Home

Lajme

Shoqata “Alba – Dansk” merr pjese në Konferencen e organizuar nga Federata e mjekve shqiptarë në Europë

No Comments Aktualitet Lajme

Me datën 5 mars 2022, në Kryeqytetin danez , Kopehagën ,Federata ,Mjekët shqiptarë ne Europë zhvilluan , një Konferencë, ku kishte të ftuar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e veriut . Ishte dhe shefi i urgjencës kombëtare të Shqipërisë, z. Skender Brataj , Ambasadorja e Shqiperisë, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut dhe Konsulli i Kosovës në Danimarkë. Kishte shumë mjekë nga e gjithë Europa ku muarën pjesë në këtë konferencë. U mbajtën shumë kumtesa , nga mjekë të ndryshëm. Njikohsisht pat edhe shumë pershendetje në këtë Konferencë . Një ndër ta ishte edhe Ktyetari i Shoqatës Alba – Dansk , z. Arben Hoxhaj . Z. Arben , pasi falenderoi organizatorët dhe ne mënyrë të vecantë dr. Aurora Dollenberg, për ftesën dhe organizimin e përsosur, ai u ndal edhe në kordinimin e ndihmave për spitalet në Shqipëri . Ky bashkëpunim, ishte në mes të kordinimit të organizates , Global Medical Aid, ku këta të fundit dërguan ndihma në Shqipëri, por dhe në treva të tjera shqiptare. Ai foli edhe per punën dhe vlerësimin që i është bërë Shoqatës nga institucione daneze dhe Mbretëria daneze . Në mesazhin e tij të përshëndetjes Ai i premtoi , se Shoqata që ai drejton, do të jetë mbështetje përherë e Federatës , Mjekët shqiptarë në Europë .
Në fund të këtij shkrimi, gjej momentin edhe une , si Luigj të falenderoj Dr. Aurorën për ftesen e bërë edhe në drejtimin tim , por për shkaqe shëndetësore ishte e pasmundur pjesëmarrja ime në këtë Konferencë , që do të jetë një mbeshtetje shumë e madhe për të gjithë mërgimtarët që jetojnë ne Europë dhe më gjërë , për të gjetur nje adresë ku mund të komunikojnë shqip , me këta mjek dhe të marrin përgjigje në kohë rekord . Ndaj mendoj se e gjithë kjo ka dy anë të mira, sepse Mjekët shkëmbejne eksperiencat e tyre dhe tjetra është se mërgimëtarët do të ndjehen më të lehtësuar për problemet e veta shëndetësore .

I urojmë suksese Federatës – Mjekët Shqiptarë në Europë !

Shkruar për Alba – Dansk nga Luigj Shkodrani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , ,