Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Enigma engjellore…

No Comments Argëtim Letersi

Akoma edhe sot nuk e kuptoj se me sa komplekse dhe po aq enigmatike e stisin dhe krijojnë një pjesë e mirë e shoqërisë tonë shqiptare jetën e përditëshme.
Dramë, pengesa, lodhje, dhimbje të mpira, rrënime zërash, enigma të pafund etj…
Jeta për mua është shumë e thjeshtë, e shkurtër dhe jetohet veç njëherë. Unë i jepem pa kushte faljes shpirtërore dhe harresës visuale pa fund horizontal. Nëse fal është virtyt i mirësisë që unë vetë e kam përjetuar, por nuk është aspak dobësi shpirtërore pa realitet… Unë i dua njerëzit sikur ata mua vërtetë … ❤️❤️❤️❤️
Enigma engjellore…
Delirjanët paranoikë dogmatizonin engjujt e tokës, por jo shpirtin tim.
Gjumi shpesh m’i trazonte pasazhet filmike, pikërisht ato që unë i kisha ëndërruar si fëmijë.
Era m’i shtynte me forcë intrigat me shkëlqim hëne të verbuar.
Shpesh herë e vetmuar ecja përgjatë horizontit. Me re i mbuloja sytë e vetmisë pa shpresën jetime.
Unë nuk e mbyta këngën e shpirtit në thellësinë e detit. Trupin nuk ia fala ulërimave patologjike, tundimeve dhe epsheve eouforike.
Dramat e stisura fshikullonin gërmat sarkastike, të cilat me padurim prisnin formacionet perfekte nëpër faqet e pafund të ditarëve dhe librave të pafajësisë prometiane.
Pas çdo stuhie qetësisht ulesha mbi detin pa valë, pa fjalë. Diku në thellësi pëshpërimat m’a gudulisnin kurreshjen. Jehonat zhurmonin, vinin me gërvishtje tingujsh të pulëbardhave lozonjare.
Enigmat prisnin me agoni, paditnin, kërkonin engjëllin e rradhës me kërshëri. Gjurmat e patomave të mia në rërë krijonin udhën momentale të dashurisë, por vala nuk vononte t’a mbulonte me bulëzime të kripta ujore, me përbetimin intim dhe instiktual të përbashkët.
Si dikur fëmijë po ashtu edhe sot i mbedh guackat e braktisura pa jetë në brigjet e stërgjatura ujore. Në shpirtin tim u’ jepja një habitat të ri akuatik të qelqtë, mbase pa jetë, pa zhurmë deti, por sytë e mi do t’i kishin pranë si fanarë udhë rrëfyes. Shpirti im do t’ia përjetësonte sillte pranë natyrën, dashurinë edhe pse në dukje egoiste.
Unë akoma kërkoj enigmën e tokës, enigmën sociale, edhe pse përplasjet enigmatike janë kthyer në lodra zbavitëse të pa kuptim, në aventura perverse njerëzore ndoshta të qëllimta kundrejt meje.
Farëza e jetës ka mbirë me ikjen që në gjallesë. Ajo me lindjen ashtu pak nga pak lë shpresën, lë kujtesën, lë enigma engjëllore shtegëtare pa harresë – pendesën…
Ardiana Mitrushi 20/02/2022…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *