Home

Lajme

Ylli Manjani – Disa përfundime post 6 mars.

No Comments Lajme Opinion

  1. Grupimet politike në vend kanë humbur qytetarinë jo politike. Shtresën e mesme dhe madën e madhe të shqiptarëve jo partiakë. Mospjesmarrja në votime është shumë më e lartë sesa ata që votojnë.
    Vota qsrtësisht ndahet numerikisht sipas votuesve militantë, votuesve të interesit dhe rrethit familjar.
  2. Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që motivojnë shumicën e votës militante. Rama ca më shumë sepse është në krye të pushtetit.
    Berisha pas rikthimit mbetet ende politikan frymëzues, ndonëse ende jo në masën e madhe të popullsisë.
  3. PS tashmë është bërë një monstër elektorale. Megjithse keqqeveris, abuzon e ja fut rregullisht këtij mileti, prap votohet.
  4. Vendi ka nevojë urgjente për alternativë politike. Këto (alternativat pra) që janë në xhiro garantojnë qelbjen e Ramës në qeveri.
  5. Luli Basha tashmë është meme. Politikisht i mbaruar. Kohë e votë e humbur. Ende një thikë e pushtetit e ngulur në kurriz të opozitës zyrtare.
    Nuk bën dot as opozitë e as alternative kur të vesh pushteti me pantallona teritali
  6. Partitë e vogla duhet të shpejtojnë të japin me qera selitë e tyre, se vota nuk kanë më.
  7. Ambasadorët as të japin e as të heqin vota. As e qeth njeri për ta. U rrofshin selfiet.
  8. Një sistem proporcional kombëtar dhe një parlament më dy dhoma mund ta zbuste disi keqpërfaqësimin politik, por nuk do të zëvendësonte dot nevojën për alternativë politike.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *