Home

Lajme

Dashamir Uruçi – RESPEKT E MIRËNJOHJE PËR JETË PËR MËSUESIT TANË TË PAHARRUAR…!

No Comments Argëtim Letersi

E kujtoj si sot diten e parë te shkollës,ne klasën e parë fillore,në shkollën “SALO HALILI”,në Shkodër.
Me percolli nëna ESMA e cila kishte filluar pregaditjet disa muaj me pare.
Me kishte blerë rrobe e kepuce te reja te cilat i vesha ate dite te 1 shtatorit te vitit 1955.
Sapo u futa ne klase, puna e parë qe bera ishte te hiqja kepucet e reja se me kishin shternguar shumë dhe keshtu dola me çorape te bardha mbi çimenton e zezë te klases.
Mendoni nje femije te veshur me kujdesin e nje nene artiste, me nje kostum luksi per kohen e me çorape te bardha, direkt mbi dyshemene e klases.
Mesuesja e klases se parë e paharruara FLORA ASHIKU me ftoi edhe mua ti them dy fjale,emrin,mbiemrin,emrin e babait si dhe nese dinja ndonje vjershe te bukur.
Une kisha mesuar ne kopesht me zonjen MARIKA BALA nje vjershe per nënën dhe ate dola ta recitonja para klases.
Dola ashtu siç isha me kostumin e bukur e kemishen e bardhe dhe poshte pa kepuce e me çorapet e bardha direkt ne dysheme.
Mesuesja e shtangur me tha:
Uaaa.Po kepucet ku i ke.!?
Me kanë shternguar mesuese dhe i lashë tek banka.
Edhe shoket e klases filluan te zhurmonin e nderkohe mesuese FLORA njoftoi nenen time e cila erdhi e me mori ne klase.
Ishte nje fillim spektakolar qe nuk do ta harronja kurrë.
Me pas ne klasen e dyte me beri mesim mesuesja e shume brezave SHAQE GERA e ne klasen e trete e te katert mesuesja NAFIZE PIRO.
Ne klasen e peste e ne vazhdim me bene shume mesues te tjere te cilet nuk i kam harruar kurre.Mund te permendi tani,mësuesit,Luçije Vuksani,Sadije Dibra,Tonin Prela,Lili Hafizi,Lazer Sekuj,Taho Shkreli,Alije Sulo,Fidi-Frederika Serreqi,Babai im Muhamet Uruçi e disa te tjere.Ne vitet e shkolles time ne shtate vjeçare shkollen e paten drejtuar mesuesit Surri Bilali, Burbuqe Mandija dhe Robert Prendushi.
Me ka mbetur ne kujtese puna e jashtezakonshme per te ngritur grupin artistik te shkolles nga mesuesi i talentuar Robert Prendushi.
Ai krijoi ne ate kohe edhe korin e shkolles me tre zëra.
Kenget korale per ZEKË JAKININ,per SALO HALILIN etj nuk do ti harroj kurrë.
Solist ishte Shefqet Zaganjori e ne fizarmonikë Rikard Ljarja i cili ne intermexo fuste edhe variacione moderne, pa lidhje me kengen te cilat mesues Roberti i shoqeronte me nje buzeqeshje te lehte.
Mua me vuri spiker te grupit artistik te shkolles e me pas me dergoj te provohesha edhe per spiker, ne festivalin e pare te femijve ne Shkoder te cilin une bashke me nje moshatare timen, Biserka Kojashin patem fatin të hapnim naten e pare te kesaj veprimtarie artistike, te paharruar.Ishte viti 1963.
Ne vitin 1977 une isha kthyer me punë ne vendlindje,ne Shkoder dhe u emerova ne ndermarrjen e ndertimit Muhamet Gjollesha.
Kthehesha prane familjes me te vertete pas pese viteve ne Universitet dhe afro 5 viteve te tjera ne aerodromin ushtarak te Gjadrit ne Lezhe.
Prane ndermarrjes tone ne Shkoder ku une punonja ishte nje kioske metalike ku shiteshin fruta e perime.
Perpara saj ishte nje trotuar, ku une kaloja shpesh here.
Nje dite tek ky trotuar,ulur mbi nje leter ambalazhi, une pashe mesuesen time, te femijerise Shaqe Gera.Vitet kishin ecur shume e mezi mbahej.
Mora nje kiligram rrush, HAFIZ ALI dhe ja vendosa mbi prehër,aty ku kishte mbeshtetur duart e rrudhura e te thara nga mosha e shkuar.
U ula prane saj,direkt ne çimento dhe e pyeta:
A jeni ju mesuese Shaqja.
Me pau me vemendje,nga syzet me xhamat e trashë dhe shtoi: Kush je more bir se nuk po te njoh.
I shpjegova se jam nje nxenes i yti dhe djali i mesuesit Muhamet Uruçi.
Dy pika loti i rrodhen mbi faqe, me vuri lehte doren tek krahu e me falenderoi.
E perqafova, i afrova ndihme dhe me pas u largova i mbushur me emocione qe rrallëherë provohen ne jete.
Ne kete dite feste te mesuesve, me erdhen keto kujtime, qe i hodha si zakonisht, pa i trukuar,te sinqerta e te mbushura me mall, per mesuesit tane, per ata qe na ndihmuan te futemi ne dallget e jetes.
Mesues kam patur babain,Muhamet Uruçi dhe bashkëshorten Esmeralda Uruçi,që te dy te shtrenjte e te paharruar,gjithashtu motren Rudina Uruçi-Katana te ciles i uroj shendet e mbaresi ne jete.
I jam perjetesisht mirenjohes te gjitheve…!
GEZUAR.!
Dashamir Uruçi
Shkodër,7 mars 2022.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: