Home

Lajme

Dita VII e luftës | Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin, sot pritet raundi 2 i bisedimeve Ukrainë-Rusi (Zhvillimet minutë pas minute)

No Comments Aktualitet Lajme

PËRDITËSIMI I FUNDIT: ORA 10:23

◾Sot pritet raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

◾Ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv. Raportohet për 21 të vrarë nga luftimet në këtë qytet.

◾Presidenti i SHBA, Joe Biden tha në një fjalim në Kongres se Vladimir Putin nënvlerësoi përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës. Ambasadori i Ukrainës në SHBA ishte në mesin e të ftuarve të Presidentit në Uashington

◾Pesë persona vdiqën pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë.

◾Tregtimi i bursës në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë.

“Ukraina pengon një atentat kundër Zelensky”

Ukraina pretendon se ka bërë të mundur pengimin e një sulmi ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një njësi e forcave special çeçene të njohura ndryshe si Kadyrovites ishin përfshirë në këtë sekmë.

Shefi i sigurisë ukrainase Oleksiy Danilo tha:

“Ne jemi të vetëdijshëm për operacionin special që do të zhvillohej drejtpërdrejt nga Kadirovitët për të eliminuar presidentin tonë”.

Oleksiy Danilo u shpreh se Ukraina ishte informuar për këtë komplot nga anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë.

Gazetari i BBC raporton nga Kievi: Qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, vijon të jetë i paprekur nga ushtria ruse dhe kontrollin e kanë forcat ukrainase.

Këtë gjë e konfirmon edhe korrespondenti i BBC në Kiev, James Waterhouse, i cili thotë se qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn.

Ai ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe tregon se gjithçka është shumë e qetë.

“Prapa meje, në katedralen e Shën Sofisë mbahet një meshë e organizuar nga krerët e kishës. Presidenti Zelensky ka mbajtur një fjalim dhe foli për Ukrainën që është me bashkuar se kurrë gjatë 7 ditëve të fundit se sa ka qenë në 30 vite. Ai foli për sulmin me raketa në antenën e televizionit”, tregon gazetari i BBC duke raportuar nga Kievi.

“Por këtu është një qetësi e pakëndshme, nëse kemi parasysh atë që po shohim në Kharkiv dhe avancimin e trupave ruse drejt jugut. Qytetet kyçe të Ukrainës, me përjashtim të Khersonit, po përballen gjithnjë e më shumë e avancimin rus, por për momentin po rezistojnë”, vijon raportimi nga kryeqyteti ukrainas i korrenspondetit të BBC.

Ukraina mohon se Kherson ka rënë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar informacionet që kanë qarkulluar se qyteti jugor Kherson ka rënë.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, betejat po vazhdojnë tani. Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Më herët, mediat shtetërore ruse kishin raportuar se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Nisin të ndihen efektet e sanksioneve në Moskë, radhë të gjata njerëzish në bankomate

Nafta arrin 113 Dollarë për fuçi

Teksa luftimet në Ukrainë me Rusinë kanë hyrë në ditën e 7-të, konflikti i armatosur vazhdon të shkaktojë rritjen e çmimeve të naftës në të gjithë botën.

Kështu, nafta e papërpunuar ka arritur në 113 Dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë që nga Qershori 2014. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe furnizimet me naftë ose gaz mund të ndikohen nga lufta.

Qyteti i tretë më i madh i Ukrainës është gati pët betejë ndërsa forcat ruse po afrohen

Qendra e Odessa-s në Ukrainë tanimë është një qytet fantazmë dhe duket se është gati për betejë edhe pse bombardimet ende nuk kanë nisur.

Në qytetin e tretë më të madh të Ukrainës, banorët janë paralajmëruar prej ditësh për mundësinë e një zbarkimi rus. Ndërkohë banorët e dinë tanimë se është radha e tyre për të luftuar. Disa civilë kanë marrë tashmë ramët.

Teatri i Operas pranë qytetit është i fortifikuar, ashtu siç ishte më shumë se tetë dekada më parë.

Ndërkohë trenat po mbushen me njerëz, nëna të reja dhe fëmijët e tyre të dëshpëruar për të shpëtuar. Ata panë marshimin rrëqethës të rusëve në qytetin Kherson, rreth 125 milje (200 km) në perëndim të Odessa, një qytet ku vendasit nuk e imagjinonin kurrë se do të kishin trupa ruse që ecnin nëpër rrugë.

Detaje tronditëse: Studenti indian u vra në Ukrainë teksa ishte në radhë për të blerë ushqime

Naveen Shekharappa Gyanagoudar, student i vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv ditën e djeshme studionte në vitin e katërt të mjekësisë. Detaje tronditëse nga momenti ku ai humbi jetën janë bërë të ditura nga kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN. Shringla tha se Naveen ishte në radhë për të blerë sende ushqimore në një supermarket kur u godit nga granatimet.

“Ai ishte shpërngulur për të marrë disa ushqime dhe para kur u vra,” tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni më vonë atë ditë (dje).

Naveen kishte folur me babain e tij disa momente para se të dilte për ushqime dhe me nënën e tij të martën në mëngjes, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla.

Shringla shtoi se ai kishte folur me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të përsëritur fuqishëm kërkesën për kalim të sigurt urgjent për të gjithë shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete të tjera në zonën e konfliktit.

Të paktën 450,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Më shumë se 450.000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni që kur trupat ruse filluan luftën në Ukrainë. Ky numër është konfirmuar nga zëvendësministri i brendshëm i Polonisë, Pawel Szefernaker.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 666.000 ukrainas deri më tani kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërsa trupat ruse kanë nisur sulmet në qytete të shumta.

Mendohet se ky numër mund të rritet deri në katër milionë deri në fund të këtij konflikti, duke shtuar kështu frikën e një krize të madhe humanitare.

Biden: Putini nuk e di se çfarë e pret

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara për avionët rusë.

Vendimin e bëri publik në një dalje para Kongresit, ku tha se kjo ishte pjesë e sanksioneve kundër Putinit, për sulmin ndaj Ukrainës.

Biden paralajmëroi se hapi i radhës është “gjuetia” siç e quajti ai ndaj oligarkëve të lidhur me Putinin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shumë shpejt do të ketë ngrirje masive të aseteve të rusëve të lidhur me luftën.

Biden po ashtu tha se Putin nuk e di akoma se çfarë e pret. Ai tha se Presidenti rus po përpiqet që me sulmin në Ukrainë të nisë një sulm botëror, por llogaritë, sipas Biden, i ka bërë gabim.

Komentet i bëri gjatë fjalimit të përvitshëm mbi situatën e federatës, siç njihet mediatikisht “State of the Union”.

Zelensky: 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë hyrë në ditën e 7-të, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë.

Nga Rusia nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Presidenti ukrainas këmbëngul se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me bomba dhe raketa, të cilat kanë goditur qytetet e Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se Moska synon që të fshijë historinë e Ukrainës.

Biden: Putin duhet të paguajë një çmim, i kishte bërë llogaritë gabim

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Vladimir Putin duhet të paguajë një çmim të lartë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit mbrëmjen e së martës, gati një javë pas nisjes së luftës, Biden vlerësoi edhe trimërinë e ukrainasve.

“Gjatë historisë sonë kemi mësuar se kur diktatorët nuk paguajnë asnjë çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos. Kostot dhe kërcënimet Amerikën dhe botën rriten”.

Presidenti i SHBA vlerësoi edhe unitetin e aleatëve të tjerë Perëndimor në vendosjen e unifikuar të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq të tundte themelet e botës së lirë duke menduar se ta përkulte. Por i kishte bërë llogaritë gabim”, theksoi Joe Biden.

Rusia pretendon të marrë kontrollin e Kherson

Ministria Ruse e Mbrojtjes thotë se tanimë trupat e saj kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Gjatë natës, prestigjiozia BBC ka raportuar se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin “kapur”.

Sulm i fuqishëm në godinën e policisë në Kharkiv

Një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet. Këtë lajm e ka bërë me dije Agjencia e Lajmeve UNIAN.

Në një video të postuar në Telegram, një këshilltar i qeverisë ukrainase duket teksa tregon ndërtesën e përfshirë nga flakët.

Gjithashtu këshilltari tregon se një ndërtesë që i përket universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu e dëmtuar pas sulmit.

Të paktën 21 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën nga bombardimet e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Këto të dhëna i bëri me dije kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ndërsa guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonave të Kharkiv tha se sulmet u zmbrapsën pavarësisht bombardimeve të rënda në Kharkiv.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin

Ushtria e Ukrainës thotë se trupat ajrore ruse kanë zbarkuar në qytetin lindor të Kharkiv.

“Ka një luftë të vazhdueshme midis pushtuesve dhe ukrainasve,” tha ushtria në një deklaratë në aplikacionin Telegram.

Beteja mbi Kharkiv u intensifikua me granatimet ruse që goditën zonat e banuara dhe sheshin qëndror të qytetit.

Sot raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë

Rusia dhe Ukraina pritet të ulen sërish sot në tryezën e bisedimeve në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit të armatosur.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga burime pranë Kremlinit për agjencinë e lajmeve ruse Tass.

Ndërsa Reuters raportoi se takimi pritet të mbahet në kufirin me Polonisë dhe Bjellorusisë.

Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.

Dita VI e luftës: Shpërthim vdekjeprurës në kullën televizive të Kievit pas paralajmërimit të Rusisë (Zhvillimet minutë pas minute)

Burimi/REDAKSIA TVKLAN.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *