Home

Lajme

Ylli Manjani – Sot luftën e shohim të gjithë sepse është e dukshme. Puna është kush e sheh pa ndodhur.

No Comments Lajme Opinion

Ky shkrim i The Guardian, i vitit 2014 e ka parë luftën tek amerikanllëqet e kohës në Kiev. Tek fotot e ambasadorit Amerikan në Kiev me politikanë të ndryshëm që u shisnin Ukrainasve amerikanllëqe. Tek ndërhyrjet brutale e qëndrimet në kurriz të demokracisë (Joe Biden ishte shumë aktiv) në zgjedhje dhe partitë politike atje.
Tjetër gjë ç’thuhet këto ditë, sepse tanë është luftë, por bota e shihte amerikanllëkun në Ukrainë. Bota e pa luftën, ndaj smund të ishte pjesë e saj.
Amerikanët që e bënë lëmsh politikën atje nuk guxojnë tashmë as të pjerdhin aty afër e jo më të hedhin ndonjë bombë, për të mbrojtur ata që mbështetën në Ukrainë.
Ja pra që lojrat me ambasadorë nuk qenkan zgjdhje. Çdo berr varet nga këmbët e veta.
Lojrat politike e diplomatike në kurriz të demokracisë vetëm luftë sjellin. Herët a vonë.
Ka shtete që luftojnë me shtete të tjer , ndërsa ne luftojmë me veten.
Luftojmë njëri-tjetrin se kush është më amerikani!!!
E shijova shumë këtë shkrim.
https://www.theguardian.com/…/russia-ukraine-war-kiev…

Burimi/Faceook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *