Home

Lajme

Poezi nga Teona Bushati

No Comments Argëtim Letersi

Drita e bardhe
N’fytyre m’ra
Mbi balle mu shtri,
syte mi mbulloi ,
paqtë

I mbylla syte,
i shterngova fort
Rrezja mos me m’ik
N’retine me u gdhend
Ne nerv me m’rreshkit

E gjet ajo rrugen
n’zemer me mbrrit
E kur mbrriti
zemra fort mu dridh

Se Zemra e din
Drita per Zemer asht ba
Lum ajo zemer qe din me e pa
Me e pa e t’veten me e ba
Me zell, pa u frige, pa ia dâ

E t’ndritet zemra
Terr mos te kete ma

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *