Home

Lajme

Tani BE duhet të reflektojë: t’i antarësojë Shqipërinë dhe Kosovën, dhe të thotë jo për “Open Ballkan”

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ka ardhur tashmë koha, pavarësisht se shumë vonë, por ka ardhur koha që Europa , BE-ja duhet të reflektojë. Duhet që t’i antarësojë Shqipërinë dhe e Kosovën në BE, dhe stop planeve ruso-serbe dhe të Edi Ramës për ndarjen e Kosovës, dhe të thotë jo për “Open Ballkan”.

A nuk po e shikoni se Serbia e Rusia janë një, janë armiq të Europës, Perendimit dhe të shqiptarëve.

Ndarja e Kosovës i shërbern Serbisë së Madhe, ashtu sikurse luftrat në Gjeorgji, pushtimi i Krimesë dhe Ukrainës i shërbejnë Rusisë së Madhe. Vetëm Serbia është me Rusinë kundër Ukrainës , dhe Rusia është pro Serbisë. Dhe me Serbinë, Rusia ka bërë planet për ndarjen e Kosovës dhe për “Open Ballkan”, për të dalë në Adriatik Serbia ,pasi aty ku është Serbia, aty është edhe Rusia. Pse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë; pse 5 shtete të BE-së dhe as Vatilkani nuk e njohim akoma Kosovën, dhe pse BE nuk i liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës, por e mban atë të izoluar?! Tani Perëndimi dhe BE duhet të reflektojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *