Home

Lajme

Sazan Guri – RITMI I NJË DITË TË ZAKONSHME PUNE

No Comments Argëtim Kuriozitet

Nuk dua të them, absolutisht, se kush jam dhe çfarë bëj në këtë moshë 66 vjeçare dhe me tre unaza, por do doja të pyesja se cila është ajo forcë apo energji që i jep shtysë këtij vullneti për të qenë i zënë kaq orë në ditë dhe çdo ditë me përjashtim të së dielës mbasdite.
Psh dita e djeshme, e hënë, dt. 28.02.2022
06:00 – 08:00 punë në kompjuter në shtëpi, detyra studimore të studios, e cila bëhet gati për punonjësit
08:00 – 08:30 joga, gjimnastikë, gatitje për punë, etj.
09:00 – 09:30 emision te Tv Syri për Etnokulturën shqiptare
09:30 – 10:00 rruga nga Tv Syri në Gjykatë Laprakë
10:00 – 10:45 gjyq si avokat në mbrojtje të pambrojturve (komuniteti i Laknasit) për prerjen e
pyllit që duan t’iu bëjnë.
10:45 – 11:15 rrugë për në Durrës, shofer një mik organizator i Kuvendit, duke bërë telefonata
11:15 – 13:30 mbledhje në Durrës me qytetarët Durrsakë për mbrojtjen e Velierës
13:30 – 15:30 tre takime rrugës për në Tiranë për organizimin e Kuvendit, për të tërhequr
postera, foreksa te z. Fred Balaj, te Stela resort dhe te Agna grup për ca tip koktejle për Kuvendin që mbahet më dt 2, 3 e 4 mars
15:30 – 15:40 dremitje ku e ndjej më digjen helmet, dhe pa të, nuk mund të vazhdoj të punojë
dot
15:40 – 16:30 Leter zyrtare Ministrisë së Kulturës lidhur me sallat e Muzeut Kombetar.
16:30 – 19:30 gatitje me tre studentat vullnetarë gjerat për Kuvendin, pritje njerëz
19:30 – 21:30 korrigjime të punës së lënë në mëngjez dy punonjëve për çështjet mjedisore që
ndryshe quhet bukë e gojës.
21:30 – 22:00 gatitje për të nesërmen detyrat, mbyllje zyre
22:00 – 23:00 një çapje bukë, diskutime me zonjën e shtëpisë, cka bërë ajo ckam bërë unë, duke
ndjekur edhe ndonjë emision.
23:00 – 23:10 lajmi i parë, lajmi i dytë, gjumë.
Kush e gjen ka shtatë dreka, ai që i afrohet ka shtatë kafe………

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *