Home

Lajme

Rudi Berisha – VRASJA E FËMIJËVE NË SHKOLLA – POLICIA, MËSIMDHËNËSIT DHE FAMILJA

No Comments Lajme Opinion

 # Është koha qe të marrim me seriozisht edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve edukative të fëmijëve tanë, pasardhësve tanë. Prindërit duhet të ndjehen të sigurt kur e kanë fëmijën në Shkollë, jo të rrinë gjatë gjithë kohës në ethe se mos do ndodh diçka me fëmijën e tyre. # 

Nga RUDI BERISHA
Prishtinë, 02 mars –Sot e gjithë jeta është bërë e pasigurt, fëmijët janë të pasigurt në shkolla, familjaret i nisin fëmijët për në shkollë dhe ju kthehen në arkivol, kthehen fëmijët e tyre në trupa të përgjakur, të vdekur, këtu fajin kryesor e kanë përgjegjësit për siguri, në veçanti trupa organizative policore e Kosovës, qe nuk ruajnë dhe nuk shtojnë vëzhgimin tek nxënësit në Shkolla. Ka nxënës qe bartë me veti armë të ftohtë si: Thika, boks të hekurti, besa dhe aromë zjarri dhe një pjesë e nxënësve afër shkollës blejnë dhe lëndë narkotike( Drogë).
Thuaj të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës mungojnë trupat qe sigurojnë dhe e ruajnë qetësinë, politikat e gabuar dhe të keq-qeverisura nga institucionet e Kosovës nëpër shkolla, vie dhe deri mundësia qe të ketë kacafytje në mes nxënësve dhe ka raste dhe në mes grupeve të nxënësve, ku për fatin e keq përfundojnë dhe më vrasje, vdekje.
Nxënësit nuk duhet që nga ora e parë që fillon mësimi dhe në pushimet të shkurtë a po të gjatë të dalin nga oborri i shkollës deri sa të përfundon e gjithë mësimi, të ketë linje të organizuar për bartje të nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe anasjelltas, nuk duhet të ketë kontakt me njerëz nga jashtë, aty sjellët nga ca njerëz nga jashtë, sjellët e shitën dhe lëndët narkotike, besa ka dhe në disa raste që behët prostitucion më vajza të shkollës, me minorene.
Kjo dukuri është vetëm në rritje, nuk po parandalohen këto gjëra të këqija, të shëmtuara dhe besa ku po përfundojnë më therje me thika dhe vrasja më armë zjarri në mes nxënësve.
Një rol të madhe e luajnë dhe stafi akademik në shkolla, ku thuaj në shumë shkolla në Kosovë mungojnë psikolog dhe ka disa nxënës qe janë nën ndikimin e substancave narkotike dhe pse janë në moshë të re, disa nxënës kanë problem, përjetojnë dhunë në familje, këta nxënës duhet të këshillohen më psikolog, çdo shkollë duhet të ketë disa psikolog.
Një pjesë e mësimdhënësve nuk kanë qasjen e duhur të komunikimit me nxënësit, nuk janë të duhurit për të zgjidhur problemet në mes nxënësve. Ka raste dhe me keq, ku vetë disa mësimdhënës janë ngacmuesit seksual të vajzave të reja në shkollë, ku për fatin e keq kemi të raportuara disa raste dhe ka raste qe nuk raportohen fare në polici.
Familja patjetër duhet të mbaj një përgjithësi për fëmijët e tyre, duhet të shtojnë më shumë aktivitetet kulturore, sportive për fëmijët e tyre dhe të kujdesen e të jenë në përcjellje të veprimeve të fëmijëve të tyre.
Disa familjar mezi nuk presin që të largojnë fëmijën e tyre nga shtëpia, siç thonë ata’’ Të na pushoj pak koka, se na i qitën mend’’, kjo rrugë është rrugë e gabuar, por ne duhet si shoqëri të jemi më të vëmendshëm për rritjen e fëmijëve, edukimin e tyre sa me të drejt qe fëmijët të marrin edukatën e pastër, të rriten në frymën e moralit dhe të jenë të zotët nesër a po pasnesër të gëzojnë pozita në shoqëri, fëmijët janë trungu i ardhmërisë, fëmijët janë themeli, shtylla e shtetit ku ne jetojmë dhe janë pasqyra në gjithë Universin.
Të jemi në shërbim të fëmijëve, rinisë. Një pjesë jo e vogël e fëmijëve, rinisë janë në rrugën e gabuar, janë në dyert e humbjes dhe familjeve të tyre do ju falin shumë telashe dhe dhimbje.
Liria e tepruar, programet televizive me përmbajtje degjeneruese, përdorimi i madh i teknologjive, si ato rrjetet sociale, janë duke shkatërruar fëmijët tanë, rinin tonë… – është koha qe prindërit, mësimdhënësit të ndërhyj të mbajnë ligjërata dhe të rregullojnë pasqyrën qe duhet pa fëmijët tanë, të rrisim edukatën sa më shumë tek fëmijët, të ligjërohet sa ma shumë rëndësia e jetës, vlera e jetës, të ligjërohet jeta në përgjithësi.
Unë lus dhe mediumet qe të shfaqin programe televizive në dobi të fëmijëve, mos të shfaqin programe në dëm të fëmijëve dhe rinisë tonë. Sot mungojnë shumë programet televizive, edukative, këshilluese për fëmijë, mungon në masë të madhe dhe letërsia (Librat) për fëmijë.
Është koha qe të marrim me seriozisht edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve edukative të fëmijëve tanë, pasardhësve tanë. Prindërit duhet të ndjehen të sigurt kur e kanë fëmijën në Shkollë, jo të rrinë gjatë gjithë kohës në ethe se mos do ndodh diçka me fëmijën e tyre.
Unë lutem të kemi paqe në mes familjeve të viktimave dhe atyre qe kanë bërë gabime, fundi i fundit janë vetëm fëmijë. Por një pjesë të përgjithësisë dhe të barrës duhet të marrim e gjithë ne shoqëria, qe kemi dështuar në rritje, edukim dhe në arsimim të duhur tek fëmijët tanë, këtu jemi të gjithë (Me ndonjë përjashtim) ne fajtor.
Unë më dhimbjen me të madhe ju shprehi ngushëllime, ndaj dhimbjen më familjet qe kanë humbur fëmijët e tyre në shkollat shqiptare, ndaj dhimbjen me ta dhe lutem për shpirtin e atyre fëmijëve që të jetë në paqe.
Zoti përmirësoftë shoqërinë tonë. Zoti na dhuroftë dritë, Zoti i ruajt dhe ju shtoftë dituri fëmijëve tanë. Zoti qoftë me ne, Zoti na udhëzoftë në rrugën e mirëkuptimit dhe të paqes përjetësisht neve të gjithë shqiptarëve !
Nga Rudi Berisha
Dardani Antike, 02 mars 2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *