Te jeni te sigurt qe edhe keta e kane gati ne syrtar nje draft te tille si i Albinit, presin momentin per ta nxjerre dhe votuar ne parlament.
Nese do me pyesinin mua se kush eshte me e rendesishme, protesta per çmimet e varferine apo nje proteste per mbrojtjen e konceptit te familjes, une do te thoja se kjo e dyte eshte mijra here me e rendesishme, pasi ndrysh nga e para kjo sjell transformime te rrezikshme ndoshta edhe te pariparueshme.
Eshte lajm i mire qe Parlamenti i Kosoves nuk e miratoi kete projektligj dhe tregoi se neomarksizmi dhe e majta nuk do gjejne shtrat ne politiken Kosovare.
Zoti thote qe punet e mira behen ne driten e diellit,
çdo klase politike qe punon ne erresire
eshte e rezikshme,
eshte vete dora e djallit.
Nje shoqeri pa familje dhe prone eshte e skllaveruar.
Zoti i ndihmofte Konservatoret ne keto kohe te veshtira !

Burimi/Facebook