Home

Lajme

Dashamir Uruçi – NJË GJËMË E MADHE, NE MES TE EUROPES.

No Comments Lajme Opinion

Si miliona njerez ne bote,po e ndjek me shqetsim te madh, luften kriminale te Rusise kunder Ukraines.
Me mijra te vrare e te plagosur, me miliarda, dëmet ne Ukraine dhe te tjera miliarda,dëme ne ekonomine europiane e botrore…!
Kam pare nje mesuese heroine, se bashku me bashkeshortin e vet, qe u vrane keto dite ne lufte, qe kane lene pas, pese femije jetima;kam pare nje vajze te vogel,te revoltuar qe i kerkon nje ushtari rus te largohet nga vendi i saj,kam degjuar per krematoriume te levizeshme, ku ushtria ruse djegë ushtaret e vet, te vrare ne Ukrainë.
Shoh thuajse çdo dite, nje fytyre artisti,presidentin e Ukraines, që nuk largohet nga vendlindja e se bashku ne gruan e femijet e vet qendrojne ne zonat me te rrezikshme te vendit, duke drejtuar luften,duke percjellë mesazhe mbeshtetje per luftetaret e duke dhene shembuj atdhedashurie.
Kthej koken pas, nga vendi im, ku
kam parë,kanë parë e çfarë nuk kemi parë…!
Nje vend,dy pellembe vend, i zhytur ne pasiguri dhe me liderë te te gjitha niveleve, te zhytur deri ne fyt ne korrupsion,me liderë ne te gjitha krahet,ngrehalucë, e kapadai me popullin e vet.
Me qindra e mijra njerez po largohen ne emigracion e vendi yne,ky vend qe e ka bekuar zoti po e marron robi e po thahet perditë.
E pikërisht ne keto kushte, kur duhet te jemi bashke vazhdojme sejcili rrugen, per hesap te vet.
Eshte koha, urgjentisht eshte koha te takohen e te komunikojne,sa here eshte e nevojshme, lideret politike te shqiptarve ne rrajon, keto qe jane e me shume gjynahe qe mbajne mbi vehte.
Keto takime te nivelit te larte,do te sjellin siguri,shprese e mirekuptim tek shqiptaret nëse do te merren vendime per bashkepunimin rrajonal me te vërtetë,nëse i behet thirrje publike shqiptarve per ta ndalur emigracionin,nese merren vendime per te mbeshtetur shqiptaret e Kosoves Lindore me vepra e jo me fjale,nëse,nëse,nëse…!
Shqiptaret kanë nevoje ti shohin ne kete tryeze te gjithe,qe nga Uglanini i Sanxhakut e Shaip Kamberi i Kosoves Lindore e deri tek lideret e Malit te Zi;te Maqedonise,te Kosoves e Shqiperisë te cilet jane ne pushtet ne keto vende.
Tryeza te tilla, te perbashketa i kerkon koha.Ato jane ne sherbim te paqes ne rrajon,ato ngjallin ndjenjen e forces e solidaritetit te shqiptarve,prodhojne vendime te drejta e te duhura per kete kohe te trazuar e te rrezikshme per te gjithe.
Lufta ne Ukraine flet hapur per rrezikun ne rritje te situates, ne shkallë botrore.
Politikat laramane te Serbisë e shkopi i Putinit,Vuçiq janë instrumentë me rrezikshmeri te larte qe mund te hidhen ne veprim, ne cdo moment, kunder Kosoves e Bosnjes veçanarisht.
Eshte koha te mos fleme gjume e te themi kemi NATON,eshte koha te forcojme mbrojtjen e Shqiperise e Kosoves bashke.
Eshte koha qe Shqiperia te largohet nga Open Ballkan, zyrtarisht e publikisht e te ktheje politikat e bashkepunimit rrajonal drejt vendeve mike, qe nuk kane pretendime territoriale ndaj nesh e qe kane dhene shembuj perkrahje te vazhdueshme ndaj interesave tona kombetare.
Ndjehem mire me qendrimin qe ka mbajtur qeveria shqiptare kunder pushtimit te Ukraines dhe pres qe nje qendrim te tillë ta mbaje edhe ndaj Serbise e cila eshte ne majë te politikave antishqiptare, shumëvjeçare.
SHEMBULLI I POLITIKES KOSOVARE NDAJ SERBISË, I NDERTUAR MBI PARIMIN E RECIPROCITETIT E DINJITETIT KOMBETAR, DO TI SHERBENTE FORCIMIT TE POZITAVE TONA,FORCIMIT TE BASHKEPUNIMIT E MIREKUPTIMIT GJITHESHQIPTAR.!
Dashamir Uruçi,
Tiranë,3 mars 2022.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: