Home

Lajme

Ylli Manjani – Kohë e humbur.

No Comments Lajme Opinion

Sigurisht që nuk e kam dëgjuar Edi Ramën kur dëshmoi tek Komisioni i Jorida Tabakut. Kohë e humbur.
Por u çudita dhe njëkohësisht u gajasa shumë kur Blerina Gjoka, gazetare e BIRN, më tha se Rama paska thënë se i gjithë biznesi i inceneratorëve paska nisur me një vendim për shpalljen e emergjencës mjedisore. Ky vendim është marrë nga një komision ndërministror.
Është për të qeshur por edhe për të qarë! Pas kaq vitesh në administrim publik, një drejtues i nivelit të lartë nuk ka haber fare nga punët e ligjit e të shtetit.
E pabesueshme!
Si mund të pretendosh të fillosh mjë punë të madhe siç është menaxhimi i mbetjeve me një vendim që nuk quhet as vendim?!
Si mund të quash komitet ndërministror pa asnjë ministër në përbërje të tij?!
Si ka mundësi që firma e 3 nga 5 zëvendësministrave vleka për të filluar një projekt 400 milion e kacafiu eurosh?!
Si ka mundësi që harxhohen paratë me sajesën “Emergjencë mjedisore”?!
E pabesueshme!
Siç edhe i thashë gazetares, në memorien time në atë mbledhje zëvendësministrash ku kam qenë, kanë mbetur këto argumenta që i parashtrova aty. Sigurisht që nuk mund të votoja pro idesë së sajuar të emergjencës. As nuk mund të mos shtroja çështjet ligjore që lidhen me vendimmarrjen e shtetit dhe rolin konsultativ që kanë komitetet ndërministrore.
Nuk drejtohet shteti me vendime ndërministrore, aq në pak me ndërzëvendësministrorë! Kushtetuta e përcakton qartë kush janë aktet detyruese dhe kush i merr ato.
I thamë këto gjëra, bashkë me Ben Isarain në atë mbledhje, por kujt ja thamë se!? Sigurisht që nuk mund të firmosnim një budallëk të tillë.
E kisha harruar këtë idiotësi dhe nuk ma merrte mendja se ajo mbledhje e ajo vendimmarrje jashtë mbledhjes me tre firma zvministrash qenka vendosur harxhimi i miliona eurove!!
Edhe sikur ta kishim firmosur të pestë ne, prap nuk lëviz shteti dhe financat e tij me paçavure të tilla. Ky nuk është vendim, sipas Kushtetutës dhe ligjit. Vendimet i mer qeveria ose ministrat sipas kompetencës, jo komitetet konsultative.
Nëse ky vendim është argumenti ligjor ku mbështetet qeveria, i them se e kanë të dobët. Krejt pa lidhje me ligjshmërinë kushtetuese të shtetit.
Bëjnë mirë të gjejnë ndonjë argument më solid, se firmat e ish kolegëve të mi zvministra nuk legalizojnë dot asgjë nga ky skandal mafioz.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *